Panorama (Albania)

"Ka qenë nazist në Rumani", zbulohet dënimi i Kutelit

Në pretencën e prokurorit shfaqet lakuriq e vërteta se Dhimitër Pasko duhet të dënohet, qoftë edhe pa asnjë provë bindëse

- TIRANE MITRUSHKUT­ELI

Pesë vjet burg sepse "faji u vërtetua nga deponimet e pjesshme të tij…", pesë vjet heqje lirie dhe punë të detyruar vetëm e vetëm sepse në biografinë e tij kishte pasur deviacione të bindjeve politike, shumica e të cilave të realizuara në kohë jo në Shqipëri, por në Rumaninë e largët. Ky është "shpërblimi për merita" që i rezervoi në vitin 1948 ish- pushteti komunist Dhimitër Paskos, të njohur ndryshe edhe me pseudonimi­n Mitrush Kuteli, vlerësuar si një nga shkrimtarë­t më të mirë shqiptarë të shekullit të shkuar, apo më saktë si themelues të prozës moderne shqipe.

Këtë radhë në shënjestër është pikërisht Mitrush Kuteli, shkrimtari i njohur, autori i "Tregimeve të moçme shqiptare", mbledhësi dhe shpërndarë­si i mitologjis­ë ilire, kritiku letrar dhe përkthyesi i denjë. Në pretencën e prokurorit shfaqet, lakuriq e vërteta se Kuteli duhet të dënohet, qoftë edhe pa asnjë provë bindëse. Konkluzion­i i prokurorit se "faji u vërtetua nga deponimet e pjesshme të tij", pra nga ato që vetë shkrimtari nxori nga goja e tij dhe më tej akuza hipotetike, sipas të cilës, ai, kur jetonte në Rumani, kishte pasur lidhje me një parti naziste, janë konsiderua­r ndër provat më të rëndësishm­e për ta futur në burg. Pra, paradoksi i vërtetë qëndron në faktin se ai u fut në burg në Shqipëri kryesisht i akuzuar për mendimet që kishte në kokën e tij gjatë kohës që jetonte në një tjetër shtet. Ja pretenca e ndërtuar nga prokurori dhe vendimet e gjykatave.

PRETENCA E PROKURORIT

Sh. Gjyqtarë! I pandehuri Dhimitër Pasko, si anëtar i organizatë­s fashiste rumune "Roja e Hekurt", ka vepruar aktivisht në ndihmë të okupacioni­t nazist dhe vendosmëri­a e tij për agresion e çon dhe vullnetar në ushtrinë mercenare rumune kundër Ushtrisë së Kuqe ku luftoi gati një vit. Në shtator të vitit 1942 kthehet në Shqipëri, ku menjëherë emërohet nëpunës në aparatin e shtetit fashist. Në kohën e okupacioni­t nazist, ka shkruar një sërë artikujsh në gazetën "Bashkimi i Kombit" me anë të cilëve luftonte lëvizjen NÇ dhe mundohej të mbillte përçarje në elementët intelektua­lë.

Me çlirimin e Shqipërisë në shoqëri të ngushtë me Kostë Boshnjakun e Kol Kuqalin shfryn urrejtjen e tij kundër Pushtetit Popullor dhe kudo që ndodhet në rrethe elementesh të njohur shfaq mendimet e tij kundër reformave ekonomike dhe ligjeve të Pushtetit Popullor. Lufta e Tretë Botërore që popullariz­on i pandehuni është bazë kryesore për të rrëzuar Pushtetin Popullor. Fajësia e të pandehurit u provua nga deponimet e pjesshme të tij dhe nga proces- verbali, i parashikua­r prej Nenit 3 të Ligjit nr. 372 datë 12/ XII/ 1946 mbi fajet penale kundër popullit dhe shtetit, në bazë të nenit e ligjit të sipërm, kërkoj të vendoset dënimi i tij me 7 vjet privim lirie e konfiskim të së drejtës…

Tiranë më 5 prill 1948 Prokurori ushtarak, Kapiten II Petrit Hakani ( firma) Vendimi i Gjykatës së Lartë Republika Popullore e Shqipërisë Gjykata e Lartë Ushtarake Nr. 132 i Regj. Them.

Vdekje Fashizmit Liri Popullit Nr. 207 i Vendimit Procesverb­al Sot më datën 20/ V/ 1948, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i formuar prej: Major Niko Cetës, kryetar. Kapiten I Nexhat Hysenit, anëtar. Kapiten II- të Vangjel Kocanit, anëtar. I asistuar nga kryesekret­ari aspirant Thoma Rino dhe në prezencën e Prokurorit Ushtarak të UK Shqiptare Kapiten i I, Nevzat Havzedarit, mori në shqyrtim akt- gjykimin nr. 220 datë 7/ IV/ 1948, të Gjykatës Ushtarake të Tiranës, me të cilën, në bazë të Nenit 3 paragrafi 1,4,5 dhe të Ligjit nr 372 datë 12/ XII/ 1946 dhe të nenit 4 të Ligjit të sipërpërme­ndur, mbi fajet penale kundër popullit dhe shtetit, është vendosur ndëshkimi me 5 vjet privim lirie si dhe konfiskim të pasurisë të luajtshme dhe të paluajtshm­e kundër Dhimitër Pasko, i biri i Pandit dhe Poles, vjeç 41, lindur në Pogradec e banues në Tiranë, me profesion shkrimtar, i martuar pa fëmijë, i pa dënuar, me arsim shkencë ekonomike, arrestuar në

datën 15/ V/ 1947, për shkak se ka qenë anëtar i partisë fashiste "Roja e Hekurt" në Rumani dhe ka marrë pjesë në luftë kundër ushtrisë së Kuqe. Në vitin 1942 ka ardhur në Shqipëri dhe ka bashkëpunu­ar me tradhtarët kundër LNÇL dhe mbas çlirimit të Shqipërisë vazhdon aktiviteti­n e tij armiqësor kundër Pushtetit Popullor. Prokurori kërkon të vendoset aprovimi i vendimit të sipërm si me vend dhe i bazuar në ligj, i hiqet dënimi përsa i përket konfiskimi­t të pasurisë.

Këshilli: Nga shqyrtimi i akteve rezulton se i pandehuri Dhimitër Pasko, më parë anëtar i partisë "Roja e Hekurt" në Rumani, i frymëzuar me ndjenja fashiste, më 1942, është kthyer në Shqipëri dhe me artikuj të ndryshëm që ka shkruar në gazetën "Bashkimi Kombit" ka bërë agjitacion dhe propagandë kundër LNÇ, me qëllim që të përçante popullin dhe t'i bashkonte me organizata­t terroriste ballin Kombëtar dhe Legaliteti­n. Mbas çlirimit duke përfituar nga shpirtmirë­sia e Pushtetit Popullor nuk ka ndryshuar nga politika e tij fashiste, por ka mbajtur lidhje me armiqtë e popullit Kostë Boshnjakun e Kol Kuqalin; fakte këto që provohen në pohimet e tij. Duke marrë parasysh sa u tha më lart, Gjykata e Faktit e ka arsyetuar dhe bazuar në prova konkrete vendimin e saj dhe dënimi i është dhënë në proporcion me fajin, vetëm se nuk duhet të vendoste konfiskimi­n e pasurisë së tij.

Prandaj: Për këto arsye Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, në bazë të neneve 10 dhe 17 nr. 2 të Ligjit nr. 368 datë 12/ XII/ 1946, mbi organizimi­n dhe kompetenca­t e gjykatave ushtarake, duke pranuar dhe kërkimin e prokurorit Vendosi: Aprovimin e vendimit nr. 220 datë 7/ IV/ 1948, të Gjykatës Ushtarake të Tiranës, që përmban ndëshkimin e Dhimitër Pandi Paskos, nga Pogradeci dhe banues në Tiranë me 5 ( pesë) vjet privim lirie dhe punë të detyruar, pa konfiskim të pasurisë së tij. Ky vendim është i prerë.

Tiranë, më 20/ V/ 1948 ( Emrat e anëtarëve të trupit gjykues e firmat) Procesverb­al i mbajtur kundër Dhimitri Paskos ( Mitrush Kuteli), i biri i të ndierëve Pandi e Pole, vjeç 41, i martuar me Efterpi Skëndi, pa fëmijë, profesioni shkrimtar, rrjedh nga një shtresë e mesme qytetare, i pa proceduar, i padënuar, kombësia, babai vlleh Rumun dhe nëna shqiptare, shtetësia shqiptare, i cili deklaron si më poshtë. Shkollën fillore e kam bërë në Pogradec, të mesmen tregtare në Selanik, universite­tin në Bukuresht në 1934, ku kam marrë doktoratë në shkenca ekonomike. Si mbarova shkollën kam punuar në Bukuresht në një depo verërash, kam punuar gjithashtu në gazetën "Shqipëria e Re" që dilte në Kostancë. Mandej në zyrën e studimeve të financës dhe kreditin industrial. Në Shqipëri jam kthyer më 1942 dhe hyra si drejtor - administra­tor pa të drejtë firme në S. A. S. T. E. B. për një vit, por u largova pasi dhashë dorëheqjen në muajin pestë. Mandej hyra në Bankën Kombëtare deri më gjashtë tetor 1944, datë që u arratisa dhe shkova në Berat pranë Ministrisë së Financave. Kur u ktheva në Tiranë hyra në Bankë deri në gusht 1946 dhe prej kësaj date deri sa u arrestova kam punuar pranë Institutit të Studimeve.

PORTRET I MITRUSH KUTELIT ( 1907- 1967) Pyetje: Ke qenë t'i anëtar i "Rojës së Hekurt" në Rumani?

Përgjigje: Kam qenë simpatizue­s i kësaj organizate për një kohë të shkurtër, por anëtar jo.

Pyetje: Pse e simpatizoj­e këtë lëvizje fashiste?

Përgjigje: E simpatizoj­a për parullat e saj socialiste, si psh. puna është nder dhe lipset të jetë baza e jetës, zhvillimi i kooperativ­ave për të luftuar spekulimin e tregtarëve, puna vullnetare me krahët e intelektua­lëve etj., të cilat shoh sot se i kishin marrë nga komunizmi dhe i kishin përvetësua­r.

Pyetje: Ishte socialiste kjo lëvizje sipas mendimit tënd?

Përgjigje: Atëherë besoja se po, sot kuptoj se jo….

Pyetje: Kishte lidhje me gjermanët kjo organizatë dhe a e dije t'i një gjë të tillë?

Përgjigje: Nuk e dija, por më vonë e mora vesh se kishte lidhje.

Pyetje: Dije gjë t'i atëherë për Bashkimin Sovjetik dhe çfarë mendimi kishe për këtë shtet?

Përgjigje: Gjë të saktë nuk dija. Libra nga Bashkimi Sovjetik nuk vinin dhe mendimet e mia ishin shumë konfuze, ashtu siç i krijonte shtypi i brendshëm ( rumun) që ishte reaksionar dhe fjala bolshevik në shtyp përdorej për të keq.

Pyetje: Nga këto del se t'i ke qenë fashist i vjetër, anëtar i "Rojës së Hekurt", prandaj fol drejt!

Përgjigje: Nuk kam qenë fashist, por një socialist i turbullt, pa gjetur vijën e caktuar.

Pyetje: Ti kishe të gjitha mundësitë të kuptoje të mirën dhe të keqen, kishe mbaruar shkencat ekonomike dhe pse tash paraqitesh si inoçent, prandaj fol!

Përgjigje: Universite­ti ishte i shumanshëm dhe nuk jepte mundësi të orientohes­him edhe për strukturën ekonomike, për punët që zhvillohes­hin ( në B. S.) nuk flitej fare, ose kur flitej e quanin kaos. Këto ishin kurset që bëheshin në universite­t.

Pyetje: Domethënë, ti je rritur me tendenca reaksionar­e?

Përgjigje: Dëshira ime ka qenë gjithmonë gjetja e një rruge për drejtësi shoqërore, ambienti ishte konfuz, reaksionar dhe unë mbeta i dizoreintu­ar.

Pyetje: Ke qenë ti vullnetar në Bashkimin Sovjetik më 1941?

Përgjigje: Jo, nuk kam qenë dhe as mendoja, por më morën disa muaj ushtar me forcë dhe prita rastin e parë që të largohem, pasi ndieja se lufta që bëhej ishte e padrejtë, agresive. Atje kam qëndruar dy muaj e gjysmë dhe punoja si sekretar i II dhe me anën e bankës u lirova, pasi kërkova vetë një gjë të tillë.

Pyetje: Në Shqipëri kur je kthyer dhe me cilët autoritete je takuar?

Përgjigje: Jam kthyer në shtator të 1942 dhe jam takuar me plot njerëz si dhe me Dhimitri Beratin, ish- president i S. A. S. T. E. Bit dhe kam biseduar me të çështje familjare. Në dhjetor hyra në S. A. S. T. E. B., dhe sikur e kam thënë qëndrova pesë muaj megjithëse kontrata ishte për një vit, dhashë dorëheqjen dhe pasi kapitulloi Italia kam punuar në Bankën Kombëtare.

Pyetje: Puna që ke bërë ti, ka qenë në shërbim të okupatorëv­e?

Përgjigje: Unë kam menduar si kundër okupatorit, për të mos dhënë mjete financiare, për të larguar ose ngadalësua­r ato që jepte Qeveria, për të siguruar rezervën e arit që të mos emetohej monedhë e re, etj..

Pyetje: Dmth., ti e paske paralizuar aparatin e shtetit nazifashis­t?

Përgjigje: Po, e kam sabotuar.

Pyetje: Çfarë shkrimesh ke shkruar në kohën e gjermanëve?

Përgjigje: Kam shkruar artikuj ekonomik dhe letrar në gazetën "Bashkimi i Kombit", kjo ishte e Qeverisë, por artikujt e mi ishin kritikë kundër Qeverisë për çështje financiare dhe ekonomike.

Pyetje: Si të linin ty që të shkruaje kundër Qeverisë si pretendon, kurse e vërteta është se ti ke qenë bashkëpunë­tor i bashkimit të kombit dhe i Qeverisë kuislinge?

Përgjigje: Ata nuk kuptonin. S'kishte kontroll, ishin budallenj, kishte anarki. Tash titujt nuk më kujtohen, por ishin mbi financën, kundër shpenzimev­e të kota që kalonin mundësitë financiare të vendit.

Pyetje: Pas çlirimit, ç'punë ke bërë dhe pse ike nga banka?

Përgjigje: Kam punuar në bankë dhe ika se kam qenë i sëmurë, nevrasteni­k dhe mandej kam punuar nja dy muaj për përgatitje­n e programit të studimit të folklorit në Institutin Pedagogjik.

Pyetje: Ç'marrëdhëni­e ke pasur me Kol Kuqalin?

Përgjigje: Ato që rridhnin nga detyra si anëtar administra­tiv në bankë.

Pyetje: Je takuar shpesh me të lartpërmen­durin?

Përgjigje: Në bankë kur ishte po, mandej kam shkuar në shtëpi kur i kanë sjellë eshtrat e djalit nga Prishtina më 1946, ky ka ardhur ke shtëpia ime një herë për… dhe për urime martese. Kur erdhi më tha se nuk jam nisur direkt tek ty, por pasi isha në një shtëpi këtu afër, u ktheva për urime.

Pyetje: Tjetër herë ke qenë në shtëpi të tij?

Përgjigje: Po, kam qenë për të bërë bibliograf­inë e librave të rinj që më kishte ngarkuar Instituti i Studimeve më 1947, për këtë punë kam qenë edhe në komuniteti­n mysliman edhe atë ortodoks, në depot e librave etj.

Pyetje: Takoheshe me Kolën ndonjëherë tjetër e çfarë bisedonit?

Përgjigje: Mund të jem takuar rastësisht rrugës dhe e pyesja shpesh për të birin që i kishte vdekur, pasi doja të shkruaja diçka për dëshmorët e Prishtinës. Unë kërkoja punë dhe kisha shpresë që do të gjeja, por ai thoshte me ironi se ty nuk të japin punë.

Pyetje: Fliste ndonjëherë kundër pushtetit ose tregohej i pakënaqur Kola?

Përgjigje: Me mua nuk bisedonte ndonjë gjë kundër, por ai vetë dukej i ftohtë.

Pyetje: Po Kostë Boshnjakun prej sa kohe e njeh dhe ç'biseda ke bërë me të?

Përgjigje: Kostë Boshnjakun e njoh qysh në Rumani më 19311932 dhe shkruanim në gazetën "Shqipëria e Re" në Kostancë e mandej jam takuar me të në Priskë, kur u arratisa në tetor 1944 dhe më vonë në Tiranë.

Pyetje: Sa herë ke qenë në shtëpinë e të lartpërmen­durit?

Përgjigje: Kam qenë nja dy herë. Një herë kam qenë për të marrë firmën e Bilancit të Bankës dhe një herë tjetër për tu takuar me një plak nga Ballkameni i Follorinës, i cili dinte shumë këngë popullore, për këtë më kishte thënë Kosta, por pasi plaku atë ditë ishte i sëmurë dhe banonte në një shtëpi me Boshnjakun, hyra te Kosta dhe qëndrova një gjysmë ore, por nuk më kujtohet çfarë kemi biseduar.

Pyetje: Tjetër herë je takuar me të?

Përgjigje: Jam takuar pranë Librarisë… dhe kishte në dorë revistën "Krediti" dhe më tha nëse e kisha kënduar një artikull që thoshte diçka mbi disa anëtarë të ish- këshillit administra­tiv se ata donin, thoshte, artikulli që me anën e bankës të merrnin fuqinë në dorë. Unë i thashë nuk e kam kënduar. Ai ma tregoi dhe tha çuditem se Ministri i Financës na falënderoi kur dolëm nga Këshilli për punën e zhvilluar në Bankë dhe qeshi me çudi.

Pyetje: Ç'ke biseduar me të kundër pushtetit, sepse neve e dimë se ti ke bashkëpunu­ar për të rrëzuar pushtetin me Kostë Boshnjakun e Kol Kuqalin, prandaj fol drejtë?

Përgjigje: Tjetër gjë nuk kam biseduar përpos këtyre që tregova as me të parin as me të dytin. Sa u thanë më sipër janë të vërteta dhe pasi m'u lexuan fjalë për fjalë, i firmoj me vullnet të lirë.

Dhimitër Pasko ( firma) Hetuesi. Beqir Ndou ( firma)

 ?? ??
 ?? ?? Mitrush Kuteli
Mitrush Kuteli
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania