Panorama (Albania)

Egla Ceno ende në "Big Brother", çfarë ndodhi me aktoren dhe rrengu për banorët e tjerë

-

"Unë shpëtova për vetën time", tha Egla duke u larguar. "Është ' Ok' fare. Ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimev­e kaq të… mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qejfin tim, nuk jam pishman për asgjë. Gjerat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë. I rri ndjesës që kam kërkuar. Unë jam Egla dhe do takohemi jashtë.

Elga Ceno u përjashtua nga shtëpia e "Big Brother Vip' me zarf të zi pas përplasjev­e me moderatori­n Meriton Mjekiqi, ku i derdhi këtij të fundit verë në kokë. Pas daljes së saj nga shtëpia, u ngritën pikëpyetje mbi vendodhjen e aktores, ndërsa në faqen e BBV është publikuar një video e saj e mbyllur brenda një dhome me mure të bardha. Egla Ceno mesa duket është e izoluar në një ambient tjetër të shtëpisë së famshme dhe ky mund të jetë një rreng për banorët e tjerë. Një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e "BBVIP", përmes së cilit banorët u informuan se përveç Eglës një vendim i dytë do merret të martën edhe për Ilnisa Agollin dhe Meritonin. "Banorë, pavarësish­t tërheqjes së vëmendjes për sjellje të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë kemi shkuar në veprime të tilla. Në provokimet e vazhdueshm­e të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet. Për shkak të kësaj, "Big Brother" ka vendosur të s'kualifikoj­e Eglën nga loja. Televotimi aktual do anulohet, dhe vëllai i madh ju njofton se po ashtu do marrë një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në shoun e të martës", lexoi Juli. "Të uroj fat dhe më vjen shumë keq", i tha Meritoni banores.

Aktorja Elga Ceno reagoi menjëherë pas përjashtim­it nga "Big Brother. Ajo u bëri thirrje banorëve të tjerë që të mos bien pre e provokimev­e të Meritonit dhe Ilnisës, duke theksuar se këto provokime do bëhen edhe më të shpifura. Mes të tjerash ajo tha se e ka shijuar për kaq kohë sa qëndroi brenda në shtëpi, ndërsa u shpreh se me banorët do të shihet jashtë. "Unë shpëtova për vetën time", tha Egla duke u larguar. "Është ' Ok' fare. Ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimev­e kaq të… mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qejfin tim, nuk jam pishman për asgjë.

Gjerat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë. I rri ndjesës që kam kërkuar. Unë jam Egla dhe do takohemi jashtë. Mos bini pre e provokimev­e sepse do bëhen më të forta dhe më të shpifura. Unë shpëtova për veten time", tha Egla Ceno. Ish- banorja Sara Gjordeni ka bërë një reagim në rrjetet sociale për skualifiki­min e aktores, teksa e quante atë finaliste. "Mirupafshi­m finaliste. Faleminder­it për gjithçka", ka shkruar misi krahas fotos së Eglës me një kurorë në kokë. Dinamikat në "Big Brother", shpesh prodhojnë ngjarje edhe jashtë shtëpisë. E tillë ka qenë ndodhia e ditëve të fundit, ku familjarët e Ilnisës dhe të Eglës janë përfshirë. Pasi Egla Ceno tregoi se moderatori Saimir Kodra i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, gjatë "prime"- t të së martës, të shumtë kanë qenë reagimet. Por, duket se kjo deklaratë është përdorur edhe nga vetë banorët e shtëpisë. Ilnisa Agolli u dëgjua duke i thënë aktores: "Po te Saimiri do shkosh?". Rreth kësaj deklarate të gazetares kanë reaguar vetë familjarët e Eglës përmes një postimi në faqen e saj të "Instagram"- it. Mes të tjerash, familjarët e Eglës treguan se Ilnisa nuk ëstë përballur ndonjëherë me situata të njëjta si aktorja, pasi sipas tyre ajo është bërë e dashura e nëndrejtor­it, duke përfituar kështu një vend pune pa meritë. Ilnisa- Eglës: "Po te Sajmiri do shkosh?". Nuk ka gjë më të shëmtuar sesa të dëgjosh diçka të tillë sidomos kur janë situata kaq delikate me një tematike që prek femrat e gjithë botës. Ilnisa në këtë rast vërteton përsëri se sa e ligë është. "Ndoshta ' Ilnisat' si kjo Ilnisa në fjalë nuk kanë pasur nevojë të përballen me kto lloj traumash sepse e kanë zgjidhur situatën mjaft lehtë duke u bërë e dashura e nëndrejtor­it dhe me këtë rast ka përfituar edhe një vend pune pa meritë. Jo të gjitha femrat e bëjnë ktë por përkundraz­i respektojn­ë veten duke mos pranuar kurrsesi një vend pune në këtë lloj forme dhe për më tepër kanë guxim të ngrejnë zërin për ta bërtitur si rast dhe për t'i denoncuar këto lloj mostrash që përfitojnë nga detyra e tyre për egot dhe kënaqesine e tyre", kanë shkruar familjarët e aktores.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania