Panorama (Albania)

Gjekmarkaj: Duan ta çojnë PD në zgjedhje me duar të lidhura

Noka: Rama harron t’i thotë arsyet se pse shqiptarët ikin nga vendi “Rrënimi nis te vota e lirë, por kjo nuk ka për të ndodhur”

-

Nënkryetar­i i PD- së, Agron Gjekmarkaj, para demokratëv­e në Kukës kërkoi ndjesë për trazimet që “politikanë­t e Tiranës” u kanë sjellë këto vite, referuar situatës ku PD ka qenë prej disa kohësh tashmë. Ai përmendi se PD ka bërë shumë gjëra të mira, në të gjitha drejtimet, për të cilat demokratët duhet të jetë krenar. Gjekmarkaj shtoi se me arrestimin e ishkryemin­istrit Sali Berisha, po bëhet një përpjekje për të dërguar në zgjedhje PD me “gojë të mbyllur e duar të lidhura”, por kjo sipas tij, nuk do të ndodhë. “Faleminder­it për gjithçka keni bërë për PD në këto vite dhe ndjesë për të gjitha trazimet që në politikanë­t e Tiranës ju kemi shkaktuar këto vite! Duke ardhur rrugës në Rrugën e Kombit, më kujtohej që Rama e quante rruga që të çon asgjëkund, sepse Kukësi e Kosova për të ishin asgjëkund. Një vepër e tillë është ajo që na kthen te gjërat e mira që ka bërë PD e që janë shumë, e për të cilat duhet të jemi krenarë. Themeluesi i pluralizmi­t dhe të PD- së, pa akuzë ndodhen në arrest që këtë vit elektoral. PD me ndihmën e disa gjykatave të shkojë me gojën mbyllur me duar e këmbë të lidhura në zgjedhje, por kjo nuk do të ndodhë. Çdo qytetar duhet të ndajë mendjen, të shesë votën, apo të qëndrojë. Rrënimi nis te shitj a e votës”, - theksoi

Gjerkmarka­j. Kurse sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Flamur Noka, në takimin me qytetarët në Kukës tha se ky është turi i përbashkim­it dhe i ringritjes së partisë për të mposhtur “Rilindjen”. Noka theksoi se kur dëgjon Ramën në Athinë, çdo shqiptar që jeton në realitetin e dhimbshëm, i duket sikur Rama jeton në botën e çudirave. Sipas tij, kryeminist­ri harron t’u thotë shqiptarëv­e arsyet se pse ata janë larguar nga vendi. Sipas tij, në vend që fenomeni i korrupsion­it të luftohej nga shteti, ai është kthyer në trend dhe modë. “Nuk ka rrezik më të madh për një shoqëri demokratik­e, sesa korrupsion­i. Korrupsion­i në Shqipëri sot nuk shihet si një sëmundje nga e cila çdo shoqëri bën përpjekje për të dalë, si një sëmundje që çdo shtet bën investime për ta kuruar, jo. Sot për fat të keq në Shqipëri kemi një realitet të dhimbshëm dhe të frikshëm. Korrupsion­i në qeverinë e Ramës është trendi dhe është në modë. Korrupsion­i sot është kthyer në një kancer që ka kapur çdo qelizë të shtetit shqiptar. Kjo është një nga arsyet se pse Kukësi dhe Shqipëria është shpopullua­r”, - tha Noka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania