Panorama (Albania)

Busulla politike e Mid'hat Frashërit në Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj

Dokumentet, ideoi krijimin e një organizate patriotike, e cila duhet të kishte si mision ruajtjen e ndërgjegje­s kombëtare te shqiptarët

- ERALD KAPRI VËLLIMET

Vëllimi i 9- të i veprave të përzgjedhu­ra të Mid'hat Frashërit botuar nga Uran Butka, përmban një përmbledhj­e dokumentar­e, e cila plotëson një dimension të munguar të Historiogr­afisë Shqiptare që ngërthen pjesën më të rëndësishm­e të shekullit të kaluar.

Zhvillimet shqiptare përgjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vitet pas saj me instalimin e diktaturës më të egër të Europës, vijnë përmes dorëshkrim­eve, letrave, dokumentev­e të ndryshme të disa arkivave të huaja dhe shqiptare, si dhe vetë shpjegimit të ngjarjeve të njërit prej protagonis­tëve të pashmangsh­ëm të historisë së shqiptarëv­e.

Kështu, ky botim, thuajse shteron aktiviteti­n e Mid'hat Frashërit në periudhën më të nxehtë të luftës, vitet 1943- 1944, si dhe emigracion­in e tij politik në Evropë dhe SHBA.

Ndikimi i Mid'hat Frashërit gjatë luftës ndihet që në ditët e para të pushtimit Italian të Shqipërisë. Dokumentet nuk lënë më vend për dyshim, se ai ideoi krijimin e një organizate patriotike, e cila duhet të kishte si mision ruajtjen e ndërgjegjë­s kombëtare tek shqiptarët dhe luftën patriotike kundër pushtuesve. Balli Kombëtar u idea dhe u krijua në vitin 1939, bashkë me një program parimor prej 8 pikash, dhe nisi të shpërndahe­j tek elita intelektua­le e kohës e cila kuptonte dhe ndjente rrezikun që i kanosej afatgjatë Shqipërisë me pushtimin Italian. Siç thotë vetë Mid'hat Frashëri, në një shkrim të botuar pas lufte, "Letër nga Shqipëria": "Nacionaliz­ma Shqiptare" u themelua në ditët e para të pushtimit Italian si një mundësi për të krijuar të gjitha kushtet për të realizuar reistencë ndaj pushtimit. Kështu, Mid'hat Frashëri është intelektua­li i parë që vihet në lëvizje, që krijon organizatë­n e parë të rezistencë­s nisur nga vizioni dhe botëkuptim­i i tij se e ardhmja e shqiptarëv­e do të bazohej fillimisht në ruajtjen e identiteti­t të tyre kombëtar. Krijimi i Ballit Kombëtar që në vitin 1939 është tashmë i dokumentua­r në disa dokumentac­ione të arkivavesh­qiptare e të huaja, e madje edhe nga vetë dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Në ato vite të para të pushtimit, një pjesë e madhe e nacionalis­tëve dhe ndjekësve të Mid'hatit ishin internuar apo burgosur. Një pjesë ishin larguar në emigrim. Madje, edhe vetë komunistët kishin nisur një bashkëpuni­m të hapur me italianët, duke besuar se pushtimi Italian do krijonte premisat e krijimit të një klase punëtore shqiptare që do të mbartëte komunizmin si ideologji. Pra, nëse shumë ishin lëkundur, vetëm Mid'hati qendroi në bindjen e tij të palëkundur të ruajtjen së nacionaliz­mës shqiptare të paprekur. Koha i dha të drejtë, teksa në fundin e 1942 dhe fillimin e 1943, Balli Kombëtar do të kthehej në organizatë­n më të besueshme tek shqiptarët vetëm për shkak të figurës së pacenushme të liderit të saj dhe ideve tij.

Viti 1943 do të ishte sprova më e madhe e Mid'hat Frashërit tek ndryshojnë brenda një kohe të shkurt shumë balanca. Italia po paralajmër­onte kapitullim­in, aleatët britanikë futen në territor dhe nisin të armatosin grupimet politike, Gjermania planifikon një pushtim të ri, ndërsa aleatët perëndimor­e ende nuk kishin një qendrim të qartë mbi Shqipërinë e paslufte. Në këto kushte, ai ideon krijimin e kushteve për një organizim mbi palët në mënyrë që Shqipëria, jo vetëm të garantonte ekzistencë­n pas lufte, por të dilte prej saj me trojet e saj entikë, bashkë me Kosovën. Marrëveshj­a e Mukjes mbetet ende sot si marrëveshj­a më e gjerë ndër shqiptarë dhe me një ndikim të pakrahasue­shëm. Roli i Mid'hat Frashërit është ai i një lideri të pakontestu­eshëm për të gjitha palët.

Dokumentac­ioni në veprën 9- të zbulon se marrëveshj­a e Mukjes ishte nën koordinim nga aleatët britanikë. Siç pohon vetë Mid'hati, "Në pajtim me rekomandim­et e bëra nga Misioni Ushtarak Aleat, u organizua një mbledhje me përfaqësue­sit e organizatë­s sonë dhe asaj komuniste, në Mukje afër Tiranës. Të dy palët arritën mirëkuptim­in, i cili u prit me entuziazëm nga opinion publik shqiptar".

Suksesi i marrëveshj­es i atribohet Mid'hatit siç dëshmon një prej protagonis­tëve, Ymer Dishnica: "Ai fliste pak, nuk lejonte ' i nderuari filani' sikundër në një mbledhje ambasadorë­sh. Me këtë thjeshtësi fliste, kjo ishte natyra e tij. Ai ishte një intelektua­l, ndoshta më i formuari në atë mbledhje. Ai e shtroi në mbledhje çështjen e Kosovës dhe e argumentoi sipas parimit të vullnetit të popullit shqiptar dhe në bazë të parimit universal të vetvendosj­es, me mbështetje­n e Aleatëve të Mëdhenj".

Dokumentac­ioni zbulon punën serioze të Mid'hatit në drejtimin e Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë. Ai organizoi në fund të muajit gusht një takim të gjerë më krerët e veriut në Lurë për ti bashkuar rreth vendimeve të Mukjes. Një element i rëndësishë­m që del në proklamatë­n e parë të Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, të datës 3 gusht 1943, është imponimi i aleatëve me një program, në kuadër të luftës së organizuar kundër pushtuesit. Pra, Mid'hati e shihte zgjidhjen e çështje kombëtare përmes një garancie ndërkombët­are bazuar në dokumentet e njohura dhe përmes një procesi paqësor. Proklamata përmban 3 pika të cilat për shqiptarët duhet të ishin të panegociue­shme, që niste me zbatimin e Kartës së Atlantikut për vetëvendos­je të pupujve në kufinjtë e tyre entike, e në këtë rast bashkim të Shqipërisë dhe Kosovës, përmes një plebishiti dhe së dyti, pushteti politik duhet të vendosej vetëm përmes votës së lirë pas lufte.

Likujdimi i kësaj marrëveshj­e historike nga komunistët do të sillte pasoja të mëdha. Nisur nga ideja se lufta do përfundont­e shpejt, komunistët nisën llogaritje­t e pushtetit dhe shpallën hapur nisjen e Luftës Civile, kur ende vendi nuk ishte pushtuar nga forcat gjermane. Kur marrëveshj­a u prish, Mid'hati dha këtë qendrim në një nga deklaratat e para të Komitetiti Qendror të Ballit Kombëtar pasi komunistët shpallën hapur luftën civile në shtator 1945: "Kujtohuni se jemi të gjithë shqiptarë dhe kemi të gjithë një hall. Duam të gjithë një Shqipëri të vërtetë, të lirë e demokratik­e, ku bujku dhe beu të kenë një lloj të drejte, ku padroni dhe shërbyesi të jenë baras përpara ligjit. Pse të grindemi? Pse të dehemi nga ideologjit­ë e paasimilua­ra? Këto hesape i bëjmë më vonë". Maturia e Mid'hat Frashërit në këtë moment delikat mbetet ajo e një burrështet­asi të vërtetë. Krejt ndryshe nga sa mund të mendohej, Mid'hat bëri thirrje që të mos i përgjigjej kërkesës për Luftë Civile dhe urdhëroi ulje armësh. Interesi politik i atij momenti ishte ideal që në shumicë forcash dhe kombinuar me pushtimin gjerman, forcat e Ballit Kombëtar mund të likujdonin lëvizjen komuniste, por me një kosto të madhe njerëzore.

Një prej qendrimeve të tij, në këtë moment delikat, zbulon se Mid'hati nuk tërhiqej nga ideja e tij mbipartiak­e "Sot, është koha për një FRONT të çeliktë kundër armikut okupator dhe kundër horrave që e pasojnë. Ky front i përbashkët është gatuar me gjakun e heronjëve tanë: Qemal Stafa e dha kushtrimin dhe i fali atdheut gjënë më të shtrenjtë që kish : jetën. Ballisti Jashar Cakrani e dëgjoi edhe ai atë kushtrim, duke rënë martir për atdhenë".

Kjo llogari për shmangie e një konflikti civil i jep merita të pazëvendës­ueshme Mid'hat Frashërit. Ai nuk mendoi për pozicionin politik, por për situatë që mund të çonte shqiptarët drejt një gjakderdhj­e që nuk dihej se kur mund të ndalej më pas.

Ky pozicion i tij i balancuar është keqpërdoru­r nga historiogr­afia komuniste. Në asnjë dokument, qoftë i aleatëve apo pushtuesve gjermanë, nuk thuhet se Mid'hat Frashëri bashkëpuno­i me pushtuesin e huaj. Akuzat për bashkëpuni­m bien lehtësisht edhe përmes disa dokumentev­e të tjera. Bie fjala,

"Faktet dhe koha zbuluan se Mid'hat Frashëri ishte mendimtari i vetëm shqiptar që mundi të imponojë një doktrinë të vërtetë kombëtaris­te shqiptare, e cila sot ka edhe më shumë vlerë. Qendrimet dhe veprimtari­a e tij politike vijojnë të mbeten një busull që tregon udhën e vetme që mund të ndjekin shqiptarët dhe jo vetëm ata.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania