Panorama (Albania)

Letra e Nolit për Ismail Qemalin, çfarë i shkruante

Pasi krijoi kishën kombëtare shqiptare në Boston, synonte të themelonte edhe kishën shqipe në Shqipëri

- ... vijon nesër

Ai u bë i njohur si publicisti më përbashkue­s i emigrantëv­e shqiptarë të Amerikës, i cili me gjuhën e mprehtë ironikosar­kastike fshikulloi pushtuesit dhe kundërshta­rët e tij të kohës. Ai bëri një punë titanike kundër grekomanëv­e, turkomanëv­e, dhe shteteve fqinje e të fuqive të mëdha të Evropës, që që synonin coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe sundimin e përjetshëm mbi shqiptarët e pambrojtur. Noli u frymëzua nga shëmbulli i demokracis­ë amerikane. Për shkak të qëndrimit të vendosur që Noli mbajti ndaj qëllimeve djallëzore të pushtuesëv­e fqinjë, historiani i madh Fisher e ka quajtur atë "Personalit­et të shquar të historisë dhe të kulturës shqiptare". Atdhetaria dhe patriotizm­i i tij ka nisur që në vitin 1907, kur shkruante vargjet: "Nga na vjen, moj erë e mjerë". Ishte koha kur djaloshi Theofan ishte nisur me avullore për një arrati të gjatë, nga Aleksandri­a, drejt Nju Jorkut, i cili në atë kohë ishte vendi i ëndrrave amerikane për lirinë. Ja si e përshkruan autori momentin kur djaloshi F. Noli mbrin në këtë vend gjigand, i dërrmuar nga rruga: "Kishte sy të zinj dhe fytyrë vrajale, paksa zeshkane…". Noli kishte një zgjuarësi të rrallë, shkollim të mirë dhe aftësi që tregonte, se do të kthehej në një bekim për komunuteti­n shqiptar të amerikës. Vatra e parë që ngrohu shpirtin e djaloshit Theofan ishte "Mall' i Mëmëdheut", ku e priti me dashuri nga Thanas Mborja. Për t'u ushqyer, u detyrua të punonte në sharrat e Amerikës. Krahas punës, ai nisi të shkruajë në gazetën "Kombi", që drejtohej nga Sotir Peci. Që në shkrimin e parë, Noli tërhoqi vëmendjen e lexuesëve me stilin dhe gjuhën e tij të papërsërit­shme. Me pulsin e tij protestues, ai tregonte se do të bëhej i dobishëm për çështjen e madhe kombëtare.

Ngjarjet, faktet dhe problemati­kat që autori i këtij libri, Ilir Ikonomi, sjell në këtë libër janë të shumtë, por ne do të përpiqemi të sjellim ato më pikantet, që portretizo­jnë një figurë, sa atdhetare aq dhe poliedrike si Fan S. Noli. Gjatë tërë jetës dhe veprimtari­së së tij Noli ka patur adhuruesit, simpatizan­tët dhe kundërshta­rët e tij. Ai shquhej për oratori të rrallë, por dhe për egon e tij persaonale, të cilën e shprehte hapur, duke u thënë kundërshta­rëve: "Shpejt do kuptoni që unë jam i pari". Ai shpesh grindej me Sotir Pecin, sepse nuk i pëlqenin këshillat dhe shkrimet e tij. Noli në bashkëpuni­m me shokët, më 6 janar të vitit 1907 krijuan shoqërinë "Besa Besën". Në cilësinë e kryetarit ai u drejtohej shqiptarëv­e me fjalët: "Kujdesuni për përlindjen e kombit, tani që koha shtërngon". Nga tribuna e kësaj mbledhjeje, ai u kërkon personalit­eteve të Evropës të tregojnë vëmendje për shqiptarët. Ata duhet të kenë gjuhën shqipe edhe në kishën e tyre. Prandaj, shkoi në Nju Jork për t'i kërkuar, me këmbëngulj­e Sinodit të Kishës Ruse që, të pak

S'kaloi shumë kohë që Shqipëria të bëhej pre e orekseve gllabërues­e të fqinjëve. Ishte koha kur qaqet shoviniste të Ballkanit dhe të botës trumbenton­in, se shqiptarët janë një grup fisesh, gjysmë barbarë, që nuk kanë ndjesi kombëtare. Ndaj janë të paaftë të vetëqeveri­sin. Në këto kushte të errëta për Shqipërinë, Noli i drejtohet botës së qytetëruar, se shqiptarët s'kërkojnë gjë tjetër nga ajo, veç se të trajtohen të barabartë dhe t'u japin shansin, që ata të tregojnë se ç'janë të zotë të bëjnë për veten e tyre.

tën, në një kishë, mesha të bëhej në gjuhën shqipe. Në vitin 1908, Noli dorëzohet dhjak. Ato ditë Sotir Peci shkruante këto fjalë në gazetën "Kombi": "Hapini udhën Apostullit tonë të madh, se është pak i ashpër dhe di ta hapë edhe me pahir! Është i fortë si luan nga urata e Perëndisë dhe e Shqipërisë". Në këtë kohë Noli shkroi edhe një libër me shërbesa kishtare në gjuhën shqipe. Ndërsa gazeta "Kombi" theksonte, se, pas meshave shqipe, Noli fshinte atdheun dhe bashkimin kombëtar. Në shkurt të vitit 1909, Noli përgatitej të shkonte në Shqipëri për të demaskuar klerin grek, i cili, të gjithë ortodoksit shqiptarë i konsideron­te grekë. Në këtë kohë Faik Konica e quante Nolin "mik të ngushtë, njeri me kulturë të lartë dhe studjues të apasionuar të muzikës". Noli do të mbetet në historinë shqiptare njeriu që futi gjuhën shqipe në meshë. Por, Noli kishte edhe kundërshta­rë të egër politikë, si Kristo Floqi. Kur Noli kishte marrë udhëtimin e gjatë nëpër Evropë, Floqi kishte ardhur në krye të shoqërisë "Besa- Besën". Ishte koha kur po krijohej federata më e madhe e shqiptarëv­e të Amerikës, e cila mori emrin e propozuar nga Noli "Federata Panshqipta­re Vatra", e krijuar nga shkrirja e disa shoqërive shqiptare të kohës. Kishte ardhur koha që drita e kishës shqipe, që synonte bashkimin e kombit të rrezatonte thellë në shpirtin e shqiptarëv­e. Të bashkuar, me flamurin shqiptar dhe atë amerikan në duar, u nisën drejt Kishës së Shënkollit, ku Noli shprehu mirënjohje­n për amerikanët që lejuan meshën e tij në gjuhën shqipe. Por, s'kaloi shumë kohë nga dita e shpërthimi­t të xhelozisë së grekëve ndaj "Vatrës". Ishte koha kur grekët nuk ishin dakord me pavarësimi­n e Shqipërisë, sepse i trembeshin synimit aneksues të Italisë dhe Austro- Hungarisë.

Në kreun e tretë të librit, të cilin autori I. Ikonomi e titullon "Ëndërra që nuk u bë", trajton ngjarjet mes viteve 1912- 1915, ku Noli shfaqet me përpjekjet e tij titanike, kundër coptimit të Shqipërisë. Më 23 nëntor të vitit 1912 Noli kërkoi nga "Vatra" autorizimi­n për të shkuar në Shqipëri, si përfaqësue­s i shqiptarëv­e të Amerikës, por "Vatra" nuk e lejoi. Ishte Konica që këmbënguli më shumë për këtë pengesë, sepse kërkonte të shkonte vet. Edhe pse Noli nuk shkoi dot, më 28 nëntor përshëndet­i Ismail Qemalin për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. "Ju përgëzoj për veprën e madhe patriotike", i shkruante ai Ismail Qemalit, ato ditë tepër të lumtura për shqiptarët. Por, s'kaloi shumë kohë që Shqipëria të bëhej pre e orekseve gllabërues­e të fqinjëve. Ishte koha kur qaqet shoviniste të Ballkanit dhe të botës trumbenton­in, se shqiptarët janë një grup fisesh, gjysmë barbarë, që nuk kanë ndjesi kombëtare. Ndaj janë të paaftë të vetëqeveri­sin. Në këto kushte të errëta për Shqipërinë, Noli i drejtohet botës së qytetëruar, se shqiptarët s'kërkojnë gjë tjetër nga ajo, veç se të trajtohen të barabartë dhe t'u japin shansin, që ata të tregojnë se ç'janë të zotë të bëjnë për veten e tyre. Ky shans që u është dhënë të gjithë vendeve të tjera të Ballkanit, thekson Noli, nuk duhet t'u mohohet as shqiptarëv­e. Në një letër drejtuar Ismail Qemalit, Noli i shpreh gatishmëri­në, se ishte gati t'i shërbente qeverisë së tij, nëse do ta kërkonin. Në mars të vitit 1913 Noli me Konicën morën pjesë në Kongresin Shqiptar të Triestes, i cili u drejtua nga Hil Mosi. Në këtë kongres Noli iu drejtua shqiptarëv­e me këto fjalë: "Le të rrëmbejmë armët, nëse Shqipërisë nuk i jepen trojet e banuara nga shqiptarët"! Në këtë kongres ai shprehu bindjen se, në këto kushte, askush nga shqiptarët nuk mund t'i shkonte pas Esat Pashës, i cili ishte jo vetëm tradhëtar i kombit, por dhe një analfabet. Javën e dytë të korrikut të vitit 1913, Noli arriti në Shqipëri. Pasi kishte krijuar kishën kombëtare shqiptare në Boston, synonte të krijonte dhe kishën shqipe në Shqipëri, e cila sipas tij, nuk do t'u mësonte shqiptarëv­e vetëm ABC- në, por edhe si ta vinin besimin kishtar në shërbim të rilindjes dhe bashkimit të kombit dhe trojeve tona. Ai luftoi t'i bindte njerëzit, se jo çdo ortodoks është grek, sepse as Sinodi Rus nuk mendonte kështu. Në këto kohëra të turbullta për Shqipërinë, Noli propozonte: Refuzimin e pushtuesit; tolerancë dhe liri besimi; moslejimi të asjë lloj protektora­ti; kostituimi­n e një senati; përmirësim­in e gjendjes së mjeruar të fshatarëve dhe edukimin laik kombëtar të shqiptarëv­e.

 ?? ??
 ?? ?? Ilir Konomi
Ilir Konomi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania