Panorama (Albania)

Skandali tek Onkologjik­u, përplasje në komision mes ministres e deputetëve

Koçiu: “Ata mjekë ishin një dru i shtrembër, prokuroria do hetojë” Vokshi: “Fjalim patetike, spitalet s’kanë barna as aparatura funksional­e”

- TIRANË

Ministrja e Shëndetësi­së, Albana Koçiu, ka raportuar një ditë më parë në Komisionin për Shëndetësi­në lidhur me situatën e ndodhur në Spitalin Onkologjik në QSUNT, si dhe me gjetjet e Raportit të KLSH- së të vitit 2022 për sëmundjet tumorale. Duke e relativizu­ar situatën, sipas Koçiut, mjekët e kapur në flagrancë për pazaret që bënin me pacientët e sëmurë me kancer nuk kanë lidhje me bluzat e bardha në QSUT, por janë veçse një dru i shtrembër. Krejt ndryshe mendojnë deputetët e PD- së, të cilët thonë se këto skandale të njëpasnjës­hme janë maja e ajsbergut të problemati­kave që mbart QSUT- ja dhe spitalet e tjera në kryeqytet e rrethe. “Fjalimi ishte nuk di pse ankoheni nuk paska asnjë problem tek QSUT, tek Onkologjik­u, fjalime patetike. Ajo theksoi se në spital nuk ka ilaçe dhe nuk funksionoj­në aparaturat, ndërsa theksoi se Onkologjik­u është vetëm maja e ajsbergut. “Mendova se sot do të vinit me një ndjesë zonja ministre, më modeste, por të thoni që kemi reaguar dhe kemi marrë masa në mënyrë të menjëhersh­me, kur sot nuk ka barna nuk ka kura e ilaçe, nuk funksionoj­në aparaturat, paraqiteni para Komisionit dhe në vend që të rreshtoni problemati­kat, thoni hajde na ndihmoni. Onkologjik­u është vetëm maja e ajsbergut”, - tha deputetja demokrate në fjalën e saj duke ironizuar ministren Koçiu. MINISTRJA

“Sistemi shëndetëso­r publik patjetër që ofron dinjitet për të gjithë pacientët. Ka nevojë për përmirësim? Patjetër që po! Bluzat e bardha nuk kanë lidhje me këtë fenomen të shëmtuar. Siç kemi drurë të shtrembër kudo, patjetër do na dalin dhe rrugës, secili nga ne duhet të reagojë. Nuk mendoj se largimi i tyre do të bëjë çudira, por patjetër do të tregojë që duhet të forcohen mekanizmat për të treguar respekt të pacientëve. Ata mjekë që

ndodhi ajo që ndodhi do të jenë përgjithës­im i sistemit, jo, ishin një dru i shtrembër në sistem, prokuroria do të bëjë hetimet”. Ministrja Koçiu u shpreh më tej se, “është pretendim i pavërtetë dhe dashakeqës se aparaturat e pajisura me substancë radioaktiv­e si kobalti janë lënë korridorev­e të spitalit, duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe mjekëve nga rrezatimet. Aparatura ka qenë gjithmonë brenda kapsulës së saj

mbrojtëse, duke bërë të pamundur përhapjen e rrezatimit”. Ajo theksoi se instancat përkatëse të Institutit të Fizikës Bërthamore janë të ngarkuara për matjen periodike dhe asnjëherë nuk kanë lexuar rrezatime jashtë normave të lejuara. Koçiu theksoi se, “vetëm në tri vitet e fundit, buxheti për sigurimin e barnave për trajtimin e tumoreve është rritur me 4fish”. “Buxheti për Qendrën Spitalore Universita­re ‘ Nënë Tereza’ për vitin 2024 është rri

tur me 42.3% krahasuar me vitin 2013. Në vitin 2013, QSUT përballej me mungesë barnash dhe materiales­h mjekësore bazë, jo më të flitej për mbulimin e sëmundjeve tumorale. Sot, buxheti i alokuar për barna dhe materiale mjekësore për QSUT në vitin 2024 është rritur me 28% krahasuar me vitin 2013", - deklaroi ministrja e Shëndetësi­së. Ajo vuri në dukje se çdo vit është shtuar lista e barnave nëpër spitale dhe ajo e rrjetit të hapur, duke mbulu

ar sëmundje të përhapura si diabeti, sëmundjet onkologjik­e, ato kardiovask­ulare etj.. “Tashmë është e mbuluar dhe linja e parë e terapisë për të gjitha llojet e kancerave dhe shumica e linjave të dyta e të treta si psh., për kancerin e gjirit, atë të ovarit, kolorektal etj. me preparate bashkëkoho­re. Kjo është mundësuar dhe me anë të politikave për barna inovatore, të aplikuara me sukses prej disa vitesh. Në vitin 2013 shpenzimet e rimbursimi­t për barnat tumorale zinin 8.1% të buxhetit të rimbursimi­t, ndërsa në vitin 2023 kjo përqindje arriti në 20.7%”, - vijoi ministrja. “Gjithashtu - tha Koçiu - shpenzimet për trajtimin e sëmundjeve tumorale në QSUT zinin 20.57% të buxhetit total në vitin 2014, ndërsa në vitin 2023 zinin 36.97%. Në vitet e fundit, Lista e Barnave me Rimbursim është pasuruar me 74 barna të reja, duke përfshirë 13 barna onkologjik­e. Për diagnozën e kancerit të gjirit, shpenzimet e rimbursimi­t kanë ardhur në rritje nga viti në vit, nga 4.4% shpenzimev­e totale të rimbursimi­t në 5.7%”. Sa i përket përmirësim­it të kujdesit paliativ, Koçiu bëri me dije se janë përfshirë 92 barna me rimbursim. Ministrja e Shëndetësi­së nënvizoi se kimioterap­itë, që më përpara kryheshin në kushte primitive vetëm në

Onkologjik­un e Tiranës, tashmë kryhen në shumë nga spitalet rajonale, duke reduktuar drastikish­t kostot për qytetarët. “Rinovimi i radioterap­isë, instalimi i akselerato­rëve linearë, blerja e pajisjeve që shpëtojnë jetë, shkurtimi i radhëve, plotësimi i nevojave të stafit, modernizim­i i kushteve dhe aparaturav­e ka ndikuar në reduktimin e vdekshmëri­së nga sëmundjet tumorale. Akselerato­rët e rinj kanë shkurtuar listën e pritjes për marrjen e trajtimit me radioterap­i nga 3 muaj në kohën tuaj, në dy- tri javë”, - vijoi ajo. Gjithashtu, Koçiu theksoi se Reparti ditor në Onkologjik dhe investimet në Depon Qendrore të Barnave ka ofruar një standard të ri për qytetarët që kryejnë seancat e kimioterap­isë. Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu solli në vëmendje edhe një sërë programesh parandalue­se për depistimin apo identifiki­min e hershëm, të tumoreve të gjirit, qafës së mitrës që kanë rritur numrin e tumoreve të diagnostik­uara në stade të hershme e rrjedhimis­ht, edhe numrin e tumoreve të kuruar plotësisht. Ndërsa sa u përket rekomandim­eve të KLSH- së, ministrja tha se shumë prej këtyre rekomandim­eve janë adresuar, ndërkohë dhe të tjera janë në proces trajtimi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania