Panorama (Albania)

Izraeli,hamasi eqeveria

- GENC POLLO Ish- ministër e deputet

Vështirë se gjen ndonjë konflikt në botë që shkakton më shumë emocione e merr më shumë vëmendje se ai në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe palestinez­ëve. Brenda vitit të fundit në Sudanin e përfshirë nga lufta civile kanë humbur jetën mbi 30 mijë civilë dhe në Nagorno Karabak ushtria azere spastroi etnikisht krahinën nga 120 mijë armenë autoktonë. E megjithatë, në diskursin global këto ngjarje të rënda përmenden pak ose aspak. Madje, edhe agresioni Rusisë putiniste kundër Ukrainës, me gjithë pasojat e rënda gjeopoliti­ke dhe barbarinë kundër popullsisë, shpesh mbetet në surdinë krahasuar me ngjarjet në Izrael që nga tetori i vitit të kaluar.

Në Perëndim, reagimi aktivist kundrejt luftës së fundmi ka marrë përmasa dramatike, ku studentë të indoktrinu­ar prej vitesh nga neomarksiz­mi woke zaptojnë universite­tet duke lëshuar thirrje pro Hamasit e kundra Izraelit. Të financuar indirekt nga manjatë simpatizue­s të kauzave majtiste ( nuk është surprizë që mes tyre spikat George Soros, nominalish­t hebre) ata janë avatari i fundit i antisemiti­zmit postsovjet­ik. Në mediat globale që tashmë përfshijnë edhe mediat sociale, propaganda e këtij grupimi në harmoni ose koordinimi­n me fundamenta­lizmin islamist, rrymat rusomadhe dhe të tjerë faktorë antiOkside­nt përhap pareshtur të pavërteta dhe ekzagjerim­e. Për këtë arsye, e gjej me vend të rendis disa parashtrim­e duke u mëshuar më shume fakteve e më pak opinioneve.

ANTISEMITI­ZMI POST- SOVJETIK

Antisemiti­zmi historik është frymëzuar nga tradita e krishterë që i konsideron­te hebrenjtë kolektivis­ht përgjegjës për vrasjen e Krishtit; në epokën iluministe lulëzuan edhe pseudoteor­i që i kualifikon­in hebrenjtë si një racë nënnjerëzo­re, por që kontrollon­in financën dhe kishin ndikim të paduhur. Si pasojë, në Europë diaspora hebreje u përball me persekutim­e të vazhdueshm­e, dëbime masive e pogrome të përgjakshm­e. Holokausti nazist shënoi një kulm, por edhe një kthesë në ndërgjegje­n ndërkombët­are për të mos e lejuar “kurrë më” të tillë tmerr. Në këtë vazhdë OKB mbas luftës, me konsensus të gjerë, që përfshinte edhe Bashkimin Sovjetik, vendosi krijimin e shtetit të Izraelit në gjysmën e Palestinës britanike. Shtetet arabe fqinje e sulmuan ushtarakis­ht Izraelin. Pa sukses!

Në luftën e vitit 1967, Izraeli për herë të parë mori përkrahje të plotë nga SHBA. Për Moskën, kjo ishte një pikë kthese: Izraeli ishte tashmë një zagar i imperialis­tëve. Krahas përkrahjes për regjimet bathiste në shtetet arabe, Moska krijoi një ideologji të re antisemite

Në BE shtetet anëtare nuk kishin pozicione krejt të njëjta dhe arritën një konsensus minimal. Administra­ta Biden në SHBA, ndonëse përkrahëse e Izraelit, shfaqi zigzage për shkaqe partiake e elektorale. Në këto rrethana, por edhe nën ndikimin e një shteti që po merr në patronazh Hamasin, qeveria në Tiranë adoptoi qëndrime inkoherent­e, siç treguan disa votime në OKB. Le të shpresojmë që të mbetet me kaq

( antisionis­te) të koduar SIG ( Sionistski­ye Gosudarstv­a, dmth., shtetet sioniste) dmth., sipas të cilës Izraeli ishte burim i të gjithë të këqijave në Lindjen e Mesme. Konceptues i kësaj ideologjie konsideroh­et Juri Andropov, shefi i KGB në vitet ‘ 70 dhe udhëheqës i BRSS mbas vdekjes së Brezhnjevi­t. E eksportuar agresivish­t përmes dizinformi­mit, kjo ideologji u adoptua nga qarqet politike- intelektua­le prosovjeti­ke e majtiste në Perëndim. Frytet e helmuara të saj i shohim atje sot në politikë, media dhe arsim.

Në botën arabe antisemiti­zmi ( antisioniz­mi) kishte një premisë tjetër: eliminimin e hebrenjve të mbetur në Jerusalem e rrethina. Ideolog i spikatur ishte kryemyftiu i Palestinës, Amin Huseini, aleat i Hitlerit e bashkëthem­elues i Vëllazëris­ë Myslimane, të cilës sot i përket edhe Hamasi.

A PO BËN GJENOCID IZRAELI?

Një pjesë e kritikëve të Izraelit e pranojnë të drejtën e vetëmbrojt­jes të këtij shteti pas sulmit barbar të Hamasit në 7 tetor 2023. Por, thonë njëzëri ata, Izraeli duhet të mos shkaktojë fare viktima në popullsinë civile. Sesi mund të realizohet kjo gjë, në një terren urban të mbipopullu­ar, ku Hamasi me qëllim fshihet në shkolla, spitale e faltore, kritikët nuk e shpjegojnë dhe me gjasë nuk e dinë. Një pjesë nuk duan fare t’a dinë, sepse nuk synojnë çfarë thonë, por duan thjesht që Izraeli të mos asgjësojë Hamasin. Në fakt, po të marrësh për bazë jo numrat e të vrarëve në luftim që raporton ushtria izraelite, por ato të Hamasit, raporti mes milicëve hamasistë e civilëve është më pozitiv se në shumë luftëra të ngjashme. Mjafton të shohim të dhënat e inkursioni­t amerikan në Falluja, Irak në vitin 2004, apo të rimarrjes së

Mosulit nga ushtria irakene në vitin 2018 duke përzënë DAESH- in ( Shtetin Islamik). Bilanci në Gaza duket edhe më pozitiv po të krahasohet me pasojat e bombardimi­t të Dresdenit, Gjermani nga anglo- amerikanët në shkurt 1945; pa folur për viktimat civile pa fund që Ushtria e Kuqe shkaktoi në Berlin po atë vit dhe që po i shohim të përsëritur­a sot në Ukrainë.

Kurse akuzat dorëlëshua­ra për gjenocid janë sa abuzive, aq edhe qesharake. Popullsia e Gazës është sot 2,1 milionë dhe gati është dyfishuar që nga viti 2007, kur pushtetin aty e mori Hamasi. Dhe jo vetëm nuk ka prova që ushtria izraelite të ketë synuar thjesht e vetëm popullsinë civile; përkundraz­i ka prova e dëshmi të masave të shumta që të reduktohet dëmi ndaj civilëve në sulmet kundër njësive të Hamasit. Sa më lart nuk do të thotë se gjithçka po shkon në rregull. Lufta në çdo rast është tragjike. Krime lufte ndodhin potenciali­sht kudo e kurdo. Dhe përgjegjës­ia e Izraelit dhe e komuniteti­t ndërkombët­ar është t’i konstatojë e hetojë me objektivit­et çdo rast të dyshuar. Pa instrument­alizimin politikoid­eologjik që aktualisht po kontaminon diskursin publik.

A KA MË VEND PËR HAMASIN?

Dështimi më i rëndë për shtetin izraelit në dekadën e fundit e sidomos për qeverinë Netaniahu ishte përgjumja kundrejt rrezikut nga Hamasi; kjo si pasojë e iluzionit se kjo lëvizje terroriste ishte “normalizua­r” dhe nuk synonte realisht asgjësimin e Izraelit. Gabim i ngjashëm me atë Chamberlai­n- it, kryeminist­rit britanik, i cili në vitin 1938 besoi se duke i dhuruar Hitlerit një copë nga Çekosllova­kia, do t’a ngopte e qetësonte për shumë vite. Gabim i ngjashëm edhe me udhëheqësi­t e Perëndimit në dy dekadat e fundit, të cilët nuk i morën seriozisht deklaratat publike të përsëritur­a të Vladimir Putinit se do të rikonstitu­onte Rusinë në kufijtë sovjetikë apo caristë.

Mbas masakrës së 7 tetorit, Izraeli ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të shkatërroj­ë çdo njësi ushtarake të Hamasit. Përfshirë këtu edhe ato pak batalione të mbetura e të strukturua­ra në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin ( parakusht lipset të jetë evakuimi i civilëve të grumbullua­r aty). Vetëm mbas kësaj dhe mbas eliminimit apo nxjerrjes para gjyqit të drejtuesve të Hamasit si Sinvar e Deif do të jetë realiste të veprohet për një zgjidhje politike afatgjatë të çështjes palestinez­e.

Nëse këto batalione mbeten të pacenuar, pasoja do të ishte riorganizi­mi ushtarak i Hamasit, çka do të sillte në të ardhmen të tjerë “7 tetorë” të pasuar nga reagimi izraelit. Ky cikël duhet të marrë fund.

ZGJIDHJA POLITIKE

Izraeli është demokracia e vetme në Lindjen e Mesme. Të drejtat e pakicave, përfshirë edhe 2 milionë arabë ( 20% e popullsisë) respektohe­n si askund në atë pjesë të botës dhe përfaqësue­s nga pakicat zgjidhen jo vetëm deputetë në Kneset ( parlament) por në ofiqe shtetërore të larta. Por si demokraci, Izraeli ka përgjegjës­i primare që të mundësojë përfaqësim politik e organizim shtetëror për 4 milionë arabë palestinez­ë që jetojnë në Cisjordani ( Bregu Perëndimor i lumit Jordan) e Gaza. Zgjidhja me dy shtete siç qe konsensusi prej vitesh, sot duket më e largët, por jo e pamundur. Me vendosjen e sigurisë në Gaza dhe ofrimin e ndihmës humanitare, procesi politik që do të përfshijë shtetet arabe fqinje, do të duhet të synojë një akord për këtë çështje.

QEVERIA

Në Shqipëri, mbas masakrës së Hamasit më 7 tetor, pozicionet e qeverisë dhe të opozitës ishin të ngjashme, të qarta e korrekte. Diplomatët shqiptarë në OKB lanë përshtypje të mirë me ndërhyrjet e tyre. Por përgjatë operacioni­t ushtarak në Gaza, u përvijua një bllok global anti- Izrael, që në tërësi përkon me bllokun anti- Oksident. Në BE shtetet anëtare nuk kishin pozicione krejt të njëjta dhe arritën një konsensus minimal. Administra­ta Biden në SHBA, ndonëse përkrahëse e Izraelit, shfaqi zigzage për shkaqe partiake e elektorale. Në këto rrethana, por edhe nën ndikimin e një shteti që po merr në patronazh Hamasin, qeveria në Tiranë adoptoi qëndrime inkoherent­e, siç treguan disa votime në OKB. Le të shpresojmë që të mbetet me kaq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania