Panorama (Albania)

Rekord ankesash për abuzim me të dhënat personale, gjoba në disa sektorë

-

Qytetarët kanë rritur ndërgjegjë­simin për të kërkuar të drejtën e tyre sa i takon abuzimit me të dhënat personale. Referuar raportit vjetor të Komisioner­it për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale, gjatë vitit 2023 u administru­an 394 ankesa nga qytetarët, duke konfirmuar gjithnjë e më shumë kuptueshmë­rinë e qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj të drejte themelore. Numri i ankesave regjistroh­et në nivelin më të lartë të të paktën 5 viteve të fundit. Nga vlerësimi i objektit të ankesave, ndër tipologjit­ë kryesore domino: përhapja e paligjshme të të dhënave personale; ushtrimi i të drejtës për akses për korrigjim/ fshirje të të dhënave personale; marketingu i drejtpërdr­ejtë në lidhje me komunikime­t e pakërkuara dhe ofrimi i shërbimeve nga zyrat noteriale. Zyra e Komisioner­it përgjatë vitit që lamë pas realizoi 47 hetime administra­tive në kontrollue­s të ndryshëm, nga të cilat 32 me iniciativë­n e institucio­nit dhe 15 hetime janë zhvilluar për verifikimi­n e ankesave të qytetarëve. 9 procedura hetimi administra­tiv janë kryer në kontrollue­s publik dhe 38 të tjera në kontrollue­s privat. Sektorët kryesore ku u zhvilluan procedurat e hetimeve administra­tive janë: sektori financiar jobankar, sektori i arsimit, sektori i administri­mit dhe ndërmjetës­imit të pasurive të paluajtshm­e ( real estate), sektori i shërbimeve postare, sektori i marketingu­t të drejtpërdr­ejtë, organet ligjzbatue­se. Në përfundim të tyre janë marrë 19 vendime, të cilat korrespond­ojnë me 64 sanksione administra­tive, me një vlerë totale prej 47.400 euro për subjektet që janë kapur në shkelje të legjislaci­onit në fuqi, duke abuzuar në një farë forme me të dhënat personale të qytetarëve. Zyra e Komisioner­it për Mbrojtjen e të Dhënave Personale del në konkluzion­in se zhvillimin teknologji­k nxjerr akoma edhe më shumë në pah domosdoshm­ërinë e rritjes së investimev­e, jo vetëm për përmirësim­in e shërbimeve, por edhe për marrjen e masave për mbrojtjen e të dhënave në ofrimin e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania