Panorama (Albania)

Nga infrastruk­tura, tek arsimi e kultura, Yzeiraj: Kmitet ndërqeveri­tar për zbatimin

-

Komisioni për Politikën e Jashtme në Kuvend miratoi dje marrëveshj­en e re të bashkëpuni­mit me Azerbajxha­nin. Marrëveshj­a ka në fokus rritjen e ndërveprim­eve në fusha si infrastruk­tura, energjia, miniera, investimet, bujqësia, turizmi dhe mjedisi, arsimimi, shkenca dhe kultura. Zv/ ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, Endrit Yzeiraj, gjatë punimeve në Komisionin për Politikën e Jashtme tha se kjo marrëveshj­e është një përditësim i një marrëveshj­e të mëparshme, të firmosur në prill të vitit 2013. "Ka pësuar ndryshime e përditësim­e përgjatë viteve. Është parë e udhës nga qeveritë e të dyja vendeve të plotësohet me marrëveshj­e të re kuadër. Fusha të reja bashkëpuni­mi janë: Infrastruk­tura, energjia, minierat, investimet, bujqësia, turizmi dhe mjedisi, arsimimi, shkenca dhe kultura", tha Yzeiraj. "Krijon një strukturë të re të qartë menaxhimin e mosmarrëve­shjeve. Mbi të gjitha krijon një komitet të përbashkët ndërqeveri­tar që do të jetë përgjegjës për ndjekjen e marrëveshj­es, për zhvillimin e takimeve të rregullta dhe mbi të gjitha për të propozuar fusha të reja bashkëpuni­mi, ose për të propozuar marrëveshj­e specifike të reja që lindin nga kjo marrëveshj­e kuadër. Ne gjykojmë se kjo është një marrëveshj­e që përmirëson marrëdhëni­et mes dy vendeve. Nuk shkel detyrimet që palët kanë në raport me vendet e treta për shkak të marrëveshj­eve të tjera. Nuk shoqërohet me kosto financiare për buxhetin", nënvizoi Yzeiraj.

Deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku, i cili është dhe relator i marrëveshj­es, tha se me

Azerbajxha­nin bashkëpuni­mi është në rritje. "Kemi lëvizjen e lirë pa viza, TAP, por dhe memorandum­i për gazifikimi­n e Shqipërisë, turizmin etj", tha ai. Deputeti i Partisë Demokratik­e Tritan Shehu, tha se marrëveshj­et me Azerbajxha­nin janë shumë pozitive, që prej qeverisë së PD para vitit 2013. "E mirëpresim këtë marrëveshj­e. Është e rëndësishm­e me një vend, që është partner i rëndësishë­m. Është një marrëdhëni­e shumëvjeça­re dhe kemi marrëveshj­e strategjik­e, siç është TAP, që është nisur që në kohën e qeverisë Berisha. Pa dyshim, roli i atij vendi ka qenë tejet i rëndësishë­m, por realizimi dhe zhvillimet gjeopoliti­ke tregoi se sa i rëndësishë­m ishte përzgjedhj­a e atij vendi për të zvogëluar influencën ruse në Evropë dhe tërësi. Ishte një projekt që tregoi se kishte perspektiv­ë të rëndësishm­e gjeopoliti­ke", tha Shehu. Pas diskutimev­e, anëtarët e Komisionit votuan pro kësaj marrëveshj­e në mënyrë unanime.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania