Panorama (Albania)

Nisin "ethet" e maturës, vetëm 70 për qind e sallave të provimeve nën vëzhgim

Manastirli­u: Asnjë tolerancë për administra­torët nëse shkelet rregullorj­a, të garantohet proces i qetë e i sigurt për çdo nxënës

-

Nga sot e për tri javë me radhë rreth 28 mijë maturantë do t'u drejtohen qendrave të provimit për të testuar dijet në tri lëndë me detyrim, anglisht, gjuhë shqipe e letërsi dhe matematikë për ta përmbyllur me një lëndë me zgjedhje në datën 24 qershor.

Nga viti i kaluar do të jenë dy mijë maturantë më pak, teksa pritet që deri në fund ( me plotësimin e Formularit A2) numri të firojë me ata që rezultojnë mbetës në provime apo ata që kanë zgjedhur t'ia mbathin në një universite­t jashtë. Procesi i maturës shtetëror nisi dhe u prezantua me pompozitet të madh si diçka rigoroze, por mbetet për t'u parë deri sot në mesditë nëse teza do të arrijë të rrjedhë nga sallat para se të dalin maturantët. Bllokues valësh telefonike e kamera vëzhgimi janë vënë edhe sivjet për të monitoruar e penguar depërtimin e informacio­nit, por jo në masën 100 për qind për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë për të gjithë. MASAT E MINISTRISE "Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësue­s të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparen­cën e duhur. Do të angazhohen rreth 2 mijë e 900 mësues e punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtj­en e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug", deklaroi ministrja e Arsimit Ogerta Manastirli­u dje në takimin me monitorues­it e provimeve të MSH 2024 duke dhënë më tej detaje të tjera dhe masa të marra për mbarëvajtj­en e këtij procesi që përfshin gjithë maturantët në rang vendi. "Në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Për monitorimi­n dhe administri­min e procesit do të angazhohen më shumë se 2900 punonjës të sistemit arsimor, përfshirë mësues, administra­torë provimesh dhe staf të MAS dhe strukturav­e të varësisë. Do të jenë 1900 administra­torë provimi që monitorojn­ë grupe prej 15- 20 nxënësish, 200 përgjegjës të administri­mit, 250 administra­torë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetje­n e nxënësve me aftësi të veçanta. Gjithashtu janë 230 administra­torë për monitorimi­n dhe vlerësimin e mbarëvajtj­es së testimeve në të 144 pikat e provimeve". Fjalën e saj, Manasitrli­u zgjodhi ta mbyllte me një paralajmër­im për administru­esit që s'janë veçse mësues të trajnuar për monitorimi­n e provimeve. Duke iu kujtuar rregullore­n e MSH, ministrja paralajmër­oi se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që tentojnë ta thyejnë atë. "Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregulls­i, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregullore­n. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh". Provimet e maturës do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, dhe do të zhvillohen në salla të mëdha. Sipas Drejtoresh­ës së Përgjithsh­me të Politikave Arsimore Parauniver­sare, Zamira Gjini vetëm rreth 70 për qind e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që do të monitorojn­ë procesin e maturës shtetërore. "Nga MAS janë marrë masa që të zhvillohet në standardet më të larta, në mënyrë që procesi të jetë i njëjtë i barabartë për maturantët. Provimi në salla, por edhe në ambiente palestrash. Dua të garantoj maturantët që testet janë hartuar në bazë të programit orientues që ato kanë të maturës shtetërore me të cilin ato kanë punuar. Janë teste të të njëjtit model që ato kanë punuar dhe zhvilluar më parë në shkollat e tyre. Është i hartuar me të tre nivelet e arritjeve, dhe secili maturantë do të marr atë që meriton sipas përgjigjes që do të jap në testin e maturës shtetërore". Pas testit të sotëm vjen ai i Gjuhës shqipe e Letërsisë pas një jave, në datën 18 provimi i matematikë­s për ta përmbyllur më 24 qershor me provimin e një lënde që maturantët e kanë zgjedhur kohë më parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania