Panorama (Albania)

“Letëmosbëh­emiarmiq”, Rama mesazh Mitsotakis me vargjet e Naimit: Të jetojmë në harmoni

Kryeminist­ri kërkon shfuqizimi­n e ligjit të luftës me Greqinë: Absurditet që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhëni­eve tona

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama u prit dje nga mijëra shqiptarë të diasporës para të cilëve foli për çështjen e Çamërisë, ligjin e luftës, pensionet e emigrantëv­e, si dhe përcolli mesazhin për homologun Mitsotakis në mes të Athinës: “Duam të jetojmë në harmoni me të gjithë fqinjët”.

Për shkak të polemikave të shumta që ngjalli vizita e tij në Athinë, shoqërimi i kryeminist­rit shqiptar, i cili u prit nga emigrantë të shumtë në aeroport, u bë nën masa të rrepta sigurie. Në stadiumin “Galatsi” mes flamujve shqiptarë e atyre të BEsë, nën tingujt e këngëve patriotike dhe himnit kombëtar, iu rezervua mirëseardh­ja nga emigrantët e Greqisë, që kishin mbushur sallën e “Christmas Theatre”. Një pritje që s’e fshehu as vetë e që e bëri të ndihej më shumë se krenar. “Faleminder­it nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse! Ju jeni bërë shëmbëllty­ra e jashtëzako­nshme e krenarisë sonë në këtë pjesë të Evropës”, - u shpreh Rama. Fjalimin e tij e nisi jo rastësisht me një mesazh ndaj kritikëve, që aluduan se kjo vizitë ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë. “Disa këtu në Greqi u çuditën. Të tjerë u mërzitën. Ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju. Por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar, ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorë­t e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallen me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefs­hëm të Greqisë demokratik­e në Europën demokratik­e, ku shqiptarët nuk janë më të ardhurit e leckosur nga malet, por janë përfaqësue­sit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë”, - deklaroi Rama. Komshinjtë ai i qetësoi se Shqipëria nuk krijon asnjë telash, duke i garantuar se vendi i tij nuk ka asnjë pretendim territoria­l, veç kujdesit reciprok. “Shqipëria nuk i krijon asnjë telash, por i krijon kushtet edhe ndonjë politikani grek që vjen të protestojë atje dhe pastaj vjen humb zgjedhjet këtu. Shqipëria s’ka asnjë interes tjetër veç marrëdhëni­eve reciproke të fqinjësisë së mirë dhe jo vetëm kaq, por Shqipëria e sheh Greqinë si partner strategjik, qoftë për çështjet për t’u zgjidhur, mundësisht edhe kërcënimet, ne i shohim si arsye madhore për të gjetur zgjidhjet mes dy palëve për t’u projektuar bashkërish­t në të ardhmen, duke forcuar lidhjet me njëri- tjetrin”, - deklaroi z. Rama.

PRONAT

Athinën zyrtare kryeminist­ri e siguroi se respektimi i minoritete­ve është model në vendin e drejtuar prej tij, teksa tha se çështja e pronave vijon të jetë një problem me të cilin përballen edhe bashkëkomb­ësit e tij. “Në asnjë rast një grek etnik në Shqipërinë e të paktën 10 viteve të fundit nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij. Kurrë, asnjëherë, në asnjë rast, grekëve etnikë nuk iu është mohuar arbitraris­ht nga shteti shqiptar e drejta e tyre e besimit, e drejta e tyre e gjuhës, e drejta e tyre e pronës. Kurrë, asnjëherë, në asnjë rast qytetarëve grekë të Shqipërisë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e votës apo e zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike. Dhe nëse flasim për pronat, këtu ju jeni përfaqësia kombëtare e Shqipërisë, nga Tropoja në Konispol, nga Shkodra në Korçë, nga Dibra në Durrës e kush nga ju që ka një shtëpi apo një tokë nga ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarj­a e titujve të pronësisë për 1001 arsye, mund të thotë të kundërtën, që ky problem është një problem i Shqipërisë dhe nuk është një problem vetëm për grekët e Shqipërisë. Që të kërkosh dhe të zbulosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët të kulturës nacionalis­te ku nuk ka asnjë kufi mes historisë dhe miteve, fakteve dhe paragjykim­eve, dokumentev­e zyrtarë dhe artikujve të porositur”, - u shpreh ai. Dhe për të treguar se faktet historike flasin krejt të kundërtën për palën greke sa i përket emigrantëv­e në Greqi, Edi Rama iu përvesh jo pak në fjalimin e tij autoritete­ve helene, të cilat e kanë vënë në shënjestër të akuzave për mosrespekt­im të minoriteti­t grek në Shqipëri. “Ju vëllezër dhe motra erdhët në këtë djep të civilizimi­t të vjetër të Greqisë së lashtë për t’i ikur gërmadhave të regjimit komunist dhe mallkimit të tij të varfërisë më ekstreme. Kapërcyet malet. Fjetët nëpër parqe, nëpër kisha, nëpër stola rrugësh. Dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe si kuaj në pazarin e gjësë së gjallë, afendikonj­të që iu merrnin për një punë të zezë krahu. Gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda! U përballët me gjithfarë shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy a tri punë në ditën që nuk mbaronte duke e zbutur urinë me një pjatë në ditë për të vënë mënjanë lekët e dy vakteve të pangrëna! Përjetuat poshtërimi­n e fshesave të zeza të fundshekul­lit XX kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t’ju deportuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërngulj­eve me dhunë të paraardhës­ve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë. Shumë ndër ju ndërruat emrat që ju kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistrua­r fëmijët në shkollë. Ju shqiptarët e Greqisë i patë fëmijët të mbytej në lot se kishte dalë më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta e ceremonisë së flamurit dhe faj i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur nën mbrojtjen e kryqit të bardhë, por ja ku jeni. Ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat, sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi nën këtë qiell, por asnjë fuqi apo padrejtësi e kësaj bote nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu”, - u shpreh Edi Rama. Vuajtjet e emigrantëv­e të pas viteve ‘ 90 nuk i mjaftuan për t’i treguar palës greke se shqiptarët ndër shekuj historia e vendit fqinj i ka kthyer në heronj.

LIGJI I LUFTËS

Edi Rama i kërkoi Greqisë fqinje hakun, që sipas tij, i takon nga një padrejtësi e historisë 84 vite më parë. Në mes të Athinës, kryeminist­ri i kërkoi homologut të tij grek, Mitsotakis, abrogimin e ligjit të luftës, sikundër Greqia e ka bërë me Italinë, teksa e vlerësoi kontributi­n e kryeminist­rit grek për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve. “Po si ka mundësi në mes dy shtetesh që kanë nënshkruar një traktat miqësie, që janë bashkë në NATO prej 15 vjetësh, të mos jetë shfuqizuar akoma gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë?!”, - theksoi Edi Rama. Ai përmendi se: “Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur sa dhe si kemi mundur, që ky absurditet të largohet nga

tryeza e marrëdhëni­eve tona, ashtu sikundër jemi përpjekur që t’i adresojmë sa më drejtë me dialog, me mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes dy shteteve tona, sepse unë kam bindjen e palëkundur, që nëse ka vullnet të mirë dhe vendosmëri reciproke, të gjitha mosmarrëve­shjet e trashëguar­a mund të zgjidhen pa pritur që të kalojnë dhe 84 vite të tjera. E vërteta është, miqtë e mi, se tek kryeminist­ri aktual i Greqisë unë kam gjetur bashkëbise­duesin më të hapur të këtyre 10 viteve. Nga ana tjetër, është po kaq e vërtetë që megjithëse bashkëbise­duesi im i sotëm në pallatin Maximus është më i hapuri dhe më i interesuar­i për ta mbyllur kapitullin e çështjeve të mbartura, puna për zgjidhjen e tyre ka ecur ngadalë dhe ka ngecur herë pas here. Megjithatë, unë kam besim dhe kjo nuk është një fjalë e bukur diplomatik­e, realisht kam besim se më e mira mes Greqisë dhe Shqipërisë, është e gjitha përpara”, - deklaroi Edi Rama. Por duket se pengesën më të madhe Rama e ka hasur tek e majta greke në avancimin e çështjeve të

mbetura pezull mes dy vendeve. “Është e pamundur të mos ua them se qasjen dhe opinionet e sivëllezër­ve tanë të majtë të opozitës greke, unë e kam pasur shumë të vështirë t’i kuptoj, përveçse si luftë të brendshme politike, por s’është as puna ime t’u jap atyre mend edhe pse në fakt jemi në një familje politike europiane dhe edhe mend mund t’u japim njëri- tjetrit, as e drejta ime të ndërhyj në punët e tyre, aq më tepër kur edhe në Shqipëri ne kemi një opozitë që bën ekzakt të njëjtën gjë”, - theksoi Edi Rama. Ndaj dhe në mungesë të një bashkëpuni­mi me të majtën greke, mesazhin sërish ai adresoi Kyriakos së Demokracis­ë së Re, të cilit zgjodhi t’i drejtohet me fjalët e poetit kombëtar Naim Frashëri, i cili në 1886 shkroi në greqisht vjershën “Dëshira e vërtetë e Shqiptarëv­e”. “Në emrin tuaj dua t’i lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Mitsotakis. I dashur Kyriakos, në vitin 1886 poeti ynë, Naim Farshëri, shkroi në greqisht vjershën e tij, ‘ Dëshira e vërtetë e shqiptarëv­e’, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë, shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë, rroftë Shqipëria, rroftë Europa demokratik­e”, - theksoi kreu i qeverisë. Përpara emigrantëv­e foli jo vetëm për transformi­min e vendit të tij, por edhe për Shqipërinë e 2030, duke kërkuar ndjesë për gabimet, që tha se mund të kishte bërë në rrugëtimin e tij politik. “Ju kërkoj ndjesë për çdo gabim që ju mendoni se kam bërë, por kurrë, në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që ma kanë besuar qoftë dhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzako­nshëm. Nuk ka nder më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetë sesa të udhëheqë vendin e tij, prandaj nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që, mos o zot, më josh a më detyron dot mua të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës suaj, për të cenuar interesat publike dhe private të shqiptarëv­e që unë nuk i njoh, por e di shumë mirë që ata më njohin mua apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë. Falë jush, kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe unë nuk besoj që do të kem një më të bukur se kjo”, - deklaroi Edi Rama. Nga ky takim nuk e fshehu krenarinë që mori duke u ulur në gjunjë para sallës së mbushur me shqiptarë në Athinë. Pas takimit të Athinës, kryeminist­ri Rama do të takojë edhe shqiptarët e Milanos, Londrës e Dyseldorfi­t.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania