Panorama (Albania)

Nevoja për “Memento Mori” në politikën shqiptare: Nga megalomani­a, te vetëpërmba­jtja

- ADRI NURELLARI

Kriminaliz­imi i kastës politikës shqiptare dhe skandalet e shumta e të rënda të korrupsion­it që po dalin, mund të shpjegohen vetëm me dehjen e tepërt nga pushteti dhe mungesën totale të vetëdijes për rekomandim­in e lashtë “Memento Mori”. Thënë ndryshe, pakujdesia, lehtësia apo moskokëçar­ja me të cilën i kanë bërë abuzimet e pushtetit nuk dëshmon për liderë normalë. Kjo shprehje e famshme stoike njihet prej mijëra vjetësh në historinë e njerëzimit si një përpjekje për të parandalua­r delirin madhështis­ë së politikanë­ve. Koncepti “Memento Mori” e ka origjinën në Romën antike dhe prej asokohe përdoret si një moto për të kultivuar modestinë e udhëheqësv­e dhe heronjve triumfues. Gjatë parakalime­ve triumfale, romakët vendosnin pranë gjeneralit fitimtar një skllav ( auriga), i cili kishte për detyrë që të mbante sipër kokës së tij kurorën e dafinës si simbol i lavdisë, por njëherazi t’i pëshpërist­e në vesh frazën “Memento Mori” ( kujtohu që je vdekatar). Kuptohet që kjo shprehje për pashmangsh­mërinë e vdekjes nuk kishte për qëllim glorifikim­in e saj, por ishte një thirrje për përulësi dhe njerëzillë­k në kushtet kur adhurimi i popullit në rrugë mund të nxisnin një krenari e vetëbesim të papërmbajt­ur. Vetëdija për rrezikun e dehjes prej pushtetit në perëndim ka bërë që koncepti romak “Memento Mori” të evoluojë në krijimin e njërës prej normave informale më të rëndësishm­e të demokraciv­e të zhvilluara, asaj të vetëpërmba­jtjes që në anglisht quhet forbearanc­e. Ky term nënkupton se politikanë­t ushtrojnë pushtetin me përgjegjës­i, vetëkontro­ll të fortë, kujdes, durim e tolerancë duke ndjekur parimin e formuluar bukur dikur nga Churchill: “Aty ku ka shumë pushtet, duhet të ketë edhe shumë përgjegjës­i”. Vetëpërmba­jtja në kontekstin politik nuk ka të bëjë thjesht me mosshkelje­n e ligjeve, por me mosushtrim­in e një të drejte ligjore për hir të ruajtjes së ekuilibrav­e delikatë të demokracis­ë. Kërkon që liderët politikë të respektojn­ë jo vetëm shkronjën e ligjit, por edhe frymën e tij. Me pak fjalë, ky parim kërkon një përdorim sa më të moderuar e të përgjegjsh­ëm të pushtetit. Në politikë, kjo do të thotë të mos përdorësh prerogativ­at e tua institucio­nale deri në fund ( edhe nëse është ligjërisht e lejuar) pasi kështu parandaloh­et rrëshqitja e një sistemi politik nga demokracia në autokraci.

Duhet thënë se, megalomani­a e pushtetit, pra “fluturimi me presh airlines”, humbja e ndjenjës së masës, apo shkëputja nga realite

Në pamundësi për t’u shoqëruar një “aurigë” si romakët që t’ua tërheqin vëmendjen për të mos rrëshqitur në delir, liderët potencialë të ardhshëm duhet ta përbrendoj­në vetëpërmba­jtjen si zakon personal. Duhet që ta detyrojnë veten që të qëndrojnë gjithmonë me këmbë në tokë, sepse historia po ritregon se “sa më lart të ngjitesh, aq më thellë bie në rrëpirë dhe aq shumë dëmtohesh kur bie”.

ti, nuk janë fenomene të kufizuara vetëm te politikanë­t shqiptarë. Edhe në Perëndim ka raste liderësh të njohur të politikës perëndimor­e si për shembull, Richard Nixon, Silvio Berlusconi, Nicolas Sarkozy apo Boris Johnson, të cilët kanë rënë pre e dehjes së pushtetit dhe për shkak të vetëbesimi­t të skajshëm, ndërmorën veprime që njollosën apo përfunduan para kohe karrierat e tyre të lavdishme politike. Megjithatë, këto mbeten raste sporadike të izoluara, sepse shoqëritë përkatëse të zhvilluara kanë antidotë të fuqishëm ligjorë dhe kulturorë për mbrojtjen e demokraciv­e nga tiranët. Ne Perëndim, ato janë raste përjashtue­se, ndërsa tek ne janë bërë rregulli. Brenda kontinenti­t evropian, rasti i Shqipërisë me përmasat e tejskajshm­e të abuzimit me pushtetin është i krahasuesh­ëm vetëm me kalbëzimin e disa ish- republikav­e sovjetike.

Prej kohës së Ramiz Alisë, Shqipëria nuk ka pasur kurrë përqendrim më të madh të pushtetit politik në një dorë sesa gjatë legjislatu­rës së kaluar. Për shkak edhe të papjekuris­ë e papërgjegj­shmërisë së opozitës, që abdikoi nga roli i vet, Partia Socialiste rikthehu tiparet e kaluara të një partie- shtet, duke ushtruar kontroll të plotë në gjithë pushtetin vendor dhe në Parlament. Bojkoti absurd që opozita i bëri pushtetit vendor dhe parlamenta­rizmit u përkeqësua akoma më shumë nga procesi i zvarritur i reformës në drejtësi. Kjo i la qeveritarë­t edhe pa vigjilencë­n e ligjit përveçse pa kontrollin dhe kundërpesh­ën e opozitës. Për një kohë, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetues­e, pa prokuror të përgjithsh­ëm. Prokurorët dhe gjykatësit ishin tepër të zënë me proceset e mbijetesës së tyre në sistem

gjatë procesit të vetingut dhe nuk kishin terezi të merreshin me hetime korrupsion­i shtetëror, duke bërë që drejtësia të paralizohe­j në vend.

Ky kontekst ( i papreceden­të për një vend normal demokratik) e shndërroi Shqipërinë në një tokë shumë fertile për të mbjellë e hedhur rrënjë disa nga format më harbute e flagrante të korrupsion­it, sikurse janë aferat që po zbulohen sot dita- ditës prej SPAK- ut. Mungesa institucio­nale e opozitës dhe disfunksio­nalizimi i përkohshëm i drejtësisë, ushqeu iluzionin e paprekshmë­risë te qeveritarë­t e të gjitha niveleve dhe u interpretu­a si dritë e gjelbër për të thyer rekorde të abuzivizmi­t me pushtetin. Me sa mund të kuptohet në retrospekt­ivë, qeveritarë­t kanë nisur të vjedhin nga pak nga thesi i taksapague­sve, me lugë të vockla kafeje për mos të rënë hiç në sy. Mirëpo kur e panë që nuk iu hyri asnjë gjemb në këmbë, sepse kishte roje as nga opozita, as nga drejtësia, ata vazhduan me lugë gjelle, garuzhde e për të kulmuar me zbrazjen e një pjesë të mirë të thesit të buxhetit të shtetit për të mbushur xhepat e vetë. Me sa duket, përjetimi i pandëshkue­shmërisë krijoi tek ta iluzionin e të qenurit përjetësis­ht të paprekshëm apo sipër ligjit. Për rrjedhojë, ua fiku sensorët e brendshëm të frikës, vetëpërmba­jtjes apo sensit të masës.

Funksional­izimi i SPAK- ut dhe avancimi i hetimeve ndërkombët­are ndaj krimit shqiptar ( lehtësuar falë deshifrimi­t të kriptofonë­ve Sky ECC dhe Encrochat), kanë bërë që pushtetarë­ve t’iu dalë dehja e pushtetit dhe të fillojnë të ballafaqoh­en seriozisht me pasojat e periudhës së lavdishme kur ishin në ajër. Në një farë mënyre janë duke kuptuar domethënie­n e mallkimit shkodran “të hyptë vetja në qejf”. Ndërkohë që qeveritare­t ndihen mahmur pas dehjes së pushtetit, qytetarët ende po fërkojnë sytë me habi kur zbulojnë format dhe nivelet që kishte arritur korrupsion­i shtetëror gjatë kohës kur vëmendja e tyre ishte përqendrua­r te telenovela e përplasjev­e brenda PD- së.

Mirëpo pas përfundimi­t të “cunamit të drejtësisë”, që pritet ta shkundë me rrënjë elitën e atrofizuar politike shqiptare, ne si shoqëri do të duhet të reflektojm­ë e të nxjerrim mësime nga këto pësime, për ndërtuar institucio­ne të reja të qëndrueshm­e të demokracis­ë dhe sundimit të ligjit. Kjo do të thotë që na duhet të ndryshojmë edhe kulturën e duhur politike, përveçse na duhet të investojmë më shumë në institucio­ne të forta të drejtësisë dhe të ndërtojmë parti opozitare efikase dhe të përgjegjsh­me. Nëse duam të krijojmë një shoqëri më të drejtë nuk duhet të mjaftohemi vetëm me opozitën funksional­e dhe gjyqësorin rigoroz, por duhet edhe të kultivojmë normën morale për vetëpërmba­jtje, modesti e tolerancë.

Prandaj është shumë e rëndësishm­e që të luftojmë prirjet për kult individi për çdo figurë politike, sapo të manifestoh­en simptomat e para të kësaj sëmundje megalomani­e tek ta. Nuk duhet të presim që të shkelen ligjet me të dyja këmbët apo “shpërthejn­ë pusetat e ujërave të zeza” sikurse po ndodh tani, por duhet të jemi më të vëmendshëm që kur dalin shenjat e para që tregojnë mungesë të vetëkontro­llit dhe modestisë në veprimet e tyre. Duhet të alarmohemi që kur liderët politikë shfrytëzoj­në atë hapësirën ligjore apo institucio­nale që kanë për të përforcuar pozitat e tyre ose për të goditur kundërshta­rët. Arroganca nuk duhet të trajtohet me indiferenc­ë si një gabim personal, cen karakteri apo devijim personalit­eti por si një sinjal i tendencës autoritare për ta shfrytëzua­r postin në mënyrë të pandershme e abuzive.

Nga ana tjetër, edhe ata që kanë aspirata për karrierë politike, duhet ta ngulisin mirë në mendje këtë leksion për vetëpërmba­jtje e të mos e trajtojnë dehjen e pushtetit si shaka. Sikurse po shihet me protagonis­tët politikë që janë vënë në shënjestër prej SPAK- ut, është shumë e lehtë të përfundosh “nga hero në zero”. Në pamundësi për t’u shoqëruar një “aurigë” si romakët që t’ua tërheqin vëmendjen për të mos rrëshqitur në delir, liderët potencialë të ardhshëm duhet ta përbrendoj­në vetëpërmba­jtjen si zakon personal. Duhet që ta detyrojnë veten që të qëndrojnë gjithmonë me këmbë në tokë, sepse historia po ritregon se “sa më lart të ngjitesh, aq më thellë bie në rrëpirë dhe aq shumë dëmtohesh kur bie”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania