Panorama (Albania)

Inter, Inzagi i lë "targën" Murinjos

Pikët e grumbullua­ra gjatë aventurës zikaltër, trajneri aktual më mirë sesa të gjithë Futboll total dhe skuadër e bukur për t'u parë, e presin shumë rekorde deri në fund

-

Simone Inzagi vazhdon të thyejë rekorde në aspektin personal në drejtimin e Interit. Asnjë nga trajnerët e tjerë të mëdhenj nuk ka mesatare pikësh sa trajneri aktual.

Kundër Empolit arriti 100 fitore, ashtu si Herrera, Mançini dhe Trapatoni ( në 150 ndeshje në total). Në 150 ndeshjet e para si trajner i Interit, Simone Inzagi ka arritur të grumbulloj­ë 2.17 pikë për ndeshje duke lënë pas 2 trajnerët e tjerë Mançini dhe Murinjo, të cilët në aventurën e tyre në stolin zikaltër kanë arritur 2.12 pikë për ndeshje. Në vendin e katërt renditet Konte dhe në pesëshen e parë është Helenio Herrera. Ka ende shumë rekorde që mund të thyhen nga Interi në rrugën drejt titullit kampion. Në linjë teorike. Interi mund të thyejë rekordin e pikëve të Juventusit të Kontes ( 102 në 2013- 2014), por duhet t'i fitojë të gjitha ndeshjet. Objektivi fillestar është ai i 97 pikëve të Mançinit në sezonin 2006- 2007. Por ka një tjetër objektiv përpara. Zikaltrit janë ende në garë për të pasur diferencën e golave më të thellë në histori. Rekordi është (+ 73 gola), ndërsa aktualisht skuadra ka bilancin + 57 mes golave të shënuar dhe të pësuar. Kërkohen më shumë fitore në transfertë. Rekordi është 16 dhe skuadra aktuale ka 12. Për golat e pësuar rekordi ka qenë 20, Interi i këtij sezoni ka 14 gola të pësuar. Ndeshjet pa pësuar gol në këtë sezon janë 18 nga dyshja Zomer- Audero dhe ecuria në e mirë është 21. Por synimi fillestar është që Interi të hapë shampanjën e titullit të 20- të të historisë që përkon me yllin e dytë në fanellë, të cilat janë prej kohësh në "frigorifer".

Meritë e Inzagit- Kjo ecuri sigurisht që është meritë e trajnerit Simone Inzagi, i cili në fundin e këtij viti do të ketë edhe 1 vit kontratë me Interin. Mirëpo palët duket se duan të vazhdojnë bashkëpuni­min dhe firmat e rinovimeve ( jo vetëm i tiji) do të vijnë pas festës për titullin kampion. Trajneri ka arritur që të marrë maksimumin nga një grup lojtarësh të shkëlqyer, pavarësish­t se ëndrra e madhe ishte rrugëtimi deri në fundin e këtij Champions- i. Ky objektiv u ndal në mes pas eliminimit nga Atletiko e Madridit me përmbysje. Një njollë negative për sezonin aktual të Interit, por që u kalua shpejt dhe tani duhet patjetër që të fitojë kampionati­n. Për këtë të fundit ka nisur numërimi mbrapsht.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania