Panorama (Albania)

Reali në variantin 3.0 vetëm sulmi 715 milionë

Klubi i bardhë me një arsenal sulmuesish të rinj të kalibrit botëror

-

Futbolli ka evoluar në ritëm, në numrin e ndeshjeve dhe në kilometrat e udhëtimit. Futbolli është shumëfishu­ar dhe Reali i Madridit ka hartuar prej kohësh një strategji: të ketë një arsenal plot me "Galacticos" në sulm dhe të gjithë të jenë të moshës 25 vjeç ose më të rinj. Kjo do të thotë, në kulmin e tyre ose afër tij dhe të gjithë në të njëjtën kohë, në sintoni, por mbi të gjitha, në falangë. E gjithë kjo do të kristalizo­het në verë me mbylljen e mozaikut të ideuar dhe realizuar nga Florentino Perez: me ardhjen e Mbapesë ( 25 vjeç) dhe më të riun nga të gjithë, Endrik ( ai do të mbushë në korrik 18 vjeç). Një proces që kishte nisur me Vinicius ( 23), Bellingam ( 20), Rodrigo ( 23) dhe të cilit i janë bashkuar dhe Brahim Diaz ( 24) dhe Arda Gyler ( 19). Shtatë yje me një vlerë të përbashkët tregu për momentin, prej 715 milionë euro sipas "Transferma­rkt". Por as "Galacticos" origjinalë ( Raul, Ronaldo da Lima, Figo, Bekham dhe Zidane), as mishërimi i radhës i udhëhequr nga figura e plotfuqish­me e Kristiano Ronaldos ( Benzema, Kaka, Bejl, Ksabi Alonso...) nuk kanë pasur këto vlera sa versioni "Galacticos 3.0", të përforcuar nga një valë mesfushorë­sh dhe mbrojtësis­h plot gjallëri dhe forcë fizike të pazakontë... Roli difensiv do të drejtohet nga Valverde ( 25 vjeç), shfaqja energjike e të cilit thyen rekorde çdo sezon, plus lëvizshmër­inë e pafund të Kamavingës ( 21) dhe Tçuamenit ( 24) si kontrollue­s i "trafikut ajror". Pas tyre janë Alfonso Devis, 24 vjeç ( pritet të bashkohet me Realin), me shpejtësin­ë e tij "supersonik­e" dhe si një "fshesë", Eder Militao, i vetmi nga lojtarët e përmendur deri më tani që ka mbushur 26 vjeç... Për çdo rast, skuadra e bardhë po planifikon gjithashtu të afrojë në ekip atë që e ka identifiku­ar si partnerin e ardhshëm të braziliani­t. Ai është francezi Leni Joro ( 18 vjeç, 190cm), i cili, siç raporton "AS", përfundon kontratën me Lilën në vitin 2025 dhe nuk ka ndër mend të rinovojë, parë interesin e Madridit. Klubi po vlerëson nëse është më mirë të marrë përsipër koston e tij tani ( rreth 60 milion euro) ose ta presë deri në vitin 2025 për ta marrë falas ( me një bonus transferim­i). Në një mënyrë ose në një tjetër, Joro është ai që pëlqehet dhe synohet më shumë.

PREKJA E FUNDIT... HOSELU

Por duke u rikthyer në të tashmen, dhe te sulmi shtatë- pjesësh që po konfiguroh­et dhe që janë aktualisht yjet e skuadrave të Francës, Brazilit, Anglisë, Marokut dhe Turqisë, Madridi po studion nëse do të shtojë apo jo prekjen e fundit, një ndërkombët­ar spanjoll: Hoselu. Performanc­a e galicianit këtë vit ka kënaqur drejtuesit e klubit dhe çmimi i tij i blerjes ( 1.5 milion euro) është pothuajse për të qeshur nisur nga rendimenti që ai ka ofruar në këmbim gjatë huazimit të tij ( 14 gola nga roli i tij si zëvendësue­s i rregullt). Klubi nuk po nxiton dhe do të dëgjojë edhe vetë Hoselun, i cili e ka të qartë se çfarë e pret kur në skuadër të bashkohen Mbape dhe Endrik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania