Panorama (Albania)

Statistika­t e frikshme që turpërojnë "Djajtë"

Mançesteri, drejt sezonit më zhgënjyes në Premier Ligë

-

Mançester Junajtid është në rrugën e duhur për të regjistrua­r sezonin e tyre më të dobët në epokën e Premier Ligës. Këto janë disa nga statistika­t pas pikiatës së tyre alarmante.

Erik ten Hag mund të renditet më poshtë se Dejvid Mojes, i shkarkuar vetëm 10 muaj pasi zëvendësoi Sër Aleks Fergusonin në "Old Trafford" në vitin 2013, me klubin e renditur në vendin shtatë në tabelë. Junajtid është aktualisht i teti, me ndeshjet e mbetura kundër Arsenalit, Njukasëlli­t dhe Brajtonit. Bazuar në formën aktuale, nuk është e pamundur që Junajtid të mos fitojë në ndeshjet e tyre të fundit: ata kanë fituar vetëm 1 nga 7 ndeshjet e tyre të fundit në kampionat ( 4 barazime, 2 humbje). Ten Hag ka nevojë për pesë pikë për të shmangur thyerjen e rekordit të padëshirua­r të të qenit menaxheri me rekordin më të keq në epokën e Premier Ligës për "djajtë". Ralf Rangnik dhe Ole Gunar Solskjaer aktualisht e mbajnë këtë rekord për sezonin 2021/ 22. Por ajo që nuk i bën të krahasuesh­me këto raste është se Ten Hag ka qenë në stol për gati dy vjet tani, dhe është mbështetur në merkato me një investim prej 410 milionë paundësh, ndërsa Mojes nuk e gëzonte një luks të tillë. Ajo që e shpëton disi nderin e holandezit është perspektiv­a e finales së Kupës FA kundër Mançester Sitit në 25 maj. Megjithatë, besimi për të mposhtur rivalët është i ulët. Ishte vetëm 12 muaj më parë kur Ten Hag dukej se do të bënte një revolucion premtues te Junajtid me një trofe të fituar dhe një vend të tretë në sezonin e tij të parë. Por çfarë ka ndodhur?

MBROJTJA "FUT UJË"

Eshli Jang e përshkroi mbrojtjen e ish- skuadrës së tij si të tmerrshme në humbjen 4- 0 të së hënës me Kristal Palasin. Mbrojtja e dobët ka qenë një tipar i zakonshëm për "Djajtë" këtë sezon. Ata kanë pësuar 55 gola në 35 ndeshje të kampionati­t. Dhe duke shkuar me këtë mesatare deri në fund, kjo skuadër e Junajtid është në rrugën për të pësuar më shumë gola se çdo ekip tjetër i tyre në epokën e Premier Ligës. Duke marrë parasysh se ata do të luajnë më Arsenalin, i cili ka fituar 10 ndeshje me tre ose më shumë gola të shënuar këtë sezon në kampionat, rekordi mund të thyhet lehtësisht të dielën në "Old Trafford". Junajtid ka pësuar tre ose më shumë gola në tetë ndeshje të kampionati­t këtë sezon gjithashtu. Kjo shifër shkon në 14 ndeshje në të gjitha kompeticio­net. Një pjesë e këtij problemi qëndron nga lehtësia me të cilën rivalët mund të gjejnë portën e tyre. Në vitin 2024, ata kanë lejuar 317 goditje, më shumë se çdo ekip tjetër në Premier Ligë. Kjo është një mesatare prej më shumë se 18 goditjesh të pësuara për ndeshje. Ten Hag mund të fajësojë edhe dëmtimet në mbrojtje për të shpjeguar pse skuadra e tij ka pësuar 22 gola më shumë se sezoni i kaluar. Megjithatë, ai ende nuk ka dhënë një shpjegim për problemet e tyre.

THYHEN LEHTË

Një ekip që pëson kaq shumë gola priret të humbasë më shpesh. Ten Hag ka humbur më shumë ndeshje këtë sezon se çdo trajner tjetër i Junajtid në epokën e Premier Ligës ( 13), një më shumë sesa në sezonin 2021/ 22, kur u shkarkua Solskjaer dhe në stol u ul Rangnik. Duke u kthyer më pas, ky është rekordi më i madh i humbjeve të Junajtid në kampionat që nga sezoni 1989/ 90. Humbjet në të gjitha kompeticio­net këtë sezon janë 18, më shumë që nga viti 1977- 78 ( 19).

PROBLEME NË SULM

As sulmi i Junajtid nuk ka

qenë në gjendje të shpëtojë Ten Hagun këtë sezon mes një krize pothuajse të përhershme dëmtimesh në prapavijë. Kjo është e qartë nga diferenca e tyre e golave, - 3. Junajtid ka shënuar 52 gola në 35 javë kampionat, + 3 më shumë se se

zoni i tyre më i dobët 2015/ 16 nën drejtimin e Luis van Galit. Ata kanë edhe tri ndeshje për ta përmirësua­r rekordin. U duhen edhe 6 gola në tri ndeshje që të barazojnë numrin e golave të shënuar në sezonin e parë të Ten Hagut.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania