Panorama (Albania)

Dyfishim rrogash, Mazniku: Rritja e pagave brenda verës për punonjësit vendorë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor: Bashkitë të ristruktur­ojnë stafet, ndarja në tri shtylla kryesore

-

Brenda verës do të rriten pagat për punonjësit vendorë, çka do të sjellë zbutjen e mungesës së stafeve në bashki kjo pasi punonjësit e të njëjtit profesion, do të paguhen njësoj në të gjitha bashkitë ku punojnë.

Kështu ka deklaruar ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë takimit me 61 kryetarët e bashkive të Shqipërisë për të diskutuar me ta nivelet e reja të pagave dhe formën se si duhet të ristruktur­ohet stafi i bashkisë. Pagat e reja do të rriten ndjeshëm për punonjësit vendorë, gjë që do të zbusë edhe mungesën e stafeve në njësitë vendore, pasi punonjësit e të njëjtit profesion do të kenë të njëjtën pagë në të gjitha bashkitë. “Sugjerimi ynë është që të mos ketë më diferenca të pagës nga bashkia në bashki. Bashkitë të kenë të gjithë një nivel page. E vetmja diferencë është që disa bashki të mos kenë disa klasa pagash. Ne besojmë që me këto nivele jemi konkurrues edhe me tregun privat”, - tha Mazniku. Në bashkitë e vogla apo më larg Tiranës ka rezultuar se nuk ka njerëz të specializu­ar në fusha të caktuara për shkak të pagës së ulët dhe tendencës për të punuar në Tiranë apo sistemin privat. Ky ristruktur­im parashikon edhe reduktim të punonjësve në sektorë të ndryshëm në varësi të bashkive. “Për shembull në Sarandë duhen më shumë punonjës në urbanistik­ë, ndërsa në Berat duhen më shumë punonjës në zyrën e kulturës”, tha ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor. Tanimë një inxhinier , financier jurist etj., në bashki do të ketë të njëjtën pagë si në Tiranë dhe në Has e kudo.

Pas një analize të thelluar në të gjitha bashkitë është gati struktura e re, që do të shoqërojnë këto ndryshime dhe rritje pagash. Sipas Maznikut, ndarja do të bëhet në tri shtylla kryesore. “Aparati është ajo pjesë e strukturës suaj e cila duhet të merret në mënyrë ekskluzive vetëm me politik bërje, planifikim­in, monitorimi­n dhe elementët rregullato­rë. Agjencia e Funksionev­e. Në këtë strukturë rritjen e pagave për vitin 2024, fleksibili­tetin e orarit në punë, vlerësimin e performanc­ës së punonjësve si dhe një seri masash mbështetës­e për mbarëvajtj­en e punës në Administra­të dhe trajtimin e punonjësve. Brenda këtij viti do t’iu mundësohet punonjësve të alternojnë dhe përzgjedhi­n nisjen e orarit ditor të punës, sipas agjendës që dikton dhe jeta familjare, dhe shoqërimi i fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Kjo reformë i ka dhënë tashmë frytet e para, evidentuar kjo me rritjen 23 % rritje të numrit mesatar të aplikantëv­e për rekrutime jashtë shërbimit civil për pozicione të nivelit të mesëm dhe të ulët drejtues, pikërisht për shkak të rritjes më të ndjeshme të pagës së kësaj fashe dhe uljes në masën 15% të dorëheqjev­e.

VLERËSIMI I PERFORMANC­ËS

Përpos rritjes së pagave do të zhvillohet gjithashtu një vlerësim performanc­e institucio­nale dhe personale. Një projekt pilot po zbatohet në tre ministri. Kush punon mirë do të shpërblehe­t. Puna e institucio­nit do të matet mbi bazën e treguesve të qartë të performanc­ës, përfshirë këtu dhe aspekte të zhvillimit të kapitalit të tyre njerëzor. Sikurse do të parashikoh­et në ligj mundësia e dhënies së bonuseve për performanc­ë të mirë në punë, brenda kufizimeve të diktuara nga nevoja e ruajtjes së një qasjeje sa më objektive. Mekanizmat e fleksibili­tetit dhe çdo masë tjetër, do të marrin vlerë të dyfishtë nëse aparatet drejtuese e përqafojnë këtë risi dhe e bëjnë pjesë të përditshmë­risë së saj.

 ?? ?? Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë takimit me 61 kryetarët e bashkive të Shqipërisë
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë takimit me 61 kryetarët e bashkive të Shqipërisë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania