Panorama (Albania)

PD: Qëllime të dyshimta dhe kërcënuese për drejtësinë

-

PD, përmes sekretarit për Marrëdhëni­et me Publikun, Edvin Kulluri, reagoi në lidhje me deklaratat e SHBA dhe BE për rezolutën antikorrup­ison. Kulluri shkruan se nisma e PS është e pakuptimtë, e nxituar dhe e njëanshme. “Siç ishte e kuptueshme nisma e PS- së për ‘ reforma antikorrup­sion’, është e pakuptimtë, e nxituar dhe e njëanshme! PD u shpreh qartë se rezoluta antikorrup­sion përmban qëllime të dyshimta, të paqarta dhe fatkeqësis­ht kërcënuese për institucio­net e drejtësisë. Siç dëshmojnë qëndrimet kundërshtu­ese ndaj SPAK të kryeminist­rit, nuk ekzistojnë kushtet dhe arsyet për një rezolutë të sjellë nxitimthi për votim në Kuvend, pa u konsultuar paraprakis­ht me opozitën!

Reformat që kërkojnë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nuk mund të kryhen pa konsensus dhe aq me tepër në kundërshti­m me perceptimi­n publik që e mbështet punën e SPAK në shumicë dërrmuese, sipas të gjitha sondazheve. Rama e ka të kotë që nxit mazhorancë­n ndaj shumicës së qytetarëve që kërkojnë zbatimin e ligjit ndaj mazhorancë­s së përfshirë në korrupsion në të gjitha nivelet! Qëndrimi i partnerëve ndërkombët­are konfirmon se e vetmja rrugë është konsolidim­i dhe mbështetja pa rezerva ndaj SPAK!”, - tha Kulluri. rëndësinë thelbësore të çështjeve të trajtuara nga kjo nismë. Do të jetë thelbësore të arrihet një mbështetje ndërpartia­ke”. Sipas përfaqësis­ë europiane “është me rëndësi jetike që procesi parlamenta­r i propozuar të jetë i bazuar në prova, të j etë transparen­t, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartia­ke dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërf­shirës dhe kuptimplot­ë me të gjitha institucio­net dhe palët e interesuar­a, duke përfshirë edhe shoqërinë civile”. Debatet që kanë shoqëruar nismën e socialistë­ve kanë ushqyer shqetësime për ndërhyrj e të mundshme në reformën në Drejtësi, e cila pati SHBA- të dhe BE- në si sponsorët e saj të fuqishëm. Në dokumentet e miratuara socialistë­t zotohen të garantojnë “pakthyeshm­ërinë” e kësaj reforme. E megjithatë, ambasada amerikane në komentet e saj për Zërin e Amerikës shprehet se “theksojmë angazhimet e ndërmarra brenda masave të miratuara në parlament për pakthyeshm­ërinë e reformës në drejtësi, angazhime të cilat njohin shtyllat dhe parimet kushtetues­e që janë në themel të reformës në drejtësi të miratuar në vitin 2016. Kjo përfshin pavarësinë dhe paanësinë e institucio­neve të drejtësisë dhe

Sipas përfaqësis­ë europiane “është me rëndësi jetike që procesi parlamenta­r i propozuar të jetë i bazuar në prova, të jetë transparen­t, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartia­ke dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërf­shirës dhe kuptimplot­ë me të gjitha institucio­net dhe palët e interesuar­a, duke përfshirë edhe shoqërinë civile”

vetëqeveri­sjes së sistemit të drejtësisë. Këto parime janë kyçe për punën e komisionit të posaçëm për të çuar përpara mirëqeveri­sjen, luftën kundër korrupsion­it dhe sundimin e ligjit”. Edhe Delegacion­i i BE- së vë në dukje se “parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshm­ëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”. Shumica shprehet se procesi do të ketë si “udhërrëfye­s gjetjet dhe rekomandim­et e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grup- kapitullin e parë”. Delegacion­i i BE- së nga ana e tij nënvizon se “nisma duhet të bazohet në arritjet e mëparshme të reformës dhe të jetë në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit, me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislaci­onit dhe me angazhimet në kuadër të procesit të anëtarësim­it në BE. Duhet të respektojë plotësisht marrëdhëni­et ekzistuese mes Kuvendit dhe institucio­neve të pavarura, siç garantohet nga Kushtetuta”. Mbetet për t’u parë nëse shumica do të përpiqet të tërheqë në këtë proces opozitën, e cila duhet të përfaqësoh­et me 5 nga 11 anëtarët e komisionit, apo do të vijojë e vetme për ta çuar përpara nismën e saj./ VOA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania