Panorama (Albania)

Ekspertët: U qëllua fillimisht nga pozicioni i Xhuvanit! Qitësi, ngjitur me viktimën!

-

Dje janë shfaqur konkluzion­et e ekspertëve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, për të cilin në burg ndodhet Arbër Paplekaj. Deri tani ekspertët kanë dalluar se pranë viktimës ka qenë edhe një qitës tjetër, dhe dy grupet kanë qëlluar njëri- tjetrin me armë. Nga ajo që kanë parë nga kamerat, ekspertët raportojnë se i pari që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka qenë Pjerin Xhuvani dhe pranë tij ka qenë një qitës. Në seancën e radhës e cila u zhvillua në Apel, ekspertët bënë interpreti­min e kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes. Viktima Xhuvani ka qenë i shoqëruar nga disa persona dhe ishte ky grup që nis shkëmbimin e zjarrit. “Nga reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifiku­ar qitës. Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarj­e, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1- 2 metra. Në rrobat e Xhuvanit janë gjetur shenja baruti, por jo në duar. Kjo çon ekspertizë­n në përfundimi­n se ai nuk ka pasur armë. Shenjat janë nga arma e qitësit pranë”, - thonë ekspertët, duke komentuar veprimet e Arbër Paplekës. Konkluzion­et e palëve do të jepen më 24 maj. Kjo ishte hera e dytë që rindërtohe­j ngjarja. Më herët, Prokuroria e Elbasanit rindërtoi ngjarjen në korrik të vitit 2022, por që duket se ka lënë dyshime mbi konkluzion­et. Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukturë për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, nisi përplasja me armë. Veç viktimës Xhuvani, të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është vetëm ish- oficeri i RENEAs, Arbër Paplekaj, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania