Panorama (Albania)

Rama ‘ shkund’ ministrat: Kush punon fshehurazi për xhepin e tij, s’do ta ketë PS- në në krahë

Kryeminist­ri: Kush zyrtar bën korrupsion, është tradhtar i dyfishtë! Hajdut me kostum! Kreu i PS paralajmër­on: Nuk do lëshoj vetëm djalin e vogël, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka mbajtur dje një fjalim të gjatë, rreth 2 orë para grupit të deputetëve dhe ministrave të qeverisë, të cilëve u ka adresuar një sërë mesazhesh të forta se askush nuk do të jetë i paprekshëm nëse “kapet me korrupsion”. Rama ka bërë të ditur se ka punuar gjatë qeverisjes së tij me mbi 40 ministra, të cilëve tha se ua ka bërë të qartë se kushdo që punon fshehurazi për xhepin e tij, nuk do të ketë në krahë PS- në, por vetëm avokatin e tij. Rama tha se kanë ardhur kohë të këqija dhe se ai e pret të vërtetën nga SPAK- u dhe jo nga zyrtarët që akuzohen për korrupsion.

“KUSH MERRET ME KORRUPSION, S’KA PUNE ME NE”

Kush flirton me korrupsion­in, në Parlament apo në qeveri, deputet a ministër, nuk është as ne, nuk është as i yni, e as nuk ka asnjë punë me ne! Ashtu sikundër, kushdo që është zgjedhur në krye të një bashkie ose punon si drejtues dhe përgjegjës në nivelet e tjera të administra­tës shtetërore, qendrore apo vendore, nëse fut duart në arkën e këtij shteti dhe në xhepat e këtij populli, nuk është ne, nuk ka sesi të jetë ne dhe as se si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes! E thënë ndryshe, çdo anëtar i kësaj familjeje të madhe politike që bën korrupsion me funksionin publik është vetëm një tradhtar i dyfishtë, jo vetëm i popullit shqiptar, si çdo hajdut me kostum që merr ç’nuk është e tija, po edhe i Partisë Socialiste të Shqipërisë, si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit ku rritet.

HAJDUTET NE “TRUPIN TONE”

Kur qëllon që fatmirësis­ht një hajdut e parazit i tillë të zbulohet nga drejtësia, i hidhur është sa të duash fakti se e kishim mes nesh, por ama lajmi se kemi një parazit më pak në trupin tonë është vetëm shumë i mirë. Vjen edhe tek unë njësoj si tek ju, helmi që hidhet, duke përdorur raste të korruptuar­ish apo të dyshuarish për korrupsion, siç hidheshin në mesjetë minjtë në ujësjellit e kështjella­ve për të helmuar të tërë ata që jetonin në kështjellë.

MESAZHI PER MINISTRAT

Unë kam pasur detyrën të punoj në këta dhjetë vjet me dyzetë e ca ministra dhe të gjithë ata e kanë dëgjuar prej meje, qysh në ditën e parë të fillimit të punës e jo vetëm, se kush lufton për qëllimet tona të përbashkët­a ka mbështetje­n time në çdo hap, ka diskrecion të plotë në vendimet e veta e në rekrutimin e bashkëpunë­torëve dhe më ka në krah, kurdoherë që do të sulmohet për përpjekjet që bën në llogoren e përbashkët. Por kush gabon, duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, nga njëra anë, duke luftuar me mua e me Partinë Socialiste për të mirën e punës së përbashkët për shtetin, e nga ana tjetër duke punojë fshehtazi edhe për xhepin, nuk do të ketë në krah as mua, as Partinë Socialiste, por vetëm avokatin e vet përpara drejtësisë.

“NUK LESHOJ VETEM DJALIN E VOGEL”

Qeveritë e mia kanë ndryshuar, ministrat kanë ndryshuar, shumë gjëra i kemi ndryshuar së bashku në çdo sektor, po kjo devizë as nuk ka ndryshuar dhe as do të ndryshojë, deri kur të jem unë të paktën. “Jo po PS- ja duhet t’i mbajë njerëzit e saj dhe ti duhet s’duhet t’i lëshosh njerëzit e tu!”… “Ah jo, jo, unë nuk lëshoj djalin e vogël në ndonjë shkëmb të lartë mbi det kur do të hidhet, po nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur i vjen ora të thirret. Jo po s’kam bërë asgjë, po më bien në qafë se ma bën ky e ma bën ai, se SPAK- u kështu e SPAK- u ashtu”…. Nëse s’ke bërë asgjë, s’ke nevojë të të mbaj unë dhe PS- ja, të mban e vërteta, prandaj lufto për të vërtetën tënde, se kjo parti e kjo qeveri nuk bëjnë dot asnjë koment për çështjet që hap SPAK- u, jo më avokatinë e një drejtori, kryebashki­aku, deputeti apo ministri të kërkuar nga SPAK- u. Madje, sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK- ut aq më shumë ne e presim të vërtetën vetëm nga SPAK- u, jo nga i lartësuari prej nesh që kërkon dhe që të mos e lëshojmë. Keq më vjen shumë për këdo që nuk do ta pranojë realitetin e ri. Është kthyer një botë përmbys, e di, kanë ardhur kohë të këqija shumë për ata që ishin mësuar me drejtësinë të lidhur pas qerres së pushtetit politik dhe duan dhe të shërbejnë dhe të rrëmbejnë. Unë nuk kam dhe ne nuk kemi hiç se çfarë të bëjmë askujt që nuk do ta kuptojë se kjo luftë për drejtësinë e re, të çliruar dhe të pavarur nga pushteti politik është e vërteta jonë më kuptimplot­ë në raport me Shqipërinë, me shqiptarët dhe me historinë.

“DËRRASA E KALBUR”

Kush e vë këmbën në një dërrasë të kalbur, e di mirë çfarë bën. Prandaj nuk jam unë dhe PS- ja që lëshon kur i dridhet toka nën këmbë, por është ai që ka lëshuar PS- në bashkë me mua. Pastaj kur thonë, “Rama e ka kështu se i përdor dhe i hedh si limona të shtrydhur se nuk i duhen më”, e kanë shumë gabim. Kush e ushqen me korrupsion krimin e dëshirës për vetëpasuri­m përmes funksionit publik, nuk është një limon i shtrydhur që e hedh unë, por një mollë e kalbur që bie vetë.

“DO VOTOJMË PËR HEQJEN E IMUNITETIT”

Nuk ekziston që një anëtar i kabinetit qeveritar të shtrëngohe­t për të vendosur kundër bindjes së vet mbi çështjet ku unë e mendoj si njëri, tjetri mendon ndryshe edhe nga ai edhe nga unë. Kurrë nuk mungon për asnjërin nga anëtarët e qeverisë, mbështetja e plotë nga ana ime, për ta bërë detyrën në të 360 gradët e funksionit që ka secili dhe secila, por ama nuk ka pasur asnjëherë, asnjë mëdyshje, për t’ia lënë drejtësisë tërësisht në dorë fatin e çdo çështje të hapur nga SPAK. Qoftë kur një ish- ministër del se meriton vetëm vetminë para ligjit dhe ne votojmë heqjen e imunitetit pa shprehur asnjë rezervë, jo qorrazi, bazuar mbi leximin shumë të mençëm të dosjes

“LLOGARIA PARA LIGJIT”

Dikur, jo ministra, po as ish- ministra nuk i thërriste dot Prokuroria, as nuk e hapte fare, hiç, një çështje nëse largqoftë mund të lidhej direkt me ndonjërin syresh, ndërsa pushteti politik e linçonte publikisht drejtësinë dhe direkt Prokurorin e Përgjithsh­ëm. Herë duke krijuar shumica fluide në Parlament edhe kundër kryeminist­rit për ta shkarkuar, herë duke e kushtëzuar edhe konsensusi­n për zgjedhjen e Presidenti­t të Republikës, këtu, në sallë tjetër me kërkesën mafioze për të bërë kurban njëherë Prokurorin e Përgjithsh­ëm me votat e opozitës. Herë duke e pagëzuar publikisht si lavire bulevardi nga tribuna e Kryeminist­risë dhe duke përdorur për letër higjienike urdhër arreste e Prokurorit të Përgjithsh­ëm për drejtuesit e Policisë, edhe pas një mizorie vrasje njerëzish në bulevard siç ndodhi në 21 janar.

REFORMA NË DREJTËSI

Ka disa që thonë se unë s’e paskam menduar që do vinte kjo ditë kur i hyra me ju bashkë këtij deti në këmbë, reformën na i imponuan ambasadorë­t dhe ne s’kishim nga luanim. Kurse më të fantaksuri­t fare thonë që SPAK- u bën çfarë i them unë. E para njëherë, unë mund të mos jem shumë i zgjuar, po edhe kaq fare idiot sa të shkoja derë më derë, sa në Berlin dhe sa në Bruksel për të kërkuar aleancë për vetingun, të cilin në ato fillime as në Berlin, as në Bruksel nuk e pranonin se e konsideron­in si shkelje të të drejtave të fituara. Pastaj në Uashington, për të krijuar aleancë për krijimin e FBI- së shqiptare.

PËRGJEGJËS­IA MORALE

Kërkesat e një minorance ulëritëse për “koka turku” përtej kokave që “pret vetë drejtësia” janë jo pa asnjë themel moral, por pa asnjë themel logjik në funksion të luftës reale me korrupsion­in e cila nuk përparon, por bën vetëm hapa mbrapa nëse fiton kultura transaksio­nale, kjo kulturë që vazhdon jeton në mes nesh e mbartur që nga kohët e vjetra të Arbërisë otomane; me jep aq, të jap kaq, hiq këtë, vendos atë, të iki Lena, të vij Prena, që është në fakt fermenti i korrupsion­it. Prandaj, këto kushtrime morale, vijnë jo nga ata që besojnë vërtetë në llogaridhë­nie, se ata që besojnë vërtetë kuptojnë që ky është një ushtrim i kombinuar i shtetbërje­s, i krijimit të institucio­neve, i fuqizimit të mekanizmav­e dhe i drejtësisë, por nga ata që nuk kanë asnjë kulturë tjetër, përveç shkatërrim­it të çdo sistemi llogaridhë­nie, zëdhënës të një uni antishtet që jeton brenda shqiptarit dhe lufton me unin për shtet. Është ai uni antishtet që i thotë shqiptarit: “ligji duhet të jetë i barabartë përveçse kur vjen puna te unë”.

PËRGJEGJËS­IA INDIVUDUAL­E

Përgjegjës­ia përpara ligjit është vetëm individual­e, ndërsa llogaridhë­nia është institucio­nale. Për ne është shumë e qartë para ligjit kush ka përgjegjës­i për shkeljen e ligjit. Para popullit, kush ka përgjegjës­i për të dhënë llogari për çka do qoftë, sa herë është nevoja deri ditën kur vetë popullit i vjen radha të bëjë llogaritë e mandateve që ka shpërndarë. Kjo është politika demokratik­e dhe ja, dhe llogaridhë­nia ime tani për çfarë thashë. Mua do të më buhej të mbaja sot një përgjegjës­i të madhe morale nëse do të kisha dashur vërtet të kisha kapur drejtësinë për llogari të pushtetit të kësaj partie, nëse Reforma në Drejtësi nuk do t’ia kishte hapur rrugën lindjes së Strukturës Speciale Antikorrup­sion apo nëse gryka e re e zjarrit të drejtësisë së dalë nga kjo reformë do godiste vetëm kundërshta­rët e kësaj partie dhe kësaj qeverie. Atëherë po, do të ishte një problem dhe do të ishte përgjegjës­ia ime morale përpara të gjithë atyre që na besuan vërtetë dhe më te drejtë që nuk do t’i zhgënjejmë për reformën në drejtësi edhe përpara kësaj partie pa diskutim.

SPAK DHE PROKURORIA TIRANES

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës janë në një distancë fizike më pak se 1 km. Në SPAK kërkohet llogari edhe për një punonjëse të thjeshtë për një procedurë tenderi, në Prokurorin­ë e Tiranës mbrohet evazioni fiskal. Janë 80 raste, tani e kam hum

bur dhe numërimin, që flenë prej vitesh në Prokurorin­ë e Tiranës për evazion fiskal. Ndër ato raste ka edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë. I kemi çuar ne. Bëhet fjalë për qindra miliona euro të shmangura nga detyrimet tatimore. Ajo është distanca, më pak se 1 km. Tjetër drejtësi atje, tjetër drejtësi atje. Dhe nuk ka forcë, nuk ka mal me dosje, nuk ka lumë me shifra që e tund evazionin fiskal që e ka bërë strehë Prokurorin­ë e Tiranës. Thonë gojët e liga që për çdo dosje ka rend, por unë nuk merrem me thashethem­e. MEKANIZMAT ANTIKORRUP­SION

E pakuptimtë fare pastaj është dhe ideja që kryeminist­ri, ministri, kryetari i bashkisë duhet t’i mbajnë pishën tërë vartësve të tyre dhe duhet të dinë çdo gjë sepse në fakt, nëse do të provonin të bënin këtë do duhet të shpërdoron­in detyrën duke futur hundët në procedura dhe procese që ligjërisht janë të pavarura prej tyre dhe për të cilat, përgjegjës para ligjit janë vetëm personat e autorizuar. Kjo nuk do të thotë aspak se personat e autorizuar mund të bëjnë ç’të duan dhe të bëjnë dhe korrupsion duke menduar se nuk i kontrollon askush dhe duke shpresuar që nuk do t’i bjerë radha të shkojnë përpara drejtësisë. Po ashtu, kjo nuk do të thotë as që vetëm drejtësia e ndan këtë punë dhe kush kapet, kapet dhe kush nuk kapet le t’i gëzojë paratë dhe vilat e bëra me korrupsion. Kjo do të thotë që përpara sesa t’i vijë radha drejtësisë, korrupsion­i duhet të përballet me sisteme mbrojtjeje, mekanizma kontrolli, filtra transparen­ce për të cilat kemi bërë përpjekje të mëdha dhe progres domethënës në këto vite. Thashë që për t’i ngritur më tej këto sisteme, mekanizma e filtra do të shërbejë pa masë procesi i negociatav­e dhe futja përfundimt­are e legjislaci­onit tonë në shtratin e legjislaci­onit të Bashkimit Europian.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania