Panorama (Albania)

Doli në bisedat e SKY ECC, GJKKO lë në fuqi masën ndaj Kep Arapit

Rexhep Rrapi u prangos pasi dyshohet se në bashkëpuni­m me disa persona, përfshi edhe një polic donin të vrisnin Xhevdet Plakun

- TIRANË

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për masën e arrestit ndaj Rexhep Rapit i njohur ndryshe si Kep Arapi.

Ai kishte depozituar një kërkesë në Gjykatë duke kërkuar zbutje të masës së sigurisë për arsye shëndetëso­re. 60- vjeçari është i dënuar me 7 vjet burg për organizimi­n e emigracion­it të paligjshëm. Ai gjithashtu, u arrestua pas zbërthimit të aplikacion­it Sky Ecc, për planifikim­in e vrasjes së shtetasit Xhevdet Plaku, atentat i planifikua­r të realizohej më datë 17 shtator 2019, në Durrës, kur ai ishte shoqëruar na komisariat nga oficeri i policisë Dedan Gjoni, me pretendimi­n se përdorte makinë të blinduar. SPAK thotë se Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi, nipi i tij, Algert Rapi, Dejvi Gjermëni, i njohur edhe me emrat Elton dhe Sako Gjermëni, si dhe oficeri i policisë Dedan Gjoni, krijuan kushtet për vrasjen e Plakut, për motive hakmarrje.

KUSH ËSHTË XHEVDET PLAKU?

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘ Në Shënjestër’, 51- vjeçari ka një histori të pasur të lidhur me krimin në kohë të ndryshme. I njohur me nofkën ‘ Akili’ por edhe shumë të tjera, të cilat i ka vënë në përdorim sa herë ia ka lypur nevoja, ai thuhet se ishte drejtuesi i një grupi kriminal shqiptar me bazë në Itali që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Holanda dhe Belgjika, bandë e cila thuhet se i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë. Cilësi e cila dallonte edhe emërtimet ku kokaina më e pastër ishte ‘ Hermes’ dhe më pas ‘ La

coste’, ‘ G4’, ‘ Rolls royce’ dhe ‘ Play Boy’.

Por për t’iu kthyer përplasjes së tij me Kep Arapin, me vend është të ndalemi te vrasja e vëllait të tij, Sali Rapi, në vitin 2000, vrasje që thuhet se Xhevdet Plaku e kreu bashkë me një person tjetër. Sipas të përditshme­ve të kohës në Itali, ekzekutimi i Sali Rapit ndodhi më 10 qershor 2000 në qytezën Borghetto. I akuzuari

kryesor për këtë krim, sipas Gjykatës së Savonës, ishte Adrian Besnik Plaku, i njohur si ‘ Niko’, në atë kohë 36 vjeç, i cili duke shfrytëzua­r mungesën e një njoftimi, kish mundur fillimisht tia hidhte drejtësisë. Ndërsa i akuzuari i dytë ishte 28- vjeçari, Xhevdet Plaku, i njohur me shkurtimin ‘ Deti’ i cili edhe ky duke shfrytëzua­r këtë burokraci, kishte mundur të arratisej.

Sipas akuzës, ‘ Deti’, së bashku me Adrian Plakun, kishin vrarë Sali Rapin, duke i ngritur atij një pusi dhe duke e qëlluar me dy të shtëna në kokë. Përplasje me armë gjatë të cilës mbeti i plagosur rëndë edhe Alfred Hasa, ku hetuesit kishin dyshimet e tyre se vrasja ndodhi si pasojë e mosmarrëve­shjeve midis ‘ bandave’ për atë që njihet si kontrolli i tregut të prostituci­onit në rrugë përgjatë Aurelias. Por edhe pse ishte ekstraduar nga Shqipëria në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin për vrasjen e Sali Rapit, në vitin 2003 një gabim i pafalshëm i gjykatës së Gjenovës, e nxori edhe njëherë në liri të parakohshm­e Xhevdet Plakun, kjo falë një gabimi burokratik.

DOSJA ITALIANE

“Ai ishte ekstraduar nga Shqipëria për shkak se ishte përgjegjës për vrasjen e një bashkatdhe­tari në vitin 2000 në Borghetto Santo Spirito. Por që nga e premtja, Xhevdet Plaku, 33 vjeç, është sërish i lirë, për shkak të një gabimi të organeve të drejtësisë. Në fakt, gjyqtarët gjenovezë të Gjykatës Shqyrtuese nuk i morën në kohë dokumentet e gjykimit nga Gjykata e Asisses, e cila kishte lëshuar urdhrin për masën e sigurisë në burg dhe nuk u mbeti gjë tjetër veçse të urdhëronin lirimin e tij. Kështu i huaji u largua nga burgu Sant’agostino të premten pak pas orës 15: 00, me rreth 280 euro në xhep dhe që atëherë është zhdukur. Pra kërkesa për arrestim e zv. prokurorit Danilo Cecarelli për atë krim brutal të 11 qershorit ku mbeti i vrarë me dy të shtëna në kokë 32- vjeçari Sali Rapi, rezultoi i padobishëm.

Por vrasja e Sali Rapit në Itali në vitin 2000, nuk është e vetmja që i atribuohet Xhevdet Plakut. Mbrëmjen e 24 qershorit të vitit 2003, ai thuhet se ka vrarë me armë zjarri në fshatin Sinë të Durrësit, në derën e banesës së tij, në sy të të vëllait dhe të një personi që e shoqëronte, shtetasin Saimir Sina. E gjithë zanafilla e përplasjes së dy miqve që më pas u kthyen në armiq, lindi pasi gjatë kohës që Xhevdet Plaku ndodhej në Itali, Saimir Sina i kishte mashtruar të dashurën, duke i thënë se do ta çonte te ai dhe e kishte shfrytëzua­r për qëllime prostituci­oni”, shkruajnë mediat italiane. “I pandehuri Xhevdet Plaku dhe i ndjeri Saimir Sina janë banorë të Lagjes nr. 15, Spitallë, Durrës dhe kanë pasur shoqëri me njëri- tjetrin. Meqenëse i pandehuri Xhevdet Plaku ka qenë emigrant në Itali dhe i ndjeri Saimir Sina ishte në dijeni të faktit se ai kishte të dashur shtetasen Nertila K, duke përfituar dhe nga njohja personale me Nertilën, ai i ka propozuar asaj për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për t’u bashkuar me të dashurin e saj.

Nertila K. e ka pranuar këtë propozim dhe në Korrik 2001 Saimir Sina së bashku me një person tjetër e kanë çuar atë në Itali, por jo në destinacio­nin në të cilin ranë dakord, por në Romë ku dhe e kanë detyruar forcërisht që të ushtronte prostituci­on për llogari të tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

 ?? ?? Rexhep Rapi, i njohur ndryshe si Kep Arapi
Rexhep Rapi, i njohur ndryshe si Kep Arapi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania