Panorama (Albania)

Rama, me “dorë të hekurt” ndaj ministrave

“Përgjegjës­ia përpara ligjit, vetëm individual­e, ndërsa llogaridhë­nia është institucio­nale” “Asnjë anëtar i kabinetit nuk do të ketë më asnjë lidhje me tendera”

- MINISTRAT LARG TENDERAVE

Ne kemi hedhur një hap tjetër përpara. E ka hedhur kjo shumicë me propozim të qeverisë, me votë të këtij Grupi Parlamenta­r, për të krijuar Shoqërinë Publike të Operatorit të Blerjeve të Përqendrua­r, e cila ka filluar punën zyrtarisht në 25 prill dhe do t’i kryejë ajo të gjitha prokurimet e ministrive dhe të institucio­neve tyre të varësisë pra e thënë troç, asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë së tij, nuk do të ketë më asnjë lidhje me tendera, por do të merret vetëm me politikat sektoriale. Kjo shoqëri e ndërtuar sipas modeleve më të mira europiane, do të asistohet nga shoqëri partnere europiane, do të ofrojë shërbimet e veta dhe për të gjitha njësitë e pushtetit vendor, apo për institucio­net e tjera jashtë varësisë së pushtetit ekzekutiv, të cilat ne nuk i detyrojmë dot me ligj, që të heqin dorë nga organizimi i tenderave.

PSE NUK DENONCON ADMINISTRA­TA

Dëgjova drejtuesin e SPAK- ut në raportimin e tij përpara Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë kur tha se kanë rënë denoncimet për korrupsion nga institucio­net shtetërore. E thashë më lart dhe besoj e shtjellova pse misioni bazë i pushtetit ekzekutiv në luftën kundër korrupsion­it nuk është dhe s’mund të jetë hetimi i brendshëm i korrupsion­it, por hartimi dhe zbatimi i masave sistemike, që adresojnë problemati­ka sistemike dhe ngushtojnë sistematik­isht hapësirat për korrupsion përmes mekanizmas­h që janë jo subjektiv, duke zvogëluar subjektivi­tetin e individit si fuqi për të ndikuar procese, i nxitur nga korrupsion­i. Unë besoj dhe këtë e kemi diskutuar me ministrin e Drejtësisë, e kemi diskutuar dhe me ministrin e Shtetit për Anikorrups­ion, se një arsye e rënies së një lloji të caktuar denoncimes­h për korrupsion nga institucio­net, është në fakt impakt parandalue­s që ka filluar të japë dhe vetë veprimtari­a e SPAK- ut.

FTESA PËR OPOZITËN

Thirrja ime sot për të gjithë ata që janë kundër nesh është shumë e thjeshtë besoj, ne nuk ju ndryshojmë dot juve, prandaj luftën tuaj politike vazhdojeni si ta mendoni ju, me të gjithë arsenalin e mirënjohur prej vitesh që dispononi, por le ta krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte, një zonë të ndaluar për sharjet dhe sherret e kësaj jete të ulët politike ku jemi të ngërthyer secili në mënyrën e tij, një vend pune të përbashkët, me aleatët tanë strategjik Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara me ekspertizë­n më të mirë vendase dhe ndërkombët­are me të gjitha institucio­net e pavarura, shoqërinë civile, botën akademike, grupet e interesit për të adresuar jo dallimet tona të papajtuesh­me politike, as interesat tona të paafrueshm­e partiake, por procesin e mëtejshëm të shtet bërjes europiane të Shqipërisë duke analizuar me sa më shumë objektivit­et të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë të re, si dhe identifiku­ar hapa që duhen marrë dhe masa që duhen ndërmarrë. Tani ju thoni se e keni shumë seriozisht që doni të vini në pushtet dhe pavarësish­t se çfarë mendojmë ne për këtë dëshirë tuajën unë ju them se zgjedhjet janë vitin e ardhshëm dhe nëse me gjithë mend do vini në pushtet, atëherë ju duhet të jeni të parët që të jeni të interesuar për këtë iniciative, sepse bota do të vazhdojë të rrotullohe­t edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Ora biologjike mund të ndalë largqoftë për secilin prej nesh, por s’mund të ndalë për të gjithë ne dhe çfarëdo çudie të na sjell koha deri në zgjedhje, përsëri do të ketë opozitë, përsëri do të ketë qeveri, ku forcat ekzistuese të Parlamenti­t të sotëm do kenë rolin e tyre. Kështu që konsideroj­eni këtë iniciative tonën si mundësinë tuaj, për të filluar të mendoni se çfarë duhet të bëni për shtet bërjen europiane kur dëshira juaj që të vini në pushtet të plotësohet dhe ju të jeni qeveria dhe kijeni parasysh që kjo iniciativë kërkon një punë të madhe, ende më të madhe sesa puna për reformën në drejtësi, çka do të thotë që do të marrë disa vjet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania