Panorama (Albania)

"Vëllai" vijon misionin me Heidin, a i zbuluan banorët?

-

Banori më i ri i "Big Brother VIP", Lidi, dhe Heidi Baci janë në një mision sekret nga "Vëllai i Madh". Dyshja duhet të bindin banorët se ata janë vëlla e motër, Heidi do t'i duhet ta mbajë sekret deri të shtunën dhe të mos zbulojë që në fakt Lidin as nuk e njeh, por është thjesht një konkurrent. Për ta bërë më të besueshme, Lidi është takuar edhe me partnerin e saj Romeo Veshaj, ku ky i fundit fillimisht u shfaq mosbesues, por më pas e priti mirë "kunatin e tij". Në lidhje me këtë mision, së fundmi ka reaguar edhe binjaku i Romeos, Donald Veshaj. Teksa ka postuar në "Instastory" një video të vëllait duke folur me "kunatin" e tij, aktori shkruan: "Ooooo pa gjummmmm". Roza Lati dhe Lidi ditën e sotme kanë bërë një pakt me njëri- tjetrin në shtëpinë e "Big Brother VIP". E teksa banori u duk se po flirtonte me moderatore­n, i kërkoi kësaj të fundit që të bëhet pjesë e intervista­ve të saj dhe në këtë mënyrë ajo të bëhej pjesë e idevë të tij për argëtim. Roza pranoi menjëherë, ndërsa Lidi u shpreh se të gjitha vajzat në shtëpi kanë një problem shumë të madh, harrojnë se sa shumë vlerë kanë. Teksa Heidi dhe Lidi po bënin plane në lavanteri se si të bindin banorët, në një

Roza pranoi menjëherë, ndërsa Lidi u shpreh se të gjitha vajzat në shtëpi kanë një problem shumë të madh, harrojnë se sa shumë vlerë kanë. Teksa Heidi dhe Lidi po bënin plane në lavanteri se si të bindin banorët, në një moment aty afër ka kaluar Françeska Murati, e cila i ka përgjuar pas dere Heidin dhe Lidin. moment aty afër ka kaluar Françeska Murati, e cila i ka përgjuar pas dere Heidin dhe Lidin. Duke u përpjekur që të dëgjojë bisedën e dyshes, modelja e ka ulur kokën poshtë derës duke përgjuar. Mesa duket modelja ka kuptuar misionin e Heidit dhe Lidit për të bërë si vëlla e motër. Pas përfundimi­t të "prime"- t, dyshja kanë thurur një plan për të bindur konkurrent­ët se ata janë vëlla e motër, gjë që nuk është e vërtetë pasi ata nuk njohin njëri- tjetrin. "Vëllai" fals i Heidit Lidi në një bisedë me Rozën dhe Julin vazhdon të mbajë sekretin e "Vëllait të Madh" dhe flet sikur të ishte vërtet vëllai i saj. Lidi përforcon më shumë gënjeshtrë­n duke treguar se "është ndjerë i thyer, kur e kanë lënë vetëm në Durrës dhe pjesa tjetër e familjes është larguar për në Itali". Lidi: Unë nuk e kam përballuar ndarjen, që mua më kanë lënë në Durrës për një kohë të gjatë. Aty jam thyer unë.

Roza Lati: Që të lanë vetëm në Durrës, për një kohë të gjatë? Sa kohë?

Lidi: Duhet të më kishin lënë dhe mua dhe Heidin po të kishin pasur probleme.

Juli: A i ke pyet pse të kanë lënë vetëm ty?

Lidi: Po kam qenë në një moshë që… çfarë të pyesësh? E ke parasysh kur je para adoleshent, adoleshent që thua edhe malin e shkatërroj dhe të merr ai hovi, por familja duhet të rrijë mbrapa. Por gjithsesi, kam pasur liri dhe e kam shijuar këtë liri me thënë të drejtën.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania