Panorama (Albania)

Arrestohet një nga 10 personat më të kërkuar prej më shumë se dy dekadash

-

Dje Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e të dënuarit me burg përjetë të Gjovalin Lesit, i cili ka vrarë të motrën dhe dhëndrin e tij plot 27 vjet më parë. Sipas të dhënave të pakta që vijnë nga ajo kohë, mësohet se në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik, Mirditë, shtetasi Gjovalin Lesi ka vrarë me armë zjarri shtetasit M. Gj. ( e motra) dhe A. Gj. ( dhëndri). Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtj­a pa leje”. “I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, kapet dhe vihet në pranga një 55vjeçar, në kuadër të operacioni­t policor ndërkombët­ar të koduar ‘ Verdikti’. Operacioni, rezultat i informacio­nit të siguruar nga Departamen­ti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer me Policinë e Materas, Itali, me koordinimi­n e Zyrës së Interforcë­s Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri dhe Shërbimit për Bashkëpuni­m Ndërkombët­ar Policor - Divizioni i 2- të, Romë. I ndaluari në Matera, në vitin 1997, në Rubik, vrau me kallashnik­ov, pas një konflikti për motive të dobëta, kunatin dhe motrën e tij. Në vijim të operacione­ve ndërkombët­are, të finalizuar­a si rezultat i bashkëpuni­mit shumë të mirë me partnerët, me objektiv lokalizimi­n, arrestimin dhe ekstradimi­n e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombët­ar, në Matera, Itali, si rezultat i shkëmbimit të menjëhersh­ëm të informacio­neve të siguruara nga

Departamen­ti i Policisë Kriminale në DPPSH, me Policinë e Materas, shkëmbim i kryer me koordinimi­n e Zyrës së Interforcë­s Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri dhe Shërbimit për Bashkëpuni­m Ndërkombët­ar Policor - Divizioni i 2- të, Romë, u finalizua operacioni policor i koduar ‘ Verdikti’. Gjatë këtij operacioni u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimi­n në Shqipëri, shtetasi i shumëkërku­ar ndërkombët­arisht Gjovalin Lesi, 55 vjeç, i lindur në Rubik”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania