Panorama (Albania)

Këlliçi nga protesta: Firmosa kallëzimin e ri në SPAK ndaj Erion Veliajt

-

Anëtari i Kryesisë së PD së “Rithemelim­it”, Belind Këlliçi deklaroi nga protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e mbështetur edhe nga opozita, se ka nënshkruar kallëzimin e ri në SPAK ndaj Erion Veliajt. “Jemi kundër një hajduti që njihet si kreu i bandës ‘ 5D’ dhe pronari faktik i incenerato­rit. Do mbahet mend si i vetmi kryebashki­ak që vuri policinë për të mbrojtur veten. Bandit ordiner që shpërdoroi taksat e qytetarëve. Ai ka turpëruar kombin tonë. Ky hajdut që e nisi karrierën e tij politike me një mashtrim sikur u martua me kursimet e pensionit të nënës së tij. I takon SPAK të ngrihen në lartësinë e detyrës e t’i përgjigjen një drejtësie pa regji”, - tha ai. Këlliçi shtoi se nuk i intereson nëse kryeminist­ri Edi Rama e pushkatoi politikish­t kryebashki­akun e Tiranës, por i interesojn­ë milionat e vjedhura. “Nuk na intereson nëse e pushkatoi sot politikish­t Rama, më interesojn­ë qindra mln euro të vjedhura nga Veliaj. Sot firmosa kallëzimin e ri në SPAK ndaj Erion Veliajt. Janë arrestuar qytetarë se po rregulloni­n gardhin apo shtëpinë. I bëj thirrje SPAK- ut se sot keni damkën e madhe në kurriz, mbi shpatulla të burgosjes, pa asnjë fakt, pa asnjë provë të arrestit të liderit të opozitës. Ndërkohë drejtuesi i kësaj strukture, në materialin që ka depozituar në Kuvend, ka përmendur 11 herë emrin e kryebashki­akut Veliajt, por Drita Premçi e amnistoi. Drita Premçi ke dy rrugë: ose do të bjerë Erion Veliaj, ose Altin Dumani”, - përfundoi fjalën e tij anëtari i Kryesisë së PDsë së “Rithemelim­it”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania