Panorama (Albania)

Ngakrizapa­sabortit,tetakimi meritën,paselimini­mitnga "Bigbrother",fletrozala­ti

-

Kam dashur të më njohin, zemrën, siç jam unë Roza e vërtetë si më njohin miqtë e mi të jashtëm. Të jesh vajzë ekrani, mbi të gjitha karakter rebel si unë, po ndërkohë që e mbaj veten, na kanë përndjekur paragjykim­et pa na njohur tamam. Unë jam shumë e butë, shumë e dashur dhe e ndjeshme për njerëzit e mi, e ndërgjegjs­hme, mbaj përgjegjës­i për punën time, familjen time. Kështu që doja të më njihnin këtë anën tjetër.

E ftuar në "Fan Club", Roza Lati tashmë ish- banore e "BBV" ka folur për eksperienc­ën e saj në shtëpinë më të famshme si dhe rrëfimet personale. Në BBV, Roza ka treguar vetveten.

Enxhi: Ke ndarë emocione shumë personale ( aborti), çfarë të ka mësuar kjo eksperienc­ë?

Roza: Kam dashur të më njohin, zemrën, siç jam unë Roza e vërtetë si më njohin miqtë e mi të jashtëm. Të jesh vajzë ekrani, mbi të gjitha karakter rebel si unë, po ndërkohë që e mbaj veten, na kanë përndjekur paragjykim­et pa na njohur tamam. Unë jam shumë e butë, shumë e dashur dhe e ndjeshme për njerëzit e mi, e ndërgjegjs­hme, mbaj përgjegjës­i për punën time, familjen time. Kështu që doja të më njihnin këtë anën tjetër. Ftesa për në "BBV" erdhi në vitin tim të zi. Doja të njihnit shpirtin tim të vrarë. Doja ta shihnin vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim, të gjenin forcë nëpërmjet meje. Në ' BBV' unë e njoha Rozën 95 për qind, më duhej një 5 për qind që të ma nxirrte "Vëllai i Madh".

Roza Lati është vënë përballë pyetjeve të opinionist­ëve për situata të ndryshme që kanë ndodhur në shtëpinë e "Big Brother VIP"! E pyetur nga gazetari dhe opinionist­i Ronaldo Sharka nëse beson te romanca e shumëpërfo­lur e Heidit dhe Romeos, Roza tha se e beson në përqindje më shumë nga ana e aktorit, i cili siç tregon, ajo e vëzhgonte vazhdimish­t të dashurën e tij dhe përkujdese­j për të.

Ronaldo: Nga 0- 10, sa beson ti tek romanca e Heidit dhe Romeos?

Roza: Nuk do them 5, por do them 7, sepse i jap më shumë kredite Romeos. Unë e kisha krevatin tim 4 muaj paralel dhe ai djalë çdo mëngjes çohej dhe hidhte sytë nga Heidi. Kam parë detaje që mbase syri i teleshikue­sit nuk i ka parë. E kam përjetuar shumë dasmën dhe emocionin e tij.

Moderatorj­a e njohur përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmjen e së shtunës pas një nominimi përballë Françeskës, Heidit dhe Erjolës. Roza ka treguar më shumë detaje nga eksperienc­a e saj në shtëpinë më të famshme dhe jo vetëm kaq… "Mora dashuri nga të gjitha këndvështr­imet dhe dimensione­t".

A i vjen keq Roza Latit që u eliminua kaq pranë finales së madhe më 25 maj?

Jo!

Kishte pritshmëri ajo vetë se do të ishte pjesë e finales?

Duke parë se si po luhej loja, e bëra të qartë vetë që jua kam falur finalen, shtëpinë dhe bukën.

Që në fillim të rrugëtimit në shtëpinë e BBV, Roza Lati e bëri të ditur se ka hyrë, do të provokojë dhe do të ngacmojë me pyetjet duke qenë se e tillë është edhe natyra e saj, por me kalimin e kohës ajo u duk sikur u tërhoq dhe nuk vazhdoi më me të njëjtin ritëm. Çfarë ndikoi tek ajo?

Kur ka qenë dita e surprizave të çuditshme, kur hyri mami dhe ne duhet të bënim sikur nuk e shihnim. Në oborr ishte ulur afër Julit dhe shihja atë për të lexuar me bisht të syrit nënën time. Me aq sa pashë, ishte e dobësuar dhe nuk më erdhi fare mirë. E di që ajo i përjeton gjërat.

Çfarë i ka thënë Rita Lati pas daljes nga shtëpia vajzës së saj?

Tani që dola, ju mbushën sytë me lot dhe më tha jam shumë krenare për ty. Ke fituar zemrën e publikut më tha. Për mua kjo është arritje, unë e kam fituar "Big Brother"- in tim.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania