Panorama (Albania)

Zbardhet ligji i ri, çdo pensionist me llogari bankare

Llogaritë bankare për pensionist­ët e shtresat në nevojë, me zero komision. ISSH: reforma e pagave përmirësoi skemën e pensioneve

- TIRANË

Siç është komunikuar edhe më herët, nga data 1 prill ka nisur zbatimin ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike, i cili parashikon që të gjithë pensionist­ët, apo individët me ndihmë ekonomike do të hapin një llogari bankare me kosto zero.

Referuar këtij ligji, “çdo pensionist që dëshiron të transferoj­ë pensionin në bankë apo çdo individ nga kategoritë në nevojë, ka të drejtë të hapë një llogari bazike bankare, e cila do të ketë zero kosto për mirëmbajtj­e”.

LIGJI PER SHERBIMET

“Bankat do të ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero, pavarësish­t nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike për këto kategori, por hapja e një llogarie bankare nuk është detyrim”, thuhet në ligjin

“Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”.

Ligji i ri për llogaritë bazike, përcaktohe­n kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero si dhe opsioni i transferim­it të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.

Ndërkohë, me tarifë zero

do të jenë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte, transaksio­net e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat “online”, transferta­t e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformav­e “online”.

Sipas ligjit, zgjerimi i mundësisë për aksesin në llogaritë e transaksio­neve është një kusht i domosdoshë­m për të arritur objektivin kryesor, duke synuar të arrijë një raport të zotërimit të llogarisë në nivelin 70%. Ekspertët e BSH- së shprehen se, “kjo nismë është një hap më shumë drejt digjitaliz­imit dhe reduktimit të parave cash”.

ANALIZA VJETORE

Instituti i Sigurimeve Shoqërore zhvilloi dje analizën vjetore e punës së këtij institucio­ni për vitin 2023, ku mori pjesë edhe zëvendësmi­nistrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, Olta Manjani dhe kreu i institucio­nit Astrit Hado. Gjatë fjalës së saj, Manjani vuri theksin tek përmirësim­i i mëtejshëm i performanc­ës financiare, qëndrueshm­ëria e skemës së sigurimeve shoqërore, si dhe tek aplikimi i zgjidhjeve novatore, që do të përmirëson­in ndjeshëm ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas saj, reforma e pagave, që po vijon të ndërmerret nga qeveria shqiptare, ka dhënë efekte në përmirësim­in e ndjeshëm të qëndrueshm­ërisë financiare të skemës së pensioneve.

Sipas të dhënave të ISSH- së, për herë të parë deficiti i skemës zbriti poshtë 1% të PBB- së edhe në vlerë absolute. Nga ana tjetër edhe numri i kontribues­ve u rrit me 3.6% ose me 27,521 persona, në krahasim me vitin 2022.

 ?? ??
 ?? ?? Dje, nga analiza vjetore e Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Dje, nga analiza vjetore e Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania