Panorama (Albania)

Kurti viziton komunat me shumicë serbe: Jemi kundër ndarjes së shoqërisë

"Institucio­net tona duhet t'i trajtojnë qytetarët në mënyrë të barabartë"

- TIRANE

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi dje komunat me shumicë serbe në veri të vendit, respektivi­sht Mitrovicën e Veriut, Leposaviqi­n, Zveçanin dhe Zubin Potokun. Qëllimi i asaj vizite ishte të bisedonte me udhëheqësi­t vendës për përmirësim­in e marrëdhëni­eve me qytetarët, pavarësish­t përkatësis­ë së tyre etnike, apo fetare.

"Ne jemi kundër ndarjes së shoqërisë, jemi për barazi. Institucio­net tona duhet t'i trajtojnë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe t'iu mundësojnë qasje në sistemin institucio­nal", - tha Kurti pas takimit me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Kryetarët shqiptarë erdhën në pushtet në komunat në veri të Kosovës në fillim të vitit të kaluar përmes zgjedhjeve, të cilat u bojkotuan nga popullata serbe dhe partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe. Kjo çështje ngriti edhe tensionet etnike në maj të vitit të kaluar, të cilat kulmuan më 24 shtator 2023, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Por, ka kohë që kanë nisur procedurat për shkarkim të kryetarëve të tanishëm, çka do të mund të hapet rruga për zgjedhje të reja në këto komuna. Kurti ka thënë se gjatë vizitës së tij në veri e ka vizituar edhe vendin në Banjskë "ku ka rënë në pritë" Afrim Bunjaku, rreshteri policor i vrarë në atë sulm. Për vizitën e Kurtit në komunat e veriut u raportua fillimisht nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetje­n e Beogradit. Lista Serbe tha në një komunikatë për media se vizita e kryeminist­rit Kurti në komunat e veriut ka për qëllim "destabiliz­imin e situatës në terren dhe shkaktimin e tensioneve". "Është më se e qartë se me ardhjen e tij, ai donte të provokonte reagimin e popullit serb dhe të paraqitej si viktimë për të fituar disa pikë politike, apo vota për zgjedhjet e ardhshme", - tha Lista Serbe. Nga ana tjetër, kryeminist­ri i Kosovës nënvizoi se "tendencat për destabiliz­imin e Kosovës vijnë nga ana tjetër", duke iu referuar Serbisë. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka reaguar me pretendime­t se Kurti, duke shkuar në Leposaviq dhe Zubin Potok, "ka vendosur të ngrejë tensione të reja" në veri të Kosovës vetëm një ditë para vazhdimit të dialogut në Bruksel. "Kurti nuk ka çfarë të kërkojë në veri të ' Kosovës dhe Metohisë', ku nuk është i mirëpritur. Veprimi i Kurtit shkaktoi revoltë dhe indinjatë te serbët të cilët e shohin atë si një pushtues që i keqtrajton çdo ditë", - tha Petkoviç. Gjatë vizitës së tij në veri të

Kosovës, Kurti vendosi lule edhe në pllakën përkujtimo­re të ish- policit të Kosovës, Enver Zymberi, në Zubin Potok, ku është vrarë në vitin 2011 nga persona ende të paidentifi­kuar, gjatë një aksioni të organizuar nga Qeveria e Kosovës për marrjen e kontrollit të pikave kufitare 1 dhe 31 në Jarinjë dhe Bërnjak. Takimi në Bruksel Duke folur për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ku duhet gjetur zgjidhja për pagesën e beneficion­eve për serbët në Kosovë nga buxheti i Serbisë, Kurti ka ripërsërit­ur qëndrimin se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës nuk ndalon dinarin, por përcakton euron si valutë të vetme. Serbia u paguan të ardhura të ndryshme pjesëtarëv­e të komuniteti­t serb në Kosovë prej vitesh, por kjo është bërë e vështirë nga 1 shkurti, kur hyri në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili e ndalon përdorimin e dinarit për pagesa me para të gatshme. Kurti ka vlerësuar se Serbia insiston që t'i paguajë paratë "në para të gatshme sepse i paguan disa njerëzve që nuk duhet", duke mos specifikua­r për cilët persona bëhet fjalë. "Nuk kam asgjë kundër faktit që mjekët, profesorët, mësimdhënë­sit marrin mjete, por duket se shqetësimi kryesor i Beogradit është që disa persona të tjerë të mos marrin para në para të gatshme", - tha Kurti. Ai shtoi se rregullorj­a e BQK- së është miratuar për të pasur një pasqyrë të qarkullimi­t të parave. Kosova fillimisht refuzoi të diskutojë çështjen e dinarit në kuadër të dialogut, por tema u hodh në tavolinë pas presionit të bashkësisë ndërkombët­are. Zëdhënësi i BE- së Peter Stano tha se bisedimet e javës së kaluar ndërmjet kryenegoci­atorëve të Kosovës dhe Serbisë shënuan përparim dhe se ato do të vazhdojnë të enjten e 4 prillit në Bruksel.

Kjo çështje ngriti edhe tensionet etnike në maj të vitit të kaluar, të cilat kulmuan më 24 shtator 2023, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Por, ka kohë që kanë nisur procedurat për shkarkim të kryetarëve të tanishëm, çka do të mund të hapet rruga për zgjedhje të reja në këto komuna. Kurti ka thënë se gjatë vizitës së tij në veri e ka vizituar edhe vendin në Banjskë "ku ka rënë në pritë"

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania