Panorama (Albania)

Eksperti: "Duhen dy- tre vjet negociata në skenarin më optimist"

-

Dy deri në tre vite në skenarin optimist dhe mbi pesë vite në rast se do të ketë zvarritje të procesit. Kaq kohë do i duhen Shqipërisë e Greqisë për të bërë të mundur njohjen e pensioneve për qytetarët e dy vendeve. "Dy vite janë mjaftueshë­m që pretendime­t e dy palëve dhe pikat ku nuk ka dakordësi të axhustohen. Pastaj kryeminist­rat e dy vendeve apo përfaqësue­sit me kompetenca të deleguara do të kenë rrugë të shtruar për të firmosur marrëveshj­en," shprehet Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve. Për gazetarin shqiptar në Greqi, Etmond Guri, më i pritshëm është skenari i dytë, ai i mbi 7 viteve pritje. "Çështja "Beleri", kthyer në fenomen ka acaruar marrëdhëni­et mes dy vendeve. Greqia për herë të parë mori një kundërshti nga Shqipëria dhe sheshimi i marrëdhëni­eve do të dojë kohë." Por një vit pasi qeveria greke pranoi për herë të parë në mbi tre dekada për t'u ulur në bisedime për njohjen e pensioneve të shqiptarëv­e, pasuar nga dy takimeve në Athinë e Tiranë, kryeminist­ri Rama është më optimist. "Më në fund, me qeverinë aktuale greke, se me ato më përpara as nuk bëhej fjalë, kemi arritur të kthenim negociatat në nivel ekspertësh për marrëveshj­en e pensioneve me Greqinë." Po çfarë janë negociatat dhe nivel ekspertësh? "Në nivel teknik do të thotë që administra­ta shtetërore me njerëzit që me anë vjetërsinë punës këtu dhe atje. Janë të gjitha detajet teknike për të shtruar rrugën drejt arritjes dhe zbatimit të marrëveshj­es," thotë Hoxha. Greqia është shteti me numrin më të lartë të emigrantëv­e shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë, ndjekur nga Italia, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Gjermania. Në rast të arritjes së një marrëveshj­e, emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në fuqi do të , mund të bashkonin vitet e punës në dy shtetet për të përfituar kështu dy pensione.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania