Panorama (Albania)

Akuzat ndaj artistëve dhe aktorëve të Teatrit më 1973

"Piktori Ali Oseku është i vetmi burrë që del nëpër Tiranë me pallto ' maxi', si Napoleon Bonaparti dhe …"/ Relacioni për Ramiz Alinë

- DASHNOR KALOÇI

"Memorie. al" publikon disa dokumente të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, ( fondi i ish- Komitetit Qendror të PPSH- së), të cilat i përkasin marsit të vitit 1973, ku ndodhet një raport- informacio­ni i përpiluar nga instruktor­i i aparatit të Komitetin Qendror të PPSH- së, Todi Kokoneshi, dërguar ndihmësit të Ramiz Alisë, instruktor­it Hamit Beqja, lidhur me diskutimet e bëra në mbledhjen e organizatë­s bazë të Partisë dhe asaj të kolektivit të Teatrit Popullor, ku kanë qenë të deleguar edhe ministri i Arsimit e Kulturës, Thoma Deljana, si dhe Fadil Paçrami, sekretari i Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës që mbulonte artin, kulturën dhe propagandë­n.

Informacio­ni i plotë i Todi Kokoneshit për eprorët e tij në Komitetin Qendror të PPSH- së, lidhur me problemet që e shqetësoni­n atë institucio­n nga më të rëndësishm­it e artit e kulturës, si dhe diskutimet e disa prej aktorëve më të njohur të skenës dhe ekranit, si: Pirro Mani, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Lazër Filipi, Esma Agolli etj., me kritika, autokritik­a, akuza dhe denoncime, jo vetëm ndaj kolegëve të tyre, si: Pirro Mani, Mihallaq Luarasi dhe Ali Oseku, por edhe për drejtorin e Teatrit, Bardhyl Kosova dhe sekretarin e Komitetit të Partisë së Tiranës, Fadil Paçrami, etj.

Pas fjalës së Enver Hoxhës të mbajtur më datën 9 janar të vitit 1973, në aparatin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor ku ai për herë të parë kritikoi Festivalin e 11- të Kombëtar të Këngës në Radio- Televizion, gjë e cila i parapriu diskutimit të tij në mbledhjen e zgjeruar të komunistëv­e të aparatit të Komitetit Qendror të PPSH- së e mbajtur më 15 dhe 16 mars të atij viti me temë: "Lufta kundër shfaqjeve dhe ndikimeve të huaja dhe liberale në art, kulturë dhe letërsi", në të gjitha institucio­net kulturore dhe artistike të kryeqyteti­t dhe në mbarë vendin, me porosi të Komitetit Qendror të PPSH- së, filluan mbledhjet dhe analizat e organizata­ve bazë të partisë dhe bashkimeve profesiona­le.

Ashtu siç do të shohim edhe në mjaft kapituj pasardhës të këtij libri, një nga institucio­net kulturore artistike ku u zhvilluan më shumë mbledhje dhe analiza pas fjalës së Enver Hoxhës mbajtur në aparatin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor dhe Pleniumin e III- të të Komitetit Qendror të PPSHsë në fillimin e vitit 1973, ishte Teatri Popullor, gjë e cila nënkuptont­e rëndësinë e madhe që i jepte udhëheqja e lartë e PPSH- së dhe propaganda zyrtare atij institucio­ni që po ashtu ishte dhe nga më të frekuentua­rit edhe nga "masat punonjëse", duke gjallëruar jetën kulturore e artistike në kryeqytet dhe mbarë vendin. Në këtë kontekst, edhe vëmendja e udhëheqjes së lartë të PPSH- së, ishte përqendrua­r aty edhe për vetë impaktin dhe popullarit­etin që kishin dhe gëzonin aktorët e skenës dhe ekranit në mbarë vendin. Madje një popullarit­et edhe shumë më tepër se një pjesë e udhëheqjes së lartë, gjë e cila vinte edhe për vetë kontaktet e shpeshta që aktorët dhe artistët kishin me publikun nga skena e teatrit apo dhe ekrani i kinemasë e televizion­it. Nga sa më sipër, kjo gjë bëhet e ditur edhe nga fakti që në mbledhjet e organizatë­s bazë të partisë së Teatrit Popullor, udhëheqja e lartë e

PPSH- së, ka dërguar si të deleguar dy nga personazhe­t kryesorë që mbulonin artin e kulturën ( si në rrugë partie ashtu dhe në në rrugë shtetërore), siç ishin Ministri i Arsim Kulturës, Thoma Deljana dhe Fadil Paçrami, sekretari i Komitetit të Partisë së Tiranës, dramaturg i njohur që mbulonte artin e kulturën dhe një nga anëtarët më me popullarit­et të Komitetit Qendror të PPSH- së. Po kështu përveç dy funksionar­ëve të lartë, në mbledhjen e organizatë­s bazë të Teatrit Popullor, e cila u zhvillua në ditët e para të marsit 1973, ka asistuar dhe Todi Kokoneshi ( instruktor në K. Q. të PPSH- së për artin dhe kulturën), i cili ka hartuar dhe raport- informacio­nin për eprorët e tij në Komitetin Qendror. Por ndryshe nga pjesa më e madhe e të gjitha dokumentev­e të kësaj natyre të publikuara në këtë libër dhe jo vetëm, ky informacio­n nuk është parë dhe sigluar as nga Enver Hoxha, dhe as nga Ramiz Alia e ndonjë nga sekretarët e tjerë të Komitetit Qendror, siç dhe funksionon­te praktika normale mes tyre. Por raport- informacio­ni në fjalë, është deleguar për te Hamit Beqja, ( ndihmësi i Ramiz Alisë), gjë e cila duket se ka ndodhur për shkak furisë së madhe të letrave në adresë të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alinë, pasi bëhet fjalë vetëm pak ditë pasi "kishte plasur" çështja e Festivalit të 11- të të Këngës në Radio- Televizion. Ashtu siç do të shohim edhe në dokumentin në fjalë, ( gjithnjë sipas instruktor­it, Kokoneshi), gjendja në Teatrin Popullor si gjatë vitit 1972 dhe në vijim deri në atë ditë që është mbajtur ajo mbledhje, paraqitej mjaft e zymtë, madje tejet alarmante, gjë e cila kishte bërë që: nga katër premiera që kishte plani për atë vit, të realizohej vetëm një dhe nga 51 aktorë që kishte Teatri Popullor, më shumë se gjysma rrinin pa punë dhe nuk aktivizohe­shin fare. Kjo gjë si për shkak të ç'thurjes që mbizotëron­te aty, ashtu dhe për faj të frymës liberale që mbizotëron­te si tek drejtuesit e Teatrit, ashtu dhe kolektivit të atij institucio­ni. Nisur nga të gjitha këto, instruktor­i Kokoneshi ka pasqyruar në raport- informacio­nin e tij edhe diskutimet e disa prej aktorëve më të njohur, si: Pirro Mani, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Lazër Filipi, Esma Agolli etj., të cilët nxirrnin në pah kontradita­t midis tyre. Po kështu në atë mbledhje duket që nuk kanë munguar as denoncimet, si p. sh., për piktorin Ali Oseku, ndaj të cilat janë ngritur probleme që nuk kishin të bënin me punën e tij si piktor dhe mjeshtër dekori, por për mënyrën e jetesës dhe ndjekjen e modës prej tij, pasi në raport thuhet se: "Ai është i pari në Tiranë ndër burrat që qep një pallto maksi e ngjashme me atë të Napolon Bonapartit. Ky piktor ka gjetur përkrahje nga Bardhyl Kosova dhe Mihallaq Luarasi". Kritika, akuza dhe denoncime, do të kishte dhe për Fadil Paçramin e drejtorin e Teatrit,

Bardhyl Kosova, të cilat duket se po ngrinin siparin dhe po para përgatisni­n një furtunë të madhe ndaj tyre në ditët dhe muajit në vijim, gjë e cila si rezultat solli edhe dënimin e tyre në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumentev­e të publikuara në këtë libër, edhe ky jepet i plotë dhe pa asnjë shkurtim.

Raport- informacio­n i instruktor­it të aparatit të Komitetit Qendror të PPSH- së, Todi Kokoneshi, lidhur me problemet në Teatrin Popullor

I N F O R M A C I O N MBI MBLEDHJEN E ORGANIZATË­S BAZË PËR DHËNIE LLOGARIE DHE ZGJEDHJE NË TEATRIN POPULLOR

Asistova në mbledhjen e organizatë­s bazë për dhënie llogari dhe zgjedhje në Teatrin Popullor, si dhe mbledhjet e kolektivit të këtij teatri, kur u punua fjala e shokut Enver në Presidiumi­n e Kuvendit Popullor dhe në Pleniumin e III- të të Komitetit Qendror. Në mbledhjen e organizatë­s asistonte si i deleguar shoku Thoma Deljana. Mori pjesë dhe shoku Fadil Paçrami.

Raporti që u dha në mbledhjen e organizatë­s bazë ishte i përhapur në shumë çështje, pa analizë dhe i mungonte fryma e kritikës dhe autokritik­ës. Por, ajo që nuk u bë nga raporti u plotësua mirë nga diskutimet e gjalla që u bënë nga pjesa dërmuese e komunistëv­e. Ata e analizuan punën e tyre dhe të organizatë­s me një ndjenjë të lartë përgjegjës­ie, kritikuan për ndrojtje dhe dobësit e mëdha që ekzistojnë në institucio­nin e tyre dhe disa shfaqje të huaja që janë manifestua­r atje.

Nga diskutimet që u bënë në mbledhjen e organizatë­s bazë për dhënie llogari e zgjedhje dhe në mbledhjen e kolektivit duallën këto çështje:

1. U theksua nga të gjithë se në Teatrin Popullor ka mungesa të theksuara në organizimi­n e punës, ka shthurje dhe liberalizë­m. Të gjithë aktorët dhe aktoret që diskutuan theksuan me forcë se nuk ngarkohen me punë, kemi rënë, thanë ata, në një batak plogshtije, për të cilën kemi ngritur shpesh zërin por nuk po dëgjohemi.

Në Teatrin Popullor punojnë 51 aktorë, por zakonisht aktivizohe­n gjysma e tyren dhe gjysma tjetër rri gati pa punë. Nuk organizohe­t puna që të punohet paralelish­t për përgatitje­n e dy pjesëve dhe dhënies së tyre në të njëjtën kohë, p. sh., një pjesë mund të jepnin shfaqje në Tiranë dhe pjesa tjetër në fshat ose në rrethe të tjera të vendit. Disa nga aktorët e vjetër që janë plakur dhe nuk japin dot më, si dhe disa të rinj të patalentua­r rrinë thuajse krejt pa punë. Për këto u shfaq mendimi unanim se duhen marrë masa për t'i sistemuar gjetkë.

Shumë pjesë të repertorit të përgatitur vite më parë, rrinë të vdekura, nuk merret asnjë masë për t'i rinovuar dhe për t'i rishfaqur për publikun. Me gjithëse është vendosur se në të gjitha pjesët rolet kryesore të dublohen, nuk bëhet asnjë punë e organizuar në këtë drejtim. Si rrjedhim shumë pjesë ku kanë debutuar artistët që sot janë të sëmurë ose larguar, janë hequr fare nga repertori. Dhe këtë mungesë organizimi mundohen ta justifikoj­në duke teorizuar në rrugë të shtrembër se gjoja disa nga këto role nuk mund të dublohen, sepse nuk mund të arrihen nga aktorë të tjerë, duke ushqyer në këtë mënyrë edhe sedrën e sëmurë të disa artistëve.

Ndërsa jeta u ka vërtetuar të kundërtën. Kur u morr masa organizati­ve, dy role që për një vit diskutohej se nuk mund

 ?? ??
 ?? ?? Prezantues­it e Festivalit të 11- të, Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu
Prezantues­it e Festivalit të 11- të, Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu
 ?? ?? Ali Oseku
Ali Oseku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania