Panorama (Albania)

Arrestimet e ish- zyrtarëve në bashki, Veliaj: Koha për riformatim të thellë

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi dje një bashkëbise­dim me nxënësit ekselentë të shkollës “Qemal Stafa”, me të cilët ndau disa prej projekteve që po realizohen në kryeqytet, por vuri theksin edhe te rëndësia që duhet t’i kushtohet promovimit të nxënësve të mirë. “Ka shumë organizata, të cilat për dikë që ka punuar aty dhe më pas është larguar, vendosin që ai person të mos ketë të bëjë më me atë organizatë për një periudhë të caktuar 3 vjet, 5 ose 10. Këtë po e mendoj ta zbatoj seriozisht edhe në Bashkinë e Tiranës. Kjo organizatë ka bërë punë të jashtëzako­nshme, ia ka ndryshuar fytyrën Tiranës, por nuk është perfekte, bën gabimet veta. Ndonjëherë, duhet t’u japësh kohë njerëzve të sqarojnë problemet me drejtësinë, ndërsa organizatë­s duhet t’i japësh lirinë të vazhdojë të ecë përpara. Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin. Ka disa njerëz që harrojnë çdo punë që është bërë dhe për një problemati­kë, për një çështje që patjetër duhet zgjidhur dhe adresuar, janë gati të zerojnë gjithçka. Është e pashmangsh­me që në një organizatë komplekse, dikush të çedojë, por pyetja është: si sillet secili prej nesh kur përballet me këtë problem? Ndaj, mbetem i vendosur që, siç kjo organizatë e ka bërë Tiranën historinë më të madhe të suksesit në rajon dhe në ndryshimet e korrigjime­t për transparen­cën e luftës kundër konfliktit të interesit për punonjës apo ish- punonjës, të jetë gjithashtu model ripërtërit­je e përmirësim­i. Teksa dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunë­torëve të mi, në ditët në vijim do të duhet të mendojmë me kolegët e bashkisë, disa masa konkrete që do duhen marrë, në mënyrë që të kemi një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike. Pasi Bashkia Tiranë duhet të jetë kampione edhe në procedurat e prokurimit, garantimin e transparen­cës, shmangien e konfliktit të interesit. Drejtësia do të bëjë punën e saj në mënyrë profesiona­le, të drejtë e të pavarur. E ndërkohë, në bashki ne duhet të vazhdojmë me më shumë vrull punën”, - tha Veliaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania