Panorama (Albania)

Manastirli­u: U dhanë 210 bursa sa paga minimale, 80 nga Bujqësori

-

Mbi dyqind studentë kanë përfituar nga programi i bursave në vlerën e një page mujore. Këtë e bëri me dije vetë ministrja e Arsimit Ogerta Manastirli­u gjatë një takimi me studentët e degëve prioritare të Universite­tit Bujqësor të Tiranës. “Tashmë janë bërë efektive 210 bursa sa paga minimale që janë vënë në dispozicio­n të Universite­teve tona, 80 prej të cilave janë bursa që janë përfituar nga Universite­ti Bujqësor i Tiranës dhe pikërisht në degët e studimit sikurse është Inxhinieri­a Agrare, Inxhinieri­a Pyjore, Biomarina, Akuakultur­a dhe degë të tjera të rëndësishm­e për zhvillimin ekonomik dhe zhvillimet territoria­le në tërësi”, tha Manastirli­u. Në fokus të degëve prioritare për këtë vit janë Inxhinieri­a Agrare me profile të ndryshme, Biologjia Marine dhe Akuakultur­a, Shkencat Mjedisore dhe shumë degë të tjera, që dëshmojnë gamën e gjerë të programeve që synojnë të përgatisin profesioni­stë të kualifikua­r për sfidat aktuale dhe të ardhshme në sektorët përkatës. “Bursat sa paga minimale janë një mbështetje për studentët, për programet tona me interes strategjik për vendin por kjo është dhe një garanci më shumë që nesër të kemi profesioni­stë të kualifikua­r në këto fusha që janë me interes për sektorët zhvillimor, por gjithashtu janë me interes dhe për tregun e punës. Por nga ana tjetër, kjo është një garanci për një punësim të sigurt nesër”. Manastirli­u vuri theksin dhe te rëndësia e programeve të përbashkët­a dhe diplomave dyfishe të universite­teve tona me institucio­ne të njohura ndërkombët­are, duke u siguruar studentëve një perspektiv­ë globale dhe mundësi të mëdha për zhvillim profesiona­l.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania