Panorama (Albania)

E rëndë në Lezhë, djali me probleme të shëndetit mendor vret nënën me thikë

Policia vë në pranga djalin 62 vjeç, Arsen Dani. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një konflikti, gruaja kishte punuar gjithë jetën mësuese

- LEZHË

Blutë mbërritën menjëherë në adresën e dhënë dhe gjeten pa shenja jete 88vjeçaren, ndërsa brenda shtëpisë u gjet dhe autori Arsen Dani. Ai u prangos nga blutë pa bërë rezistencë si dhe u sekuestrua mjeti prerës ( thikë), me të cilin është kryer vrasja. Pas kryerjes së veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës i dërgua në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohe­t ekspertizë­s mjeko- ligjore, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet me dije se nëna dhe djali jetonin sëbashku.

Kur gjithë vëmendja e policia dhe e mediave ishte përqendrua­r në Fier, teksa kërkoheshi­n shkaqet e ekzekutimi­t të një polici, nga Lezha vijnë të dhënat e një tjetër krimi tronditës: Djali i merr jetën nënës së tij në mënyrë barbare!

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesdite, ndërsa kanë qenë fqinjët e familjes Dani të cilët kanë lajmëruar policinë, por fatkeqësis­ht ka qenë shumë vonë për t‘ i dhënë ndihmën e para të moshuarës. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur gruan e pajetë, e cila është identifiku­ar si Gjylije Dani, 88 vjeçe, ndërsa kanë vënë në pranga agresorin, që rezultoi të ishte i biri, 62 vjeç. Nuk dihen shkaqet dhe as rrethanat, por sipas të dhënave të para autori ishte me probleme të shëndetit mendor, i cili i ka marrë jetën nënës së tij duke e masakruar me goditje thike!

NGJARJA SIPAS POLICISË

Dje policia e Lezhës njoftoi se një krim në familje kishte tronditur qytetin mesditën e së hënës, teksa djali me probleme të shëndetit mendor goditi me thikë për vdekje nënën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14 e 30 minuta brenda një apartament­i në katin e katërt të një pallati në lagjen “Besëlidhja”, pranë bulevardit ‘ Gjergj Fishta’, ndërsa viktime mbeti Gjylije Dani 88vjeçe. Ish arsimtarja u qellua disa herë me thikë në pjesën e shpinë nga djali i saj Arsen Dani 62- vjeç.

Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhersh­me, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Blutë mbërritën menjëherë në adresën e dhënë dhe gjeten pa shenja jete 88vjeçaren, ndërsa brenda shtëpisë u gjet dhe autori Arsen Dani.

Ai u prangos nga blutë pa bërë rezistencë si dhe u sekuestrua mjeti prerës ( thikë), me të cilin është kryer vrasja. Pas kryerjes së veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës i dërgua në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohe­t ekspertizë­s mjeko- ligjore, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet me dije se nëna dhe djali jetonin sëbashku.

Arsen Dani kishte probleme të shëndetit mendor, por nuk kishte qenë problemati­k për fqinjët apo komuniteti­n. Ai fillimisht ka debatuar më nenën e tij mesditën e së hënës për rrethana ende të paqarta dhe më pas e ka qëlluar me thikë. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë, po vijon veprimet në vendngjarj­e për të sqaruar dhe dokumentua­r me prova ligjore rrethanat e këtij krimi në familje. Ndërkohë kanë sekuestrua­r në banesë edhe mjetin me të cilin masakroi të ëmën, dokumente dhe po verifikohe­t nëse ai vërtet vuan nga probleme shëndetëso­re, siç edhe pretendohe­t. Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje por përgjatë së djeshmes djali që vrau nënën nuk ka qenë në gjendje të japë shpjegime se çfarë vërtet ka ndodhru mes tyre!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania