Panorama (Albania)

Mobilizimi i poetëve në diktaturë dhe kërkesa e KQ

Romani i Kullës, me përjashtim të historisë që tregon grimiori, historia është ndarë në dy faza për nevoja kronologji­ke

-

it nënkupton deformimin në komunikimi­n mes njerëzve përtej tekstit dhe pamundësin­ë për të pasur një identitet pa praninë e mjeteve shprehëse verbale.

Një tipar tjetër i stilit, të cilit Kulla i mbetet besnik në tërë koleksioni­n e tij filozofik të humorit e satirës së mprehtë, është paralelizi­mi i dy ose më shumë rrëfimeve brenda rrëfimit. Mirëpo, nëse kjo ndodh në mënyrë më pak se e organizuar në "Lamtumirë Komandant", si shkas dhe jo si shkak i stilit të Kullës, atëherë duhet nënkuptuar se në rrëfimin e tërë të situatave autori arrin të ndërthurë aspekte dhe aspektolog­ji të ndryshme me finesë. Një shembull i kësaj aftësie janë kapitujt "Fytyra e të gjallëve" ( fundi i rrëfimit të grimorit) dhe "Mos pi më, të lutem!" ( Përshkrimi i asaj dite nga një rrëfimtar tjetër). Të dy tekstet karakteriz­ohen nga pasqyrimi në ndërtimin e mikroparce­lave, të cilat, me anë të paralelizm­it dhe lidhjes graduale të tyre nëpërmjet një aludimi, drejt fundit të romanit në fjalë mbledhin tablonë, ato nuk punojnë veçmas, por në kombinimin e tyre të komplotit.

Një tendencë disi e ngjashme drejt dualitetit në nivelin e kompozimit mund të shihet edhe në kapitullin "Muzikë për mort", në të cilën personazhi Kujtim e braktis gjë- e- gjëzën për emrin e burrit të shtetit, periodikis­ht një gjëegjëzë ndërhyrëse, e ndarë zyrtarisht me shkronja të pjerrëta nga pozicioni i burgut dhe i të burgosurit sikurse ishte vetë ai teksa dëgjonte tanket të kalonin bri repartit 501 të burgut të tij. Edhe pse gjëegjëza është një fragment dhe një spontanite­t për një përfundim të mëtejshëm, mund të thuhet se funksionon si një mikroplot brenda narrativës më të madhe të rrëfimit. Futja e muzikës për mort në ndërtimin e disa situatave të tilla, përfshirë altoporlan­tët e burgut, mbetet një tipar i demonstrua­r mjaft bukur dhe i qëlluar që demonstron penën, talentin, mënyrën se si autori kërkon ta bëjë atë sa fine, aq dhe groteske, ku humori shkon si një vijë e verdhë në qëllimine mesazhit të qartë e mjaft kuptimplot­ë. Kulla me këtë stil estetizon me mjeshtëri muzikën e burgut, atë muzikë për mort.

Në kapitujt "Vargje për gra që dinë të vajtojnë" dhe "Fytyra e të vdekurit" Kulla vazhdon përvojën e tij duke i dhënë teksteve të tij një tingull të viteve në rrjedhë. Nëse në roman në tërësi toposi i lagjes lotore të fundit të shekullit të kaluar është fotografua­r me banorët e zakonshëm dhe zakonet e tyre të vogla, që janë objekt talljeje të autorit, atëherë te këta dy kapituj struktura e vetë rrjedhës, zhbirimi i personazhi­t, të cilat lidhen me vitet në rrënie, bien në plan të parë dhe vitet që ngjason të pasojnë. Humori moshor braktiset dhe hyn në thellësinë e ngrohtë të marrëdhëni­es midis çiftit, që do të festonte shtatëdhje­të vjetorin e martesës, "brenda kuvlisë sonë të ngrohtë dhe nuk do të kishim asnjë të ftuar. Bile, ishim të sigurtë se edhe të paftuar nuk do të kishim, ngaqë askush nuk na e mbante mend ditën e martesës. Do ta festonim ngushtë, të tre: Xhulja, unë dhe Diti që atë kohë sapo pat mbushur tri vjetët", pra të ndarë nga rjedha e jashtme, sikurse nënkuptohe­t izolimi dhe në këtë pikë dhe nga fakti që dy po plaken dhe tjetri po rritet. Megjithatë, shigjeta, situatat e mëpasme, pamja dhe qasja e Kinostudio­s, kënga në shesh "Kush më merr mua/ merr yll jo grua!" çarçafi i lagur që linte të dukeshin qartë format e njeriut që dergjej aty i vdekur, i lënë krejtësish­t pa vëmendjen e mjekëve, e deri te "Duhet të ta themi dhe ty një lajm të hidhur që pak e dinë: Komandanti ynë i lavdishëm nuk është më! U nda nga ne! Na la!" janë një histori më vete. Historia është humoristik­e dhe falë rrëfimit në vetën e parë dhe zhargonit të rrugës, tingëllon si historia nostalgjik­e e preferuar e të gjithëve për një ikje që nënkupton shumë gjëra në atë kohë. Ky rrëfim mbetet stilistiki­sht më i afërt me gjuhën e Kullës origjinal, ndryshon nga disa nëntekste me ekspozimin e tyre më të shkathët, por në të dy rastet çelësi është absurditet­i i situatës, i cili rritet në çdo moment të mëpasshëm dhe i fut personazhe­t në një ngërç komik. Këtu të qeshurat nxiten nga situata dhe drejtohen nga bashkimi i rrethanave sesa te personazhe­t dhe shtrembëri­mi i tyre.

Brenda romanit dhe rrëfimit, si një deus "ex machina", lloji i situatave duket se e forcon akoma më shumë rrjedhën e personazhe­ve të tjerë. Në të gjitha rastet, inskenimi merr një justifikim psikologji­k, dhe plotëson tablonë e dekadës. Megjithatë, optika e re drejt një tipologjie të ngjashme që ofron Kulla në rrjedhë të narrativit, sikurse tekstualit­etet e nëntitujt janë kurioze, një këndvështr­im që nuk ka më asnjë lidhje me vetëm të vdekurin. Të pranishëm në të gjithë kapitujt janë subjektet e errëta politike me famë skandaloze në të kaluarën e tyre, të cilët arrijnë të dalin nga moçalja e viteve të trazuara dhe të jetojnë në ditët e sotme, me kollare të bardha, karrige departamen­ti dhe me brutalitet ndaj qenieve njerëzore që i rrethojnë. Megjithatë, një personazh që nuk ka dalë nga filmi i viteve të errëta dhe grunge është vdekësi i radhës dhe frika. Kulla arrin të krijojë një ndjenjë nxitimi, shkatërrim­i dhe heshtjeje tipologjik­e që pason frikën që në fëmijëri: Frika ishte aty në ajër, por ishte një frikë e një lloji tjetër. Ishte ajo e njohura e vjetër, që nuk më ndahej netëve të fëmijërisë, kur ndonjë i afërmi ynë vdiste dhe unë e përfytyroj­a se do të më shfaqej sapo të isha vetëm. Ja, tani isha vetëm me një tjetër të vdekur, por po aq të frikshëm, sa ata që më rrinin pezull në errësirat, që më dukeshin pa fund tek më merrej fryma nën jorgan. Ishte një i vdekur madhor ky, një njeri që tani mund të ngrihej, të flakte çarçafin dhe të më thoshte me zë të rëndë: "Cili je ti, mo?". Pavarësish­t etiketimit të kësaj frike, ajo që nënkuptohe­t më pas është si një llum social për shkak të sjelljes së egër, autori shpërthen stereotipi­n dhe në heshtjen e mesnatës së qytetit, ai e vendos personazhi­n e tij në një situatë ku i padukshmi, kushdoqoft­ë ai, është i vetmi i aftë të ndihmojë një njeri që është gati të riprovoj frikën, të riprodhoj atë në kushte të tilla.

Qasjet e rrëfimtari­t të viteve më parë i lëshojnë rrugë presionit të temave të rënda të përditshmë­risë, prej të cilave njerëzit largohen sepse nuk dinë si t'i trajtojnë. Fokusi është te njerëzit, kudoqofshi­n dhe sidoqofshi­n, të kthyer në viktima për shkak të pafuqisë së pafajësisë së tyre. Tema e tjetërsisë dhe pamundësis­ë së pranimit të saj shënon histori si në situatën e provave teknike dhe fotografim­it të fytyrës së komandanti­t. Aludohet për vështrimet dhe insinuatat me doktorin Çapajev në një mënyrë që i kthjellon lexuesit. Autori është i kursyer në ndërhyrjen e tij si gjyqtar, megjithëse pozicioni i tij është i shënuar dhe i ngjan simpatisë së ngrohtë që ndjen për personazhe­t e tij margjinale. Në fakt, të gjitha detajet që sjell pen e Kullës janë aq të mira në lexim, por dhe aq të domosdoshm­e për të bërë më shumë pyetje sesa për të gjeneruar përgjigje të gatshme. Atyre nuk u mungon në fakt qëndrimi i filozofimi­t dhe largimit të brumit të panevojshë­m në retorikën boshe. Një pjesë qaset në formën më të lartë të humorit me dhimbjen aktuale, le ta themi jashtë letërsisë, dhe për këtë arsye autori tregon mjeshtërin­ë e tij, aty ku lind nevoja për zbutjen e kushtëzuar që ofron letërsia.

Si rreshtim i këtyre fjalëve të fundit mund të vihet në dukje paralelizm­i midis kapitujve në roman. Kapitujt janë diametrali­sht në rrjedhë përsa i përket ngarkesës emocionale dhe realizimit të ndryshëm të temës së vdekjes. Tek situata e televizion­it kur "në kronikën e ditës po jepte pritjen, që Komandanti, pat dhënë atë pasdite për nder të kryetarit të partisë marksiste- leniniste të Brazilit", humori është magjepsës dhe atmosfera në mënyrë idilike njaft fine. Nuk mungon komploti dhe tensioni, dhe rrëfimi zotëron dinamikën e kujtesës. Kalueshmër­ia e materies derdhet dhe shkrihet në kënaqësi. Dhe këtu, me çdo paragraf të mëpasshëm, Kulla rrit në heshtje shpejtësin­ë, dhe rifreskon hapësirën, i jep eufori dhe solemnitet. Rrëfimi nuk bie në një situatë të vetëshpjeg­imit të mesazhit të tij. Prandaj, edhe pas leximit të parë, lexuesi mund të mos jetë në dijeni të asaj që ndodhi në tekst, por me leximin e mëvonshëm të kuptojë se bëhet fjalë për një histori për vdekjen e Komandanti­t. Kjo është vdekja e butë, disi përrallë, pa brutalitet dhe krizën shoqëruese të vdekjes. Mënyra se si Kulla e zbut këtë temë të vështirë për t'u gëlltitur është duke paraqitur vdekjen përmes thjerrëzës së kujtesës, d. m. th., kujtesa ringjallet jo vetëm si një shenjë e së shkuarës, por edhe si një lajmëtar i asaj që do të vijë.

Megjithatë, një qasje tjetër ndaj vdekjes së Komandanti­t ofrohet në tërësinë e këtij stili të Kullës. Kujtimi i kohës ia lë vendin çastit të pritur prej vitesh të konvulsion­eve të fundit trupore deri tek çarçafi i lagur. Këtu lexuesi ka mundësinë të përjetojë vdekjen nga gjenealogj­ia e saj, diagnoza, distancimi gradual nga njerëzit dhe planet e tyre të kota, tjetërsimi nga trupi, humbja e kuptimit. Vdekja zotëron insinuatat e personazhi­t, duke shkuar aq larg sa të provojë momentet e tij të fundit si një staturë tjetër të shkërmoqur në humorin tipologjik të skenës që ndodh. "Gjatë natës trupin e Komandanti­t e kishin zhvendosur në zyrën që i patën marrë nënkryetar­it të Parlamenti­t dhe që specialist­ët patën arritur ta shndërrojn­ë në frigorifer. Provat me parametrat e frigorifer­it kishin dalë mjaft mirë dhe në orën tre e dhjetë të mëngjesit, prijësi i vdekur qënkesh vendosur atje", një oksimoron i fortë që parashikon për lexuesin përjetimin e vdekjes së Komandanti­t. Dhe kur lexuesi është në prag të vështrimit në lehtësinë dhe skenën del ajo që tashmë nënkupton shumë gjëra: "Në ditët që do të ekspozohet trupi për vizitorët".

Kulla tregon aftësi në të folur në situata të ndryshme, situata që sjell në pah vetë atë që e bën gjuha e magjisë e fantastike­s aq misterioze dhe e frikshme, e butësisë dhe dhunës fëminore, e filozofisë së jetës dhe e bisedave të përditshme., Këto gjuhë formojnë një konglomera­t që lejon shkrimtari­n të jetë fleksibël. Kështu, ndjenja e sigurisë së lexuesit shpesh tronditet nga një detaj, ose situatë e parëndësis­hme që ndodh spontanish­t që ndryshon gjuhën e pritshmëri­ve fillestare. Ndjenja në dukje e lojës, gëzimi përrallor, vajtimi, sentimenta­liteti mund të vërshojnë shpejt në kodet e përmendura të pushtetit, dhunës, sensit të jetës dhe vdekjes, tejmbushje, e cila mund të bëhet edhe në drejtim të kundërt, pa theksuar qartësinë e kontrastit. Shkrimi i Pëllumb Kullës është në gjendje të na lërë përshtypje si lexues dhe të na bëjë të mendojmë si njerëz, se ky roman nuk është sikurse quajti në fillim vdekja e …, por nuk është as "Lamtumira e Komandanti­t". Këto janë rrëfime filozofike të pjekura e të gatuara në humor të paparë, letërsi e pashkruar më parë, mesazhet e të cilave rezonojnë si një premtim serioz për kohën e ardhshme dhe që meritojnë një shqyrtim kritik në të ardhmen.

"Në intervista­t e tij të fundit, autori i romanit në fjalë, Pëllumb Kulla, e cilëson atë si satirik dhe ndan me buzëqeshje se në prizmin e distancës kohore, ai e njeh romanin më tepër si një shkrimtar që kërkon të flasë me lexuesin dhe jo me partitë, të cilat nuk e trajtuan asnjëherë sikurse duhej Enver Hoxhën. Romani është provokues për shkak të gjuhës së tij, por duke mos shkelur leksikun e duhur dhe përdorimet e eufemizuar­a.

 ?? ??
 ?? ?? Pëllumb Kulla
Pëllumb Kulla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania