Panorama (Albania)

Tragjedia me 8 të vdekur në Këlcyrë, pranga 2 trafikantë­ve shkodranë

Nisin hetimet, reagon edhe Avokati i Popullit: Kambanë alarmi, të forcohen masat e kontrollit kundër emigrimit të paligjshëm!

- TIRANË

Vetëm një ditë pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në Këlcyrë, ku humbën jetën 7 emigrantë dhe shoferi shqiptar, u arrestuan dy trafikantë nga Shkodra.

Me urdhër të Prokuroris­ë së Gjirokastr­ës janë vënë në pranga në qytetin e Shkodrës, Agustin Gjeta, 24 vjeç dhe Ramazan Dekovi, 23 vjeç. Dy të rinjtë akuzohen për transporti­n e paligjshëm të emigrantëv­e, vepër penale që parashikon dënim deri në 15 vjet burgim. Nga hetimet e deritanish­me dyshohet se Gjeta, që ka qenë dhe më parë i dënuar, i ka vënë në dispozicio­n makinën e tij 24vjeçarit Edison Bregaj, i cili më pas humbi jetën në atë aksident. Po kështu, Dekovi dyshohet se ishte pjesë e rrjetit të trafikimit. Në kërkim është shpallur Stiliano Ndoci, 24 vjeç, po nga Shkodra, i cili dyshohet se ka rolin e organizato­rit në këtë veprimtari kriminale. Burimet thanë se 24- vjecari që mbeti viktimë i ka marrë emigrantët në kufirin e gjelbër të pikës kufit

are “3 Urat” në jug dhe dyshohet se do t’i transporto­nte drejt Hanit të Hotit. Rreth orës 02: 00 të së martës, makina me “Mercedes Benz” në pronësi të Gjetës dhe në përdorim të 24- vjeçarit Bregaj është pikasur në aksin Këlcyrë- Përmet, por nuk i ka ndaluar postblloku­t të policisë. Efektivët janë vënë në ndjekje dhe nga shpejtësia tejet e lartë, shoferi ka humbur kontrollin dhe makina ka rënë në shtratin e lumit të Vjosës.

REAGON AVOKATI I POPULLIT

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë, të ndodhur një ditë më parë në aksin Këlcyrë- Përmet, ku humbën jetën 8 persona, 7 prej të cilëve emigrantë. Avokati i Popullit thotë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si kambanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimit të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracion­in. “Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, që solli për pasojë 8 viktima. Emigrimi i jashtëligj­shëm është një sfidë mbarëbotër­ore dhe çështje e ndjeshme për shoqërinë në tërësi, me të cilën po përballemi fort në dekadën e fundit edhe në vendin tonë.

Ka shumë arsye që njerëzit vendosin të emigrojnë, përfshirë shkëputjen nga konfliktet, kërkesën për mundësi të reja punësimi dhe dëshirën për të përmirësua­r cilësinë e jetës së tyre dhe të familjes. Kjo ngjarje duhet të shërbejë si kambanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimin të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracion­in. Adresimi në nivel global i çështjes së migracioni­t duke trajtuar shkaqet në origjinë është e vetmja zgjidhje e qëndrueshm­e. Forcimi i ligjit dhe zbatimi i tij, krijimi i mundësive legjitime për emigracion dhe azil, si dhe bashkëpuni­mi ndërkombët­ar për të adresuar shkaqet themelore të emigrimit të paligjshëm janë çështjet që duhen adresuar me prioritet. Është e rëndësishm­e që politikat dhe ligjet të mbrojnë të drejtat e emigrantëv­e dhe të sigurojnë që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Për sa më sipër, Avokati i Popullit ka hartuar disa raporte dhe ka dhënë rekomandim­e, ku ka adresuar çështje me rëndësi mbi këtë temë. Kjo ngjarje duhet të na kujtojë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë”, - shkruan Avokati i Popullit.

 ?? ??
 ?? ?? Makina e aksidentua­r
Makina e aksidentua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania