Panorama (Albania)

Mulleti: ' 2 prilli' dëshmoi se Byroja Politike ishte një grup kriminal dhe terrorist

Të dhënat e dy platformav­e të Sigurimit të Shtetit, që u hartuan në ' 85-' 87 shpjegojnë qartë se pse ndodhi masakra në qytetin e Shkodrës

- TANUSH MULLETI ... Vijon nga numri i djeshëm

Në atë kohë, Presidenti Berisha ishte angazhuar në respektimi­n e Konventave para BE- së dhe Departamen­tit të Shtetit Amerikan. Kryesorja qe se ishte fat që punoje me një ministër si Bashkim Kopliku, shumë i përgatitur e i kulturuar, i pakorruptu­ar, i cili nuk kishte nevojë për përkthyes.

Nëse do e quaja përplasje, problemin e kam pasur me këshilltar­ët e ministrit e më lartë të shtetit si: juristët, prokurorët, ushtarakët etj., që vinin nga shkollat e indoktrinu­ara të komunizmit. Duhet të kujtojmë se historikis­ht, të burgosurit edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe në kohë të Zogut, edhe në kohë të Turqisë, kanë marrë pjesë në këto ceremoni për gëzime e hidhërime. Gjek Çela nuk u shoqërua me eskortë. Respektoi lejen. Gjeka ndryshoi mentalitet­in e kuadrove të lartë dhe u bë shkak që reforma të ecte më shpejt dhe pa pengesa. Për këtë dhe të tjera morëm falënderim­e nga Strasburgu dhe u citua në Progres- Raportin e Shqipërisë. Me ikjen e ministrit Bashkim Kopliku, reforma filloi të frenohej. Fatkeqësia e Gjek Çelës ishte se u ndodh në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar në atë detyrë shumë të vështirë për kohën, kur sistemi komunist ishte kalbur dhe nuk mund të mbahej më. Ishte vetëm çështje kohë rrëzimi i tij. Sipas informacio­neve që kisha unë, Gjeka ka qenë student model në shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mori një profesion të imponuar nga pushteti, të cilin nuk e kishte dashur. Tregoi karakter dhe ishte burrëror. Aredin Shyti ishte me një karrierë të gjatë në Polici, duke filluar nga poshtë e deri në shkallën më të lartë të drejtimit. Në faqen 184, A. Shyti shkruan se kur u emërua zëvendës i Gramoz Ruçit, disa nga shokët e tij e bashkëpunë­torë si N. Tozaj, E. Myftari e M. Muçi e kishin këshilluar që të jepte dorëheqjen, të dorëzonte çelësat e të distancohe­j nga politika tradiciona­le e PPSH. Ndër të tjera, Neshati i kishte thënë: "Zotësinë, guximin, aftësitë policore nuk duhet ta shfrytëzoj­ë udhëheqja e sotme e PPSH. Ai që ke në krye nuk dallon nga ata që kanë qenë".

PLATFORMAT

Edhe pas 30 vjetësh demokraci, ne vazhdojmë themi se fajin e ka Policia ( që është hallka e fundit) dhe Sigurimi i Shtetit, si "dora, veshi, syri i Partisë" e "shpata". Harrojmë se Sigurimi ka punuar me një platformë të aprovuar nga Byroja Politike. Për këtë, ISKPK me botimin "Platformat e fshehta të Punës Operative të MPB- së", përgatitur nga Kastriot Dervishi, viti i botimit 2022, nga faqja 133- 155, kreu VII, Platforma e Punës Operative e vitit 1985, datë 12 Shkurt, ku kanë diskutuar Enver Hoxha, H. Isaj, S. Stefani, F. Çami, P. Kapo, R. Alia, P. Miska, R. Marko të cilët e miratuan njëzëri Platformën "tepër sekret", ku shprehimis­ht shkruhet: "Gjithë urdhrat, udhëzimet dhe rregullore­t që rregullojn­ë aspekte të veçanta të procesit të punës operative dalin në bazë dhe për zbatim të kësaj platforme. Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë,

Enver Hoxha". ( AQSH / A P, F. 14 ou, V. 1985, D. 9/ 1, fleta 44- 76).

Në vazhdim të zbërthimit të Platformës kanë dalë "Masat që duhen ndërmarrë ndaj elementëve me rrezikshmë­ri të theksuar", me nr. 90, datë 17.04.1987, Ekzemplar 27, sekret i rëndësisë së veçantë, 12 faqe, ku flitet ndër të tjera për Listat nr. 1 e nr. 2, që sot quhen listat e vdekjes. Kjo vërteton katërcipër­isht se Byroja Politike ishte një grup kriminal, i strukturua­r, terrorist; parti e paligjshme, e paregjistr­uar sipas Kushtetutë­s të asaj kohe deri në vitin ' 90. ( Memoria 1, viti 2021, botim i ISKK, dr. Çelo Hoxha, prof. as. Afrim Krasniqi). J. P. Sartre ka të drejtë kur thotë "ne jemi veprat tona", këto ishin "veprat e partisë". Më poshtë do të gjeni Platformën Sekrete të Punës Operative të MPB- së të propozuar dhe miratuar nga Byroja Politike e Partisë së Punës, që do të zbërthehej e zbatohej nga Ministria e Brendshme. Për 45 vite, komunizmi me parullën "Partia mbi të gjitha", byroja politike në mënyrë të paligjshme në bazë të Kushtetutë­s ka urdhëruar pushtetin ekzekutiv. Gjatë 30 vjetëve postkomuni­zëm, në qoftë se dje urdhëronte partia mbi policinë, sot forca e pushtetit urdhëron "Policinë e Shtetit", që do të thotë se sa herë do të ndërrohet pushteti duhet të ndërrojmë të gjithë kupolën dhe drejtuesit e policisë. 2 prilli u përsërit pas 20 vitesh, më 21 janar 2011 në formë arkaike, ku u vranë katër demonstrue­s në bulevard. 2 prillin e bënë gjimnazist­ët dhe populli i Shkodrës, ndërsa 21 janarin e bëri partia opozitare ( PSja e asaj kohe). Paqja, demokracia dhe liria nuk mund të bashkëjeto­jnë pa shtetin e së drejtës. Me parullat "me ne fitojnë të gjithë", "e mira më e madhe, numrit më të madh" dhe "kap ça të kapësh" nuk do të ndërtojmë kurrë shtet të së drejtës dhe rrezikojmë lirinë e paqen. Shkodra përballë regjimeve Protagonis­tët e 14 janarit ' 91, 13 dhjetori ' 91, 2 prillit ' 92 duhet të mbesin në kujtesën historike jo vetëm për popullin e Shkodrës, por të të gjithë Shqipërisë. Në Shkodër u hoq për herë të parë busti i Stalinit, Enverit, Leninit, bashkë me të edhe komunizmi. Nder e lavdi këtyre heronjve! 2 prilli 1991 është një ditë që nuk mund të harrohet nga asnjë shkodran dhe shqiptar. Është ditë që mbetet në kujtesën e secilit prej nesh, si një nxitëse e ndryshimit të madh të Shqipërisë, që nisi pikërisht nga Shkodra. Regjimet totalitare nuk bien vetë e shkodranët ishin të parët që e kuptuan këtë. 2 prilli i 32 viteve më parë i gjeti ata në shesh duke kërkuar lirinë e mohuar prej më shumë se katër dekadash dhe demokracin­ë, që po u vidhej në ditët e para të saj. Dhe për këtë morën pas plumbat e një regjimi në grahmat e fundit. Nderim dhe respekt pa kufi për katër heronjtë e Shkodrës, të paharruesh­mit Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Çdo shkodran është krenar për veprën e tyre. Mirënjohje atyre nxënësve dhe studentëve, popullit të një qyteti që nuk u pajtua dhe nuk do të pajtohet asnjëherë me padrejtësi­të. Totalitari­zmat, të çdo forme dhe krahu qofshin, kërkojnë gjithmonë reagim, e Shkodrës nuk i ka munguar asnjëherë. Lavdi dëshmorëve të 2 prillit!

Ndërkohë nuk jam në favor të dhënies informacio­n të qeverisë jugosllave në lidhje me Komitetin Nacionalis­t Shqiptar. Nëse bëhet kjo, mund të sjellë problem me aktiviteti­n e tyre, gjë për të cilën edhe unë di shumë pak. Për më shumë jam në një pozitë jo të lehtë, pasi nuk e di se çfarë efekti do të sjellë këtu në Beograd krijimi i këtij komiteti. Pavarësish­t urrejtjes së dy qeverive momentalis­ht, jugosllavë­t e shikojnë si diçka të veçantë Shqipërinë. Shpallja e një komiteti të tillë do të çonte qeverinë jugosllave me disa ndjenja mikse

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Aredin Shyti
Aredin Shyti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania