Panorama (Albania)

Shifra rekord, rreth 2 milionë pasagjerë udhëtuan nëpërmjet TIA brenda 3 muajve

-

Tre- mujori i parë i këtij viti nisi me një rritje të jashtëzako­nshme në numrin e udhëtarëve për Aeroportin Ndërkombët­ar të Tiranës, krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2024 TIA raporton 63.9% më shumë udhëtarë sesa e njëjta periudhë, vitin e kaluar. Plot 1,910,616 pasagjerë kanë hyrë dhe dalë nga kjo portë që tashmë është kryesore për Shqipërinë, krahasuar me 1,166,000 pasagjerë, për tremujorin e parë të vitit 2023. Vlen të theksohet që viti 2023 ishte gjithashtu një vit rekordi në shifra udhëtarësh ku deri në fund të muajit dhjetor u numëruar mbi 7.2 milion pasagjerë. Kjo ka qene shifra më e lartë e regjistrua­r ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombët­ar të Tiranës, e cila ishte edhe pika më e madhe e fluksit të turizmit në vend ku në total, në të gjithë Shqipërinë u regjistrua­n 10 milionë udhëtarë. Me marrëveshj­et e reja për linjat ' low cost' si edhe me shtimin e madh të linjave të reja me destinacio­ne direkte, TIA vijon të ketë rritje të pakrahasue­shme udhëtarësh dhe kjo është mëse e dukshme edhe nga shifrat e këtij viti. Drejtuesit e aeroportit kanë parashikua­r që për vitin 2024 të mirëpresin mbi 9 milion pasagjerë, por me trendin e deritanish­ëm, ky target duket se do të tejkalohet. Muajt me fluksin më të madh pritet të jenë muajt maj - tetor, periudhë kur janë shtuar edhe shume destinacio­ne direkte, sezonale, për të rritur sa më shumë mundësitë për pushimet verore. Për të përballuar këtë fluks, TIA ka zgjeruar terminalin si edhe është duke punësuar staf sezonal që t'i përgjigjet me shërbim udhëtarëve të shumtë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania