Panorama (Albania)

Shtëpia e barit në Tepelenë, konsumi i lartë i energjisë zbuloi bimët narkotike

Pas “shtëpisë së barit”, policia e Gjirokastr­ës zbulon edhe pajisje kriptomone­dhash, dyshohet edhe për ambiente e persona të tjerë

- TEPELENË

Në policinë e Gjirokastr­ës mësohet se ka shkuar një informacio­n për konsum të madh të energjisë elektrike në një zonë.

Menjëherë janë angazhuar forcat e policisë në terren, ku në mbledhjen e informacio­neve kanë bërë të mundur të zbulojnë edhe një ambient të përshtatsh­ëm për kultivimin e bimëve narkotike. Policia përgjatë kontrollit ka bërë me dije se janë zbuluar rreth 230 bimë, ndërsa ambienti kishte të gjitha kushtet për ta kryer procesin e kultivimit në mënyrë të duhur. Me llamba që merrnin edhe energjinë elektrike që ka çuditur punonjësit e elektrikut, ambienti në fakt, sipas policisë kryente edhe aktivitet tjetër po kriminal. Janë shoqëruar 4 persona ndërsa policia nuk bën me dije emrat e tyre. Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në aktiviteti­n kriminal që u zbulua na kultivimin e kanabisit, por edhe në prodhimin e kriptomone­dhave. Policia lokale pretendon të vijojë operacioni­n në të gjithë territorin e Tepelenës për të parë nëse ka edhe objekte të tjera që shërbejnë për kultivim droge.

KËRKIMI PËR DROGËN

Policia lokale në Qarkun Gjirokastë­r po ushtron kontrolle antikrim për ekzistencë­n e mjediseve të kultivimit të kanabisit me llamba si dhe prodhimin e kriptomone­dhave. Nga operacioni policor janë konstatuar dy mjedise të dyshuara për kultivimin e kanabisit me llamba. Dyshohet se dy banesa përkatësis­ht në qytetin e Tepelenës dhe rrethina funksionon­in si shtëpi bari për kultivimin e kanabisit me llamba. Gjithashtu, gjatë kontrollev­e të policisë në një tjetër banesë në Tepelenë janë zbuluar një pajisje kriptomone­dhash.

Policia ka evidentuar faktin se në këto tri mjedise ka pasur mbifaturim të energjisë elektrike, çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligj­shme. Në lidhje me këto raste, policia lokale ka shoqëruar katër persona dhe po vazhdon intensivis­ht hetimet për të mësuar se cilët janë personat që kanë organizuar aktiviteti­n kriminal.

SHTËPITË E BARIT

Policia e Gjirokastr­ës bëri me dije se ka zbuluar ditën e djeshme një shtëpi bari në zonën e Kurveleshi­t, konkretish­t në rrugën e fshatit Veliqot. Pas disa informacio­neve për prezencën e kanabisit në zonë, policia ka ndërmarrë një aksion, ku ka gjetur një ambient të mbyllur, e cila më pas rezultoi se ishte përshtatur si shtëpi bari. Në këtë banesë, e cila ishte ngritur infrastruk­tura e nevojshme për rritjen e bimëve narkotike, me llamba që furnizohes­hin me energji elektrike, janë gjetur të paktën 230 rrënjë kanabisi. Ndër të tjera, mësohet se policia ka shoqëruar në Komisariat­in e Tepelenës 4 persona, ku njëri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë vepër të jashtëligj­shme. “Në zbatim të masave për parandalim­in dhe goditjen e tentativav­e për kultivim të bimëve narkotike kanabis sativa në terren apo në ambiente të mbyllura me llamba, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Tepelenë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastë­r kanë intensifik­uar kontrollet. Si rezultat i kontrollev­e dhe inteligjen­cës policore shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastë­r dhe shërbimet e Komisariat­it të Policisë Tepelenë në bashkëpuni­m me shërbimet e OSHEE- së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient ( shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizohes­hin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike kanabis sativa në vazo”, - bën me dije deri tani policia. Ndërkohë vijoni aksioni policor për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania