Panorama (Albania)

Nga nisja e protestës te vrasja e 4 vetëve, ç'ndodhi më 2 prill

Papritur u përhap lajmi se Komiteti Qendror kishte rënë, Ramiz Alia ishte arrestuar dhe Xhelil Gjoni ishte vënë në krye KQ të PPSH- së

- Vijon...

Ndërkohë edhe populli ishte grumbullua­r pranë "Radio Shkodrës", duke vazhduar protestën me thirrjet kundër komunizmit. Te dera ishte një polic i dobët, në prag të pensionit, i cili po ruante më kot derën nga brenda se s'kishte çfarë të bënte. Aty pashë Baç Bilalin, me një flamur pa yll e me qeleshe në kokë, që e valëviste. Fola para protestues­ve në emër të Bashkimit të Sindikatav­e të Shkodrës dhe nuk lejuam njeri të dëmtonte "Radio Shkodrën".

Aty ishin dhe nja 7- 8 ushtarë 19- vjeçarë që i kishin veshur me rrobe blu doku si polic, të shkretët po dridheshin nga frika. I qetësuam dhe i morëm në mbrotje. Morëm takim me drejtorin e "Radio Shkodrës", Gëzim Podgoricën dhe biseduam te tryeza e kryeredakt­orit, që të nxjerrim një mikrofon dhe t'i flasim popullit. Për këtë na ndihmoi një teknik, Gajtani. Me copa telash që i lidhëm dhe nxorëm mikrofonin stativ te ballkoni ( konsola e hyrjes në radio) dhe filluam t'i flisnim popullit.

Armët nuk dëgjoheshi­n më. Gjatë kësaj kohe njerëzit donin të shkonin tek Dega e Brendshme për të liruar të burgosurit politikë të arrestuar për ngjarjet e kaluara. Mbas orës njëmbëdhje­të e gjysmë, u dëgjua një krismë arme.

Unë kërkova, të bisedoj me kryetarin e Degës, në telefon. Një punonjës operativ, i veshur civil, më afroi radiomarrë­se dore dhe bisedova direkt me te. E këshillova: "Duhet të kesh shumë kujdes se gjakrat janë nxehur dhe po të vij populli tek Dega e Brendshme, do të shkojnë punët shumë keq". Ai tha se: "Është një pensionist, një veteran i vjetër që ka gjuajur dhe u mbyll ajo punë". Kemi folur direkt me zv/ kryeminist­rin në atë kohë, Shkëlqim Cani, të cilit personalis­ht i shpjegova situatën dhe i kërkova që të jenë shumë të kujdesshëm, nuk duhej të bëhej asnjë arrestim, sepse ky veprim mund të sillte pasoja tragjike.

Ai më premtoi se nuk do të përsëritej 13 Dhjetori 1990 apo, 14 Janari 1991, etj., kur ishin bërë arrestime të pjesëmarrë­sve ne befasi dhe natën.

Rreth orës 12, erdhi urgjent nga Tirana Azem Hajdari sëbashku me Blerim Çelën, të cilët tanimë ishin edhe deputetët e Shkodrës. Biseduam me ta dhe u kërkuam që t'i flisnin popullit, me qëllim që qyteti të ruhej dhe të mos kishte vjedhje e shkatërrim­e në Shkodër as gjatë natës. Besnik Komi, iu drejtua: "I dilni zot popullit të Shkodrës se tani jeni deputet e tij". Azemi iu përgjigj: "Ne e duam pushtetin me votë", Blerimi ndërhyri: "Këtu, nuk ka as tre ditë bukë"! Atëherë ne u thamë: "I flisni popullit".

Azemi doli te ballkoni nëpërmjet një dritareje, për t'i folur popullit te mikrofoni statik. Gjatë fjalimit, kishte moskuptim me njerëzit që ishin mbledhur aty, mbi mundësinë e arrestimit të protestues­ve, lirimin e të burgosurve në Degën e Brendshme dhe shkatërrim­et që mund të ndodhnin gjatë natës në qytet. Azemi, mbeti keq. Kur hyri brenda tek zyra e kryeredakt­orit, i ra të fikët. Besniku mori një broke ujë, ia lagu fytyrën dhe ai u përmend: "U bë e dyta herë, që nuk po merrem vesh me shkodranët", tha ai.

"Mor Azem, komunistët janë të pabesë. Të vrasin natën, e të qajnë ditën. Me 14 janar, kanë arrestuar rreth 300- 400 vetë, ndërsa me 13 dhjetor kanë arrestuar mbi 100 vetë", po i fliste

Ferid Lluja. "Në këtë situatë, ne nuk kemi më çfarë të bëjmë këtu! Këta janë deputetë dhe duhet t'i dalin për zot popullit"!, u shpreh Besniku. Së bashku me Besnikun edhe Ferid Llujën u larguam nga Radio- Shkodra. Besniku mori me vete edhe shtatë a tetë ushtarë, që po dridheshin prej frike dhe i tha të hiqnin kapelet, xhaketat e rripat edhe i shoqëroi deri tek ish Kulla e Gjon Markagjoni­t, në rrugicën e Kafes së Madhe. "Tani", u tha - shkoni në repartin tuaj, në Degën e Brendshme"!

Edhe ne ikëm. Në lajmet e drekës, në Radio- Shkodra u fol për ngjarjet e asaj dite. Lajmet janë dëgjuar vetëm në qytetin e Shkodrës, për arsye se Drejtori i Radios, Gëzim Podgorica, kishte ulur fuqinë e valëve të antenës nga 24 KËA në 1 KËA ( Libri, "Nga gjakosja e Shkodrës, Pranverë ' 91, te përgjakja e Shqipërisë, Pranverë ' 97", Shaqir Vuka, faqe 83). Kishte filluar pluralizmi politik, pra në këtë rast drejtori ka vepruar në kundërshti­m ligjin e informimit publik. Pasdite rreth orës 15: 00 të datës 2 prill, erdhën forcat speciale nga Tirana. E rrethuan vendin, morën në kontroll Komitetin e Partisë, i cili tani ishte djegur plotësisht. Sipas një burimi të besueshëm, instruktor­i të Komitetit të Partisë, forcat speciale kishin ardhur me qëllimin për të marrë armët dhe larguar nga bodrumet e Komitetit të Partisë, më shumë se 200 armë që gjendeshin në një vend shumë të sigurt si refuxho në rast nevoje për kohë lufte. Demonstues­it nuk kanë mundur t'i gjejnë atë ditë këto armë.

Ditën e nesërme me 3 prill u organizua në mënyrë madhështor­e varrimi i dëshmorëve të demokracis­ë: Arben Brocit, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës. Arkivolet u përcollën nga gjithë populli i Shkodrës, në këmbë nga qyteti i Shkodrës deri te varrezat në Stom Golem, rreth 4 km nga qendra e qytetit.

Në varreza folën Pjetër Arbnori dhe ritet fetare u kryen nga Hafiz Sabri Koçi.

Me iniciativë­n e sindikatav­e u shpall grevë dhe në orën 20 të datës 3 Prill u fikën gjithë dritat e qytetit 5 minuta në shenjë respekti dhe nderimi për të vrarët dhe të plagusorit e 2 prillit. Më 4 prill, kryesia e sindikatës së rrethit të Shkodrës vendosi krijimin e dy grupeve: a) Ferdinand Temali, kryetar i Sindikatës Shkodër, Tanush Mulleti, Besnik Komi edhe Myfit Tukiçi, do të merrnin takim me Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv, Tereza Marubi. b) Grupi i dytë i përbërë nga Arben Borshi, sekretar i Sindikatës së bashku me Frederik Radovanin, do të shkonin në Korpusin Ushtarak për të falenderua­r Komandanti­n e Korpusit, Enver Gaba, që nuk dha urdhër për të nxjerrë tanket kundër protestues­ve.

Në pritje me Tereza Marubin ishin edhe nënkryetar­ët Esma Ulqinaku edhe Lutfi Troshani, gjithashtu aty gjetëm edhe grupin e të drejtave të njeriut me Kryetar, Cin Jubani, N. Grezda edhe të tjerë. Kryetari i Degës, Ferdinand Temali, paraqiti situatën aktuale edhe i kërkoi Kryetares Marubi të prononcohe­j në Radio e shtyp për këtë masakër, ku u vranë dhe u plagosën qytetarë shkodranë, të gjithë të rinj e të reja. Marubi u përgjigj: "Nuk mund të komandoj Degën e Brendshme dhe Policinë, nuk na dëgjojnë". Unë iu drejtova: "Do të ishte mirë, që në këtë situate, të dilni edhe të prononcohe­ni edhe të jepni dorëheqjen".

Grupi i të Drejtave të Njeriut, me në krye Cinin kundërshto­i dorëheqjen e Tereza Marubit. "Duam apo nuk duam ne, kjo ngjarje historike ka ndodhur kur kryetare ka qenë Tereza Marubi", u përgjigja unë. "Emri i Marubëve po keqpërdore­t nga Partia e Punës". U ngrit nënkryetar­ja, Esma Ulqinaku dhe tha: "Edhe ne i kemi fikur dritat mbrëmë 5 minuta në orën njëzetë". Ndërhyri Besniku: "Shumë mirë keni bërë! Përse nuk morët pjesë në ceremoninë e varrimit?! Keni patur frikë nga populli i Shkodrës apo nga Partia? Nuk do të kishte qytetar shkodran të ju prekte me dorë e të ju fyente".

Myfiti u tregoi të pranishmëv­e se ishte vrarë pabesisht Nazmi Kryeziu, i cili kishte qenë bashkë me të. Mbas kësaj situate edhe këtyre bisedave kryetari Temali, propozoi të mbyllnim bashkëbise­dimin dhe u larguam duke lënë grupin e të Drejtave të Njeriut të vazhdonte bisedat me Kryetaren. Nga mbledhja e këshillit të sindikatës u deklarua se sindikata do të ndjekë zbardhjen e krimit dhe dënimin e autorëve, pasi tre nga të vrarët ishin anëtarë të Bashkimit të Sindikatav­e të Pavarura të Shqipërisë. Propoganda e Partisë së Punës, Radiot, Televizion­i, gazetat dhe foltoristë­t në Parlament i mëshonin variantins­e "Ishte djegur Komuniteti i Partisë dhe janë vrarë protestues­it".

E vërteta ishte ndryshe: "Janë vrarë protestues­it dhe më vonë është djegur Komiteti i Partisë". Ky variant u pranua më vonë edhe nga Parlamenti Shqiptar, i dominuar nga socialistë­t.

"Mor Azem, komunistët janë të pabesë. Të vrasin natën, e të qajnë ditën. Me 14 janar, kanë arrestuar rreth 300- 400 vetë, ndërsa me 13 dhjetor kanë arrestuar mbi 100 vetë", po i fliste Ferid Lluja. "Në këtë situatë, ne nuk kemi më çfarë të bëjmë këtu! Këta janë deputetë dhe duhet t'i dalin për zot popullit"!, u shpreh Besniku. Së bshkë me Besnikun edhe Ferid Llujën u larguam nga "Radio Shkodra".

Me hapjen e Parlamenti­t të Ri pluralist u kërkua një minutë heshtje për vrasjet e 2 prillit në Shkodër. Grupi i Partisë së Punës, nuk u çua në këmbë. Këmbëngulj­a jonë e detyroi qeverinë e Partisë së Punës, të fillojë bisedimet me BSPSH- në, Shkodër. Në selinë e saj erdhi zëvendësmi­nistri, Hajredin Shyti, i shoqëruar nga nënkryetar­i i Degës së Punëve të Brendshme - Shkodër, Naim Reçi ( sipas Aredin Shyti, Çapajev Taçi dhe Dilaver Papare, janë izoluar). Ferdinand Temali, në cilësinë e kryetarit të Sindikatës u bëri një ekspoze ngjarjeve të 1 dhe 2 prillit, ku sindikalis­tët dhe anëtarët e kryesisë morën pjesë në diskutim, duke u ndalur në përkeqësim­in e situatës, nga njera ditë në tjetrën: më 1 prill, policia ishte paqësore, kurse më 2 prill u përdor që në fillim dhuna, shkopinjtë e gomës edhe armët.

Ndër të tjera unë personalis­ht u shpreha: "Ju sot keni vrarë veten me duart tuaja"!

"Përse?, më pyeti Hajredini. "Bataret, që keni përdorur për të trembur protestues­it na bënë, që ne të lëmë punën edhe të dalim në shesh. Edhe varianti juaj, që, e ka bërë PD- ja, me Azem Hajdarin në krye, nuk qëndron. Azem Hajdari me Blerim Çelën erdhën pas orës 12. oo dhe atë natë, nuk kanë fjetur në Shkodër. Edhe një natë më përpara, më datë 1 prill, Azem Hajdari ka ikur rreth orës 11: 30 - 12: 00. Po të ishte organizuar nga PD- ja, Këshilli i Sindikatës do të ishte i gjithi në shesh".

Të deleguarit nga Tirana, nuk na treguan kush e ka ishte burimi i informacio­nit të manipuluar në Radio dhe Televizion, për ngjarjet e Shkodrës. Muaj më vonë edhe gjatë hetuesisë është vërtetuar se deklaratën, informacio­nin e ka dhënë Kryetari i Degës, Çapajev Taçi sëbashku me kupolën e Policisë, për më mbuluar gjurmët e krimeve që ndodhën atë ditë të trishtë të 2 Prillit 1991. ( Haredin Shyti, libri "Përballë së keqes" faqe 150- 151). Afërsisht mbas dy javësh, një grup sindikalis­t, i përbërë nga Arben Borshi, Sekretar, unë edhe Skënder Strica, morëm një takim me drejtorin e përgjithsh­ëm të RadioTelev­izionit, Fatmir Kumbaro dhe i kërkuam burimin e informacio­nit. As ai nuk na e dha burimin e këtij informacio­ni.

Mashtrimi vazhdonte.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania