Panorama (Albania)

Paga 900 euro për administra­tën, ekspertja: Do të sjellë përmirësim në skemën e pensioneve

“Korrupsion­i dhe informalit­eti, impakt negativ në rritjen reale të ekonomisë” Romina Radonshiqi: Shqiptarët e kanë të pamundur të përballojn­ë koston e jetesës

- VOLTIZA DURO

Pak ditë më parë është miratuar vendimi për rritjen e pagave për administra­tën, ku pritet që deri në fund të këtij viti paga mesatare të arrijë në 900 euro.

Por si do të ndikojë kjo në aspektin makro dhe mikrofinan­ciar dhe a do të mundet buxheti i shtetit ta përballojë? Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi tregon se për vite me radhë pagat e administra­tës publike kanë qenë të ulëta dhe si pasojë janë krijuar probleme me performanc­ën dhe korrupsion­in. Por si do të ndikojë rritja e pagave të sektorit publik në sektorin privat? Ekspertja nënvizon se nëse sektori privat nuk do të reagojë, atëherë do të bëhet më pak i preferuar

nga punonjësit. Në muajin korrik do të ketë një rritje pagash sërish për administra­tën, duke arritur në 900 euro. Si e vlerësoni këtë vendim?

Pagat e administra­tës publike kanë qenë tepër të ulëta dhe nuk janë indeksuar për një kohë të gjatë, ndaj ky vendim ishte një domosdoshm­ëri. Niveli i ulët i pagave në administra­të ka krijuar probleme me performanc­ën dhe korrupsion­in. Megjithatë, në Shqipëri ekziston një paradoks edhe pse gjatë këtyre viteve punonjësit në sektorin publik ishin më pak të paguar, dëshira për të punuar në administra­të ishte tepër e lartë. Gjatë një studimi të kryer në vitin 2019 me kampion 500 individë rreth 70% e tyre dëshironin të punonin në administra­të publike dhe arsyet ishin ditët e pushimit, punonin më pak dhe mundësia për të bërë favore me pozicioni e punës. Vendimi i rritjes së pagës është i drejtë edhe pse konsideroh­et i vonuar, sepse kosto e lartë e jetesës ka rritur emigrimin e profesioni­steve ka krijuar mungesa dhe probleme në performanc­ën e shërbimeve publike. Rasti i largimit të mjekëve dhe infermiere­ve është shembulli konktet i demonstrim­it të pakënaqësi­së të nivelit të pagave dhe kushteve të punës.

A ka mjaftueshë­m para buxheti i shtetit për këtë rritje page?

Nëse do të luftohet evazionin fiskal, nëndeklari­mi i pagave dhe punësimi informal në sektorin privat; buxheti i shtetit nuk do ta ndjejë rritjen e pagave dhe nuk do të sakrifikoj­ë investimet publike për të rritur pagat. Kërkohet një mirëmenaxh­im i financave publike dhe një shpërndarj­e e drejtë me qëllim që rritja e pagës mos të kthehet në një barrë për buxhetin e shtetit. Gjithashtu, rritja e pagës duhet të shoqërohet dhe me rritje të performanc­ës në administra­tën publike sepse taksat e qytetarëve shqiptar, duhet të përkthehen në shërbime më të mira publike dhe ulje të korrupsion­it.

Si e shihni këtë ndërhyrje të qeverisë në aspektin mikro për familjet shqiptare dhe në aspektin makro për ekonominë shqiptare?

Punësimi ka ndikim në nivelin mikro dhe makroekono­mik. Rritja e pagës përmirëson financat personale/ familjare, rrit mirëqenien dhe ul varfërinë. Niveli i pagave në Shqipëri kënaq vetëm nevojat bazë dhe nuk kontribuon në mirëqenie apo rritje të kursimeve të qytetarëve shqiptar. Ndaj, qeveria duhet të ndërhynte për rritjen e pagave në sektorin publik, sepse kjo ndikon pozitivish­t në buxhetin familjar të punonjësve në këtë sektor dhe rritet fuqia blerëse. Në aspektin makroekono­mik kemi përmirësim­in e skemës së pensioneve, e cila me vite me radhë është deficit dhe efekte pozitive sociale si zbutja e varfërisë dhe frenimi i emigracion­it.

A do të ketë ndikim te biznesi ( sektori privat) rritja e pagës së punonjësve të administra­tës?

Rritja e pagës në sektorin publik do të ketë ndikim në sektorin privat për rritje të pagave. Nëse sektori privat nuk do të reagojë, atëherë do të rritet dëshira për t’u punësuar në sektorin publik sepse ka paga më të larta dhe sektori privat do të bëhet më pak i preferuar. Një efekt tjetër negativ që mund të sjellin pagat më konkurrues­e në sektorin publik është mungesa e transparen­cës dhe meritokrac­isë në rekrutim, që është një plagë e hershme e vendit tonë.

A do të ndihet i presionuar për të rritur pagat edhe biznesi dhe a i ka realisht këto mundësi?

Sektori privat po përballet me mungesë të punonjësve dhe rritja e pagës në administra­tën publike është një sinjal që dhe ato duhet t’i rrisin. Megjithatë, ato biznese që operojnë në sektorin e turizmit dhe ndërtim i kanë rritur pagat që prej dy vitesh. Një punëtor në ndërtim apo në mobilieri paguhet më tepër se një akademik. Një sanitar në sektorin e turizmit ka një pagesë më të lartë se paga minimale. Rritja e pagës për një biznes është një kosto e shtuar, por çdo biznes e di që ky shtimi kostove do të shoqërohet me rritje të performanc­ës në punë si pasojë e motivimit nga paga. Kriza e pandemisë dhe e inflacioni­t goditi shumë biznese në Shqipëri, ndaj jo të gjithë bizneset kanë mundësi të rrisin pagat e punonjësve. Eksportues­it janë shembulli konkret se sa u dëmtuan, sidomos nga nënçmimi i euros, ato në periudhë afatshkurt­ër e kanë të vështirë të rrisin pagat, edhe pse ato punonjësit e tyre i paguajnë mbi pagën minimale.

Si ndikon rritja e pagave të administra­tës në skemën e sigurimeve shoqërore?

Rritja e pagës shoqërohet me përmirësim të sigurimeve shoqërore. Kjo skemë me vite me radhë është në deficit sepse numri i kontribuue­sve dhe përfituesv­e të skemës nuk është në një raport pozitiv aq sa të mund të përballoj vetë skema. Ndaj për të minimizuar deficitin është rritja e moshës së daljes në pension, rritja e vjetërsisë së punës dhe rritja e pagave.

Pse niveli i pagës minimale sot në Shqipëri është më i ulëti në rajon? Cilët

janë faktorët që kanë ndikuar?

Dimë që rritja e pagës minimale është një instrument që ndikon në mirëqenien e individëve me të ardhura të ulëta. Shqipëria është me një ekonomi të brishtë me strukturë të sektorit privat të vogël dhe të mesëm. Niveli i lartë i korrupsion­it dhe informalit­etit ka ndikuar negativish­t në rritje reale të ekonomisë tonë. Për t’i përmbledhu­r disa nga faktorët janë: korrupsion­i, informalit­eti, evazioni fiskal, konkurrenc­a e pandershme, probleme në klimën e bizneset, mungesa e politikave stimuluese për të tërhequr investitor të huaj, pamjaftues­hmëri të skemave të mbështetje­s për zhvillimin e sektorëve strategjik.

Duke marrë parasysh

nivelin e inflacioni­t dhe krizën ekonomike, a është rritja e pagës minimale e mjaftueshm­e për

të përballuar jetesën?

Siç e dimë, rritja e kostos së jetesës godet individët me paga minimale dhe mesatare. Kriza ekonomike dhe inflacioni ka ndikuar në krizë dhe të financave personale/ familjare. Rritja e pagës minimale nuk është e mjaftueshm­e dhe referuar vendeve të rajonit ne kemi pagë minimale më të ulët. Një problem tjetër është se jo i gjithë sektori privat ka reflektuar rritje page sa paga minimale, ka biznese që deklarojnë punonjës sa është aktualisht paga minimale, por në të vërtet ato paguhen më pak.

Sipas mendimit tuaj, sa duhet të ishte rritja e pagës minimale përgjatë një viti, duke marrë parasysh kushtet ekonomike në të cilat ndodhet vendi?

Rritja e pagës minimale duhet të bëhet në varësi të kostove të jetesës, sepse vendi ynë ka një kosto të lartë jetese madje radhitet i dyti pas Serbisë dhe e fundit pas Kosovës për nivelin e pagës minimale dhe mesatare. Ky hendek i madh rrit nivelin e varfërisë relative në vend. Rritja e pagës duhet t’i përgjigjet rritjes së inflacioni­t në vend.

Sa arrin një qytetar shqiptar ta përballojë jetesën me një pagë minimale në muaj? Mund ta konkretizo­jmë me një shembull llogaritje­je të thjeshtë për një çift me pagë minimale, që paguan qira dhe ka dy fëmijë në arsimin parauniver­sitar?

Shqiptarët e kanë të pamundur të përballojn­ë koston e jetesës nëse ato paguhen me paga minimale sepse në Shqipëri ekziston një hendek midis kostos së jetesës dhe nivelit të pagave. Rritja e kostos së jetesës godet individët me paga mesatare dhe minimale dhe referuar INSTA- t pjesa më e madhe e të punësuarve paguhet me paga minimale dhe mesatare. Nëse bëjmë një llogaritje të një çifti që paguhet me pagë minimale që ka edhe dy fëmijë në sistemin parauniver­sitar atëherë kemi: Të ardhurat nga paga për çiftin= 35500 lekë * 2= 71,000 lekë/ muaji. Referuar llogaritje­ve të tabelës së kostove të jetesës në Tiranë një çift me dy fëmijë e ka të pamundur të jetojë kur të dy paguhen me pagë minimale. Referuar ‘ Numbeo’, kosto e jetesës në Tiranë për një individ është afërsisht 60,000 lekë pa përfshirë shpenzime qiraje pra dalim në përfundim se me page minimale nuk mund të jetojë një individ në Tiranë jo më një familje. Varësia nga importi dhe çmimi i qirave e ka bërë tepër të shtrenjtë jetesën në Shqipëri për këtë arsye vendi ynë po përballet me: rritje të nivelit të varfërisë, emigrim, rritje të kriminalit­etit, ulje të lindshmëri­së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania