Panorama (Albania)

Asllani feston shqip, sa tallje për Milanin

Dumfris bën Teon si qen, Fratezi i konsideron qaramanë

-

Festë e madhe për titullin kampion numër 20- të të historisë së Interit. Ndeshja ndaj Torinos ishte një ditë feste për paradën me autobusë nëpër rrugët dhe sheshet kryesore të Milanos.

Mbi 100 mijë tifozë ishin aty për të përshëndet­ur nga afër heronjtë e këtij suksesi, për të shkrepur një foto nga ky moment historik. Të gjithë protagonis­të në festë, me një Dumfris të shfrenuar që vuri në lojë Teo Hernandezi­n. Edhe Kristjan Asllani i pozicionua­r në fundin e autobusit festoi me flamurin shqiptar të cilin e vendosi pas shpine dhe e mbajti deri në fundin e festës.

NDESHJA

Por përpara festës nëpër rrugë e sheshe, Interi bëri më së miri detyrën në fushën e lojës kundër Torinos. Në një sfidë që nuk ishte aspak e lehtë për të besuarit e Inzagit pasi vinin të "dehur" nga festa dhe ndoshta jo në formën më të mirë fizike. Pagjumësia, çlirimi nga presioni i madh pas fitores në derbi bënë që ndoshta edhe përqendrim­i të mos ishte i madh. Megjithatë Inzagi zbriti në fushën e lojës ekipin titullar me përjashtim të futbollist­ëve të dëmtuar. Pas një pjese të parë jo me ritëm dhe që u mbyll me rrjeta të paprekura, fillimi i së dytës pa një skuadër më kërkuese. Gjithçka u bë më e lehtë kur Tameze u largua me karton të kuq dhe njeriu i titullit, Hakan Çalhanoglu u bë edhe njeriu i ndeshjes. Një gol spektakola­r dhe një me 11- metërsh për të nisur zyrtarisht festën zikaltër.

FESTA

Të gjithë tifozët që ishin të pranishëm në stadium, afro 80 mijë, dolën jashtë për të krijuar një atmosferë të jashtëzako­nshme. Futbollist­ët u ngjitën në ballkonet e stadiumit për t'i përshëndet­ur ata. Dimarko si gjithmonë në rolin e ultrasit me mikrofon në dorë duke nisur koret dhe për të elektrizua­r turmën.

SHUMË TRAFIK

Rreth orës 16: 00 futbollsit­ët dhe stafi i Interit hipën në autobusët e hapur për të nisur turin në disa rrugë kryesore për të mbërritur në "Duomo". Disa tifozë ishin më përpara aty për të zënë një vend "nderi" në festën madhështor­e që do të zhvillohej në fundin e rrugëtimit. Mirëpo për 30 minuta, autobusët bënë vetëm 200 metra rrugë dhe kishte shumë trafik duke mos zbatuar oraret e planifikua­ra.

SHUMË IRONI

Hakan Çalhanoglu tha se nuk do të kishte festë kundër Milanit, por ai nuk mund t'i ndalonte të tjerët ta bënin këtë. Ishte Denzel Dumfris ai që vendosi të bëhej përgjithmo­në idhull i zikaltërve pasi ngriti një banderolë ku ishte Teo Hernandez si qen dhe holandezi që e mbante të lidhur. Por nuk ishte e vetmja banderolë, Shumë prej tyre ishin kundër rivalëve të qytetit, ku në lojë u vunë edhe Pioli dhe shumë të tjerë. Interi nuk harron mënyrën se si e festuan titullin kuqezinjtë dy sezone më parë dhe ua ktheu në të njëjtën mënyrë. Dumfris po ashtu vendosi një maskë të trajnerit Inzagi dhe shkoi të festonte përpara trajnerit që nuk ngurroi të bënte një foto me Dumfrisin dhe me veten njëkohësis­ht. Jo pak ishin edhe koret e kapitenit Lautaro Martinez ndaj milanistëv­e apo banderola e Fratezit që i quante kuqezinjtë qaramanë.

ASLLANI KUQEZI

Kristjan Asllani nuk e humbi mundësinë për të treguar origjinën e tij dhe e bëri me krenari në autobusin e kampionëve. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shpalosi flamurin shqiptar dhe e vendosi atë mbi shpatulla. Nuk munguan videot dhe fotot për t'i pasur kujtim gjithë jetën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania