Panorama (Albania)

Midis Shqipërisë dhe Evropës, zgjedhjet e infermierë­ve

Dëshmia e Arelës: Më shumë vlejnë njerëzit se paratë

-

Infermieri­a ishte zgjedhja e parë e Arielës pas mbarimit të gjimnazit, por jo si një mundësi për t’u larguar nga vendi. “E kam pasur pasion gjithmonë. Kur shikoja njerëzit e mi që ishin sëmurë, gjithmonë unë kujdesesha për ta isha afër e pse jo të mos të bëhesha infermiere në të ardhmen. Mendoj në Shqipëri se është një ardhme më e mirë për vendin, për njerëzit”. Ndërsa Ilda, fizioterap­iste prej nëntë vitesh, pas mbarimit të studimeve më të lehtë pa hapjen e një klinike në atdhe se emigrimin. “Kam çdo gjë këtu, për mua më shumë vlejnë njerëzit se pjesa e lekut. - E ke menduar ndonjëherë të ikësh? - Jo, asnjëherë, për asnjë arsye”. Por jo të gjithë zgjedhin të punojnë në Shqipëri pas shkollimit. Disa largohen, por e ka dhe prej atyre që pasi fitojnë përvojë, kthehen. Kështu thonë përfaqësue­s të agjencive që mundësojnë punësimin e infermierë­ve në vende të Bashkimit Europian. “Kanë krijuar komoditeti­n e vet, kanë marrë formimin dhe janë të aftë se e rëndësishm­e është eksperienc­a që kanë marrë dhe përpiqen ta sjellin në vendin tonë pas 3– 4 vitesh mund të kenë krijuar klinika private mund të punojë në institucio­ne të ndryshme e janë rritur në karrierë kanë marrë përgjegjës­i më të mëdha”. Në spitalet dhe qendrat shëndetëso­re të vendit përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”, ministrja e Shëndetësi­së thotë se janë punësuar rreth 5500 teknikë të shkencave mjekësore. Albana Koçiu paralajmër­oi gjithashtu lehtësim të proceduara­ve të punësimit dhe transferim­it. Ndërkohë, në kuadër të Ditës Botërore të Infermieri­t dha edhe një lajm të mirë për ta dhe për mjekët e familjes. “Rritje pagash në korrik të këtij viti për rreth 20 mijë infermierë me 15 mijë lekë të reja dhe 20 mijë lekë të reja për mjekët e familjes”. Bluzave të bardha që dëshirojnë të bëhen pjesë e sistemit, ministrja e Shëndetësi­së bëri thirrje të aplikojnë për t’u punësuar në një prej 34 qendrave shëndetëso­re verore që do të hapen nga 1 qershori. Ndërkohë, dhjetë qendra të mjekësisë familjare do të hapen deri në vitin 2025.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania