Panorama (Albania)

Vuçiç kërkon formimin e një ekipi kundër anëtarësim­it të Kosovës në Këshill të Evropës

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë thirrje dje për formimin e një ekipi për ta kundërshtu­ar anëtarësim­in e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në takimin e jashtëzako­nshëm të qeverisë serbe, ku mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç; Vuçiç u kërkoi të pranishmëv­e të luftojnë më shumë në politikën e jashtme përmes bashkëpuni­mit ndërmjet qeverisë, Parlamenti­t dhe Presidencë­s. "Ne kemi detyra të vështira dhe të rëndësishm­e dhe do të kërkoja nga të gjithë anëtarët e qeverisë, pavarësish­t se çfarë funksiones­h do të kryejnë pas formimit të qeverisë së re, të punojnë me përkushtim në kryerjen e këtyre detyrave", - tha Vuçiç. Ky i fundit nënvizoi se janë disa "gjëra të rëndësishm­e" për të cilat duhet të pajtohen, pa marrë parasysh se brenda një kohe të shkurtër do të formohet Qeveria e re e Serbisë. Ai tha se Serbia përballet me sfida të vështira, duke përmendur dialogun me Kosovën, si dhe mundësinë e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Vuçiç kërkoi nga Qeveria ta formojë një ekip dhe t'ua dërgojë të gjithëve një dokument joformal, në të cilin do të paraqitet qëndrimi i Serbisë për anëtarësim­in e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova synon të anëtarësoh­et në Këshillin e Evropës në muajt në vijim, pasi javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportuese­s për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo ika plotësuar kushtet për t'u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Asambleja Parlamenta­re pritet të votojë për anëtarësim­in e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimt­are duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania