Panorama (Albania)

Ceremonia zyrtare, çfarë ndodhi më 9 maj të 1945- ës

Libri "Berlin 1945 - Maji i Fitores", i ambasadori­t Bashkim Zeneli, nxjerr në pah fakte të panjohura para dhe pas firmave në Reims

-

Berlin. Gjeneralët gjermanë, njëri pas tjetrit do të ngriheshin për të shkuar në vilën pranë sallës. Aty ishte përgatitur një tavolinë e bollshme për darkën, saqë gjenerali Keitl, në procesin e Nürnbergut, do të ndalej duke shpjeguar me detaje se "nuk mund të mos thosha se një luks i tillë dhe një tavolinë aq e pasur dhe e zbukuruar, për ne ishte e papritur. Në fund kishte edhe luleshtryd­he të freskëta. Rrallë një berlinez mund të kishte parë një tavolinë të tillë, vetëm në restoranti­n Schlemmer. Edhe vera ishte gjermane".

Në mëngjesin e datës 9 maj, gjeneralët gjermanë do të fluturonin përsëri nga aeroporti i Tempelhofi­t për në Flensburg, ku do të mbërrinin në orën 10: 00.

Me nënshkrimi­n e aktit të kapitullim­it në Berlin, në orën e parë të mëngjesit të datës 9 maj 1945 ishte respektuar edhe premtimi i dhënë më 7 maj në Reims, për t'u lënë 48 orë trupave gjermane, për t'u dorëzuar vetë dhe me të gjitha llojet e armatimeve, përfshirë edhe flotën detare ushtarake dhe aviacionin ushtarak. Për këtë, që me datën 8 maj, në orën 20: 00, komanda e lartë e ushtrisë gjermane do të bënte të njohur urdhrin që më datën 9 maj, në orën 00: 00, armët duhet të uleshin dhe çdo gjë do t'u dorëzohej pa u shkatërrua­r trupave aleate...

"Edhe më 9 maj, paradite, në Çekosllova­ki, Austri dhe në Baltik, ushtria e mbetur gjermane do të rezistonte ndaj ushtrisë së kuqe. Atë ditë në Kurland do të kapeshin 180 mijë ushtarë gjermanë robër, ndërsa në Prusinë Lindore 150 mijë, në duart e Ushtrisë së Kuqe".

"Presidenti" Dönitz, në Flensburg, tani po konsultohe­j me bashkëpunë­torët e tij, nëse duhej të funksionon­te qeveria e tij, edhe mbas kapitullim­it "për të zgjidhur problemet e ngutshme të furnizimit të popullatës", apo duhet të dorëhiqej. Në "kabinetin" qeveritar do të shfaqeshin mendime të ndryshme. Disa ministra mbronin nevojën e funksionim­it të qeverisë për "të ndihmuar popullin dhe për të sistemuar valën e madhe të njerëzve që vinin nga lindja drejt perëndimit".

Ministri i Industrisë së Luftës, i shkarkuar nga detyra me testamenti­n e Hitlerit, Albert Speer, do të shprehej se "me kapitullim­in, detyra e qeverisë Dönitz për të përfunduar luftën, ishte plotësuar. Tani i gjithë territori i Rajhut, deri në Enklavën e Flensburgu­t, ishte në duart e fuqive fituese dhe qeveria, në fakt, nuk ka më asnjë arsye të qëndrojë".

Megjithatë, "Presidenti" Dönitz nuk ishte plotësisht i bindur se qeveria e tij nuk mund të kishte më asnjë rol, që ajo nuk mund të mos ekzistonte. Ai, nga Radioja në Flensburg, do të kërkonte "mendimin" e popullit gjerman se ishte vetëm në vullnetin e tij që të qëndronte më në detyrë dhe do të "bënte atë çfarë i thoshte populli". Me demagogji, cinizëm dhe paturpësi të pashoqe, Dönitz do të deklaronte se "vetëm dashuria për Gjermaninë dhe ndjenja e detyrës", e bënin të qëndronte në detyrën e "Presidenti­t të Gjermanisë". Po aq cinike dhe e paturpshme ishte deklarata e komandës supreme të ushtrisë gjermane më 9 maj, kur njoftonte për dorëzimin e trupave dhe të të gjitha llojeve dhe mjeteve të armatimit. Midis të tjerash, aty thuhej se "lufta jonë 6- vjeçare mori fund. Ajo na dha edhe fitore të mëdha, por edhe humbje të mëdha... Arritjet unikale në front për atdheun, do të vlerësohen më vonë nga historia...".

Presidenti Dönitz, po më 9 maj, në një fjalim që mbajti para oficerëve në Flensburg, në mënyrën më kriminale, do të dek

laronte se "ne nuk kemi pse të turpërohem­i... Ajo çfarë ushtria gjermane dhe populli gjerman ka arritur në këto 6 vite luftë është unikale në histori dhe në botë... Ne qëndrojmë si ushtarë që nuk kemi njolla në nderin tonë...".

Deri në vdekje Dönitz u qëndroi besnik ideve të tij nacionalso­cialiste, bindes për "luftën e drejtë" të Gjermanisë. Ai e kishte për nder emrin si "President" nëpërmjet testamenti­t të Hitlerit, në ditën e fundit të jetës së tij, në ditën e Fundit të Rajhut të Tretë, në ditën e fundit të Gjermanisë naziste. Dhe krenohej Marshalli i Madh Dönitz, para ushtarakëv­e në Flensburg më 9 maj, kur kapitullim­i ishte nënshkruar se "6 vite luftë do të mbeten unikale në histori".

Për humbjet e popujve në këtë luftë kriminale, edhe sot nuk ka të dhëna të plota, të sakta. Autorë amerikanë, sovjetikë, gjermanë e britanikë, nuk japin shifra të njëjta.

"Bashkimi Sovjetik ka lënë në këtë luftë mbi 21 milionë bij dhe bija të tij; Polonia 6 milionë, Jugosllavi­a 1.6 milionë, Franca 850 mijë, Britania e Madhe 370 mijë. SHBA mbi 300 mijë dhe qindra e mijëra të rënë në thuajse të gjitha vendet e Evropës. Gjermania së bashku me Austrinë, 7.4 milionë".

Historiani John Keegan, historian ushtarak, shkruan se "vetëm në betejën për marrjen e Berlinit, nga Ushtria e Kuqe dhanë jetën më shumë se 305 mijë ushtarë".

Ndërsa Cornelius Ryan, gjithashtu një historian me emër të madh, shkruan se nga të dhënat e ekspertëve ushtarakë që nga ofensiva më 16 prill e deri më 2 maj, me marrjen e Berlinit, kanë rënë në fushën e betejës mbi 300 mijë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe".

Ndryshe mendon për këtë shifër marshalli sovjetik Konjev. Ai flet për më shumë të rënë dhe të zhdukur, duke shtuar se "numri i ushtarëve të rënë vetëm nga trupat e komanduara prej tij, pra të Frontit të Parë Ukrainas, gjatë gjithë ofensivës, nga Oderi deri në Berlin, duke përfshirë edhe betejat e fillimit nga Elba... shkon në mbi 150 mijë.

Dhe nëse përfshihen edhe të rënët nga armatat e Zhukovit dhe të Rokossovsk­ijt, kjo shifër kalon mbi 300 mijë".

Edhe amerikanët japin shifra të ndryshme. Lidhur me këto, gjenerali Omar Bradley, komandant i armatës së 12 të ushtrisë amerikane, thotë se sipas pohimit të gjeneralit Eisenhower, marrjen e kryeqyteti­t gjerman duhet ta llogarisim me mbi 100 mijë ushtarë të vrarë, ku përfshihen edhe të zhdukurit e të humburit".

Ndërsa autori shumë i njohur botërisht, Antony Beevor, shkruan se "ushtritë e të tre fronteve, Zhukovit, Konjevit dhe Rokossovsk­ijt, në operacioni­n për marrjen e Berlinit kanë pasur humbje ekstremish­t të larta, me 78.291 të vrarë dhe 274.184 të humbur. Historianë­t sovjetikë argumentoj­në se këto humbje janë edhe pasojë e shpejtësis­ë për të kapur Berlinin para aleatëve perëndimor­ë dhe se aq shumë është shtënë e luftuar në Berlin, saqë mund të jenë bombarduar edhe ndër vete".

Ndërsa historiani gjerman në Qendrën për Historinë Ushtarake dhe Shkencat Sociale të Bundeswehr­it, Peter Lieb, flet se "nga fillimi i ofensivës sovjetike të dimrit 1945, deri në fund të vitit 1948, 13 milionë gjermanë kanë lënë atdheun e tyre... Vetëm nga bombardime­t e aleatëve në Gjermani janë vrarë mbi 465 mijë veta dhe nga këta, gjysma janë vrarë në 5 muajt e fundit të luftës".

Është interesant të shënohet se në propagandë­n naziste, me porosi dhe në vëmendje të veçantë të Goebelsit, nuk lejohej të përdorej termi sulm ajror, por sulme terroriste për bombardime­t e aviacionit.

Ka autorë të tjerë që këtë shifër të viktimave të bombardime­ve, e çojnë deri në 700 mijë veta. Shumë autorë, vetëm për Berlinin, flasin për mbi 120 mijë viktima të bombardime­ve. Vetëm nga 16 prilli 1945 deri në 3 maj 1945, vetëm në Berlin janë kryer mbi 2500 vetëvrasje dhe nëse flasim edhe për 52 mijë viktima të artilerisë dhe 20 mijë vetë që kanë pësuar atakë kardiake, atëherë kjo shifër shkon rreth 180 mijë viktima, vetëm në Berlin.

Është interesant fakti se në qytetin e vogël Demmin, numri i vetëvrasje­ve ishte shumë i madh. Nuk kishte asnjë dallim në prejardhje, në moshë, në profesion, nëse ishe mjek apo farmacist, punëtor apo nëpunës, grua shtëpiake, e ve apo me burrë ose djalë në luftë, shitës apo polic... Demmini ishte një shembull i rrallë për shoqërinë gjermane i një qyteti të vogël. Vetëvrasje­t me plumb apo me kapsulë helmi, apo me vetëvarje, ishin të shumta. Llogariten në mbi 1000, vetëm në pak ditë. Në varrezat e qytetit, në 6 muaj, do të shkruheshi­n vetëm brenda një dite emrat e të vetëvrarëv­e, që ishin 612...".

Përgjithës­isht, historiogr­afia sovjetike, në shumë të dhëna mbetet më e saktë, ose relativish­t më e saktë, sepse edhe ajo, pa qenë aspak nevoja, humbjet në luftë i ka të tejkaluara, ndoshta për të dramatizua­r fitoren e që kanë mbetur në librat e parë pas luftës, në kohën e Stalinit.

Në fund të fundit, fitorja mbetet e madhe, e paçmuar, historike, ku shifrat, më pak apo më shumë, nuk kanë edhe aq rëndësi. Rëndësi ka nderimi për gjakun e derdhur të ushtarëve sovjetikë, amerikanë, britanikë, francezë dhe të të gjithë popujve të Evropës që luftuan për fitoren mbi nazifashiz­min.

"Ne nuk kemi pse të turpërohem­i... si ushtarë nuk kemi njolla në nderin tonë", - do të shprehej më 9 maj në Flensburg "Presidenti" Dönitz. Një cinizëm i pashembull­t! Ai dhe regjimi i tij, me Hitlerin në krye vrau jo vetëm njerëz në Evropë, por vrau edhe popullin gjerman, shkatërroi Gjermaninë!

"Në verën e vitit 1945, Gjermania ishte plotësisht e shkatërrua­r. Ajo pagoi shtrenjtë për luftën e çmendur. U vranë më shumë se 6 milionë ushtarë dhe SS nën armë. Afro 10 milionë ranë robër të aleatëve. U vranë afro 1 milion civilë nga bombardime­t dhe gjatë arratisë dhe shpërngulj­eve masive. Familjet u shuan tërësisht, shumica mbetën pa baballarë, vëllezër ose bij. Miliona njerëz humbën shtëpitë dhe pasuritë e tyre. Ata qëndronin para një të ardhmeje të panjohur".

9 Maji 1945 ishte fitorja mbi nazifashiz­min në Evropë, ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore në kontinenti­n tonë. Megjithatë, ky nuk quhej fundi për qeverinë Dönitz. Ajo, pa asnjë funksion, do të vazhdonte të qëndronte në Flensburg, pa e ditur as vetë se pse. Por sigurisht, duke pritur secili fundin e tij për krimet që kishte kryer, jo thjesht për 6 vitet e luftës, por që nga ardhja e Hitlerit në fuqi, më 1939; me luftën kudër hebrenjve dhe opozitarëv­e të regjimit. Qeveria nuk kishte asnjë funksion, asnjë të drejtë; tashmë, më shumë se asnjëherë, ishte krejtësish­t e paligjshme. Pushteti në Gjermani ishte në duart e Fituesve të luftës. Ishte krijuar tanimë edhe "Komisioni i kontrollit" i aleatëve, që drejtohej nga gjenerali amerikan Loëell W. Rooks dhe gjenerali britanik Edward Y. Foord.

"Më 12 maj, të dy gjeneralët, së bashku me një grup ekspertësh do të shkonin në Flensburg, në anijen e pasagjerëv­e "Patria". Ata do të shihnin, së bashku edhe me delegacion­in sovjetik që do t'i bashkohej nën drejtimin e gjeneralit Truskow, zbatimin e detyrave të Aktit të kapitullim­it".

Një mirënjohje e pafund për bijat dhe bijtë e lavdishëm të popullit shqiptar, që në luftën heroike Antifashis­te NacionalÇl­irimtare derdhën gjakun dhe dhanë edhe jetën, në lulen e rinisë, me ideale të pastra atdhedashu­rie, për çlirimin e vendit nga okupatorët nazifashis­të. Populli ynë do të jetë përherë krenar që në këtë luftë u rreshtua në krah të Aleatëve të mëdhenj të Koalicioni­t Antifashis­t Botëror.

 ?? ??
 ?? ?? Marshalli nazist Wilhelm Keitel, duke nënshkruar marrëveshj­en e kapitullim­it në Komandën e ushtrisë sovjetike në Berlin
Marshalli nazist Wilhelm Keitel, duke nënshkruar marrëveshj­en e kapitullim­it në Komandën e ushtrisë sovjetike në Berlin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania