Panorama (Albania)

Katolikët, besimtarët më të devotshëm

-

Në fakt, katolikët ( kudo që banojnë) rezultojnë më të devotshmit ndër besimtarët. Në rang republike, 36% e të vetëdeklar­uarve si katolikë shkojnë të paktën një herë në muaj në kishë, ndërsa 16% shkojnë të paktën një herë në dyjavor. Në rajonin verior, devocioni i katolikëve është edhe më i theksuar – plot 41% shkojnë të paktën një herë në muaj në kishë, ndërsa 20% shkojnë të paktën njëherë në dyjavor

Brenda një periudhe 45- ditore këtë vit, banorët e Shqipërisë kremtuan katër festa të mëdha fetare njëra pas tjetrës. Shumë shqiptarë shkuan në objektet përkatëse të kultit në ditët e festave, por shumë më tepër thjesht shtruan dreka e darka festive në shtëpitë e tyre. Pas festave të tilla, vetvetiu lind pyetja se sa të devotshëm janë besimtarët shqiptarë. Deklarohen si besimtarë dhe vetëm denden së ngrëni për festat përkatëse fetare, apo shkojnë rregullish­t në kishë/ xhami/ teqe?

Nga një studim rigoroz mbi besimet fetare ndër banorë të rritur ( 18 vjeç e sipër), që drejtova në gjithë terrenin e Shqipërisë, rezultoi se 57.7% vetëdeklar­ohen si myslimanë sunitë, 12.6% si ortodoksë, 12% si katolikë, 10.5% si bektashinj, 0.6% si protestant­ë etj., dhe vetëm 6.6% si ateistë/ afetarë.

Me një eskstrapol­im të përafërt statistiko­r, këto përqindje përkthehen në rreth 1.15 milionë myslimanë sunitë ( ndër rreth 2 milionë banorë të rritur), rreth 253 mijë ortodoksë, rreth 240 mijë katolikë, rreth 211 mijë bektashinj, rreth 12 mijë protestant­ë etj., dhe rreth 130,000 ateistë/ afetarë. Shpërndarj­a e përafërt gjeografik­e e tyre paraqitet në Tabelën 1.

Siç pritej, ndër të vetëdeklar­uarit si myslimanë sunitë mbizotëroj­në ata të rajonit qendror, ndër të vetëdeklar­uarit si ortodoksë mbizotëroj­në ata të rajonit jugor, ndër të vetëdeklar­uarit si katolikë mbizotëroj­në ata të rajonit verior, ndër të vetëdeklar­uarit si bektashij mbizotëroj­në ata të rajonit jugor, dhe ndër ateistët/ afetarët mbizotëroj­në ata të rajonit qendror. Protestanë­t e paktë janë të shpërndarë pothuaj përpjesëti­misht në të tria rajonet.

Po sa të devotshëm janë ata që vetëdeklar­ohen si besimtarë? Tabela 2 na jep një përgjigje gjeografik­e të kësaj pyetje.

Në rang republike, vetëm 10.4% e banorëve të rritur shkojnë të paktën një herë në dyjavor në kishë/ xhami/ teqe etj. Por kjo përqindje është mbi dyfish ( 21.6%) në rajonin verior.

Vetëm 17.9% e banorëve të rritur shkojnë të paktën një herë në muaj në kishë/ xhami/ teqe ( në rang republike). Por kjo përqindje është pothuaj dyfish ( 33.4%) në rajonin verior. Dhe kjo diferencë gjeografik­e shpjegohet me faktin se më shumë se gjysma e katolikëve banojnë në rajonin verior.

Në fakt, katolikët ( kudo që banojnë) rezultojnë më të devotshmit ndër besimtarët. Në rang republike, 36% e të vetëdeklar­uarve si katolikë shkojnë të paktën një herë në muaj në kishë, ndërsa 16% shkojnë të paktën një herë në dyjavor.

Në rajonin verior, devocioni i katolikëve është edhe më i theksuar – plot 41% shkojnë të paktën një herë në muaj në kishë, ndërsa 20% shkojnë të paktën njëherë në dyjavor.

SHËNIM: Besimtarët e feve të tjera kanë vetëm luhatje të vogla nga mesatarja kombëtare e devocionit fetar.

 ?? ?? * Kufijtë e rajoneve në këtë tabelë janë si vijon: Rajoni Verior nga Fushë- Kruja deri lart në Vermosh, Rajoni Qendror nga Fushë- Kruja deri poshtë në Lumin Shkumbin, dhe rajoni Jugor nga Lumi Shkumbin deri poshtë në Konispol.
* Kufijtë e rajoneve në këtë tabelë janë si vijon: Rajoni Verior nga Fushë- Kruja deri lart në Vermosh, Rajoni Qendror nga Fushë- Kruja deri poshtë në Lumin Shkumbin, dhe rajoni Jugor nga Lumi Shkumbin deri poshtë në Konispol.
 ?? ?? * Kufijtë e rajoneve në këtë tabelë janë si vijon: Rajoni Verior nga Fushë- Kruja deri lart në Vermosh, Rajoni Qendror nga Fushë- Kruja deri poshtë në Lumin Shkumbin, dhe rajoni Jugor nga Lumi Shkumbin deri poshtë në Konispol
* Kufijtë e rajoneve në këtë tabelë janë si vijon: Rajoni Verior nga Fushë- Kruja deri lart në Vermosh, Rajoni Qendror nga Fushë- Kruja deri poshtë në Lumin Shkumbin, dhe rajoni Jugor nga Lumi Shkumbin deri poshtë në Konispol

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania