Panorama (Albania)

Bajerni përgatit largimin e "gardës së vjetër", ja pasuesit

-

Sezoni i dobët ka sjellë pasoja edhe në planet e bordit të Bajernit. Mungesa e konsistenc­ës në rezultate dhe lojë, sikurse forma nën mesatare e lojtarëve të caktuar nga kontingjen­ti i kampionëve të Bundesligë­s kanë bërë që Uli Hënes dhe pjesëtarët e tjerë me detyra ekzekutive­s të vihen në lëvizje. Prestigjio­zja gjermane "Bild" ka kanalizuar listën me 16 emrat që klubi është duke monitoruar përpara hapjes së "dritës së gjelbër" në tregun e transferim­eve. Po ashtu mediumi i mësipërm pohon me nota bindëse se kapiteni i rekordmenë­ve të Gjermanisë Manuel Nojer do e ketë të fundit ciklin pasues, pra 2024- 2025. Ja futbollist­ët që janë vendosur në "lupën" e shefave nga Mynih:

PORTA

Rinovimi para disa muajsh nga Muanel Nojer është i fundit nga ajo që thekson "Bild". Mosha e madhe dhe lëndimet e shpeshta nuk e bindin bordin ta zgjasë akoma më shumë bashkëpuni­min me numrin "1" në ekip. Opsionet janë: Aleksandër Nybel, Rui Kosta dhe Majk Menja. Ky i fundi merr nota më të rëndësishm­e, për shkak të paraqitjev­e mbresëlënë­se me fanellën e Milanit, ndërsa çmimi në treg "kapërdihet" lehtë nga pala gjermane, 40 mln euro.

MBROJTJA

Alfonsos Dejvis është një hap larg Real Madridit, kurse binomi i qendrës KimUpameka­no nuk po bind. Antonio Silva dhe Ronald Arauho i shkojnë përshtatet skemave të bavarezëve në bazë të karakteris­tikave poseduese. Të zotë në goditje dhe të saktë në pastrimin e zonës. Frimpong i Leverkusen­it dhe Matsen i Dortmundit mund t'i japin fund problemeve në krahë, sikurse inkuadrimi i Teo Hernandez. Përvoja e mbrojtësit francez do të ndihmoj edhe shokët e ekipit në ngritjen e një niveli më të lartë, pasi ai mbart edhe aftësi lideri. Xhonatan Tah dhe Migel Gutierrez po ashtu gëzojnë numra fenomenal në spastrimin e zonës dhe krosimeve vertikale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania