Raporti i UNESCO- s për Butrintin, Gonxhja: Po hartojmë një plan tërësor veprimesh
“Ndihmëssekretari Todd Robinson u takua me kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi”, - shkruan ambasada
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shprehet se në lidhje me administrimin e Parkut të Butrintit është duke u punuar në mënyrë intensive për hartimin e një plani tërësor veprimesh. Në një reagim në lidhje me raportin e UNESCO- s për Butrintin, Gonxhja thekson se ministria që ai drejton ka shqyrtuar rekomandimet e raportit. “Mbivendosja e shumë vendimeve, hartave dhe ndryshimeve të kufijve të parkut ndër vite ka krijuar një situatë, të cilën Raporti i fundit i UNESCO/ ICOMOS e vlerëson si konfuze. Kjo nuk ndihmon në përcaktimin e qartë të detyrave dhe përgjegjësive të gjithë enteve të përfshira në mbrojtjen, konservimin dhe zhvillimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndaj MEKI ka nisur punën për vlerësimin e detajuar të kësaj situate”, - thuhet në reagimin e ministrit. Gonxhja tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe entet e tjera shtetërore, qendrore dhe vendore, do të ngremë Komitetin e Koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, me një bazë të gjerë ekspertize dhe përfaqësimi, të aftë për të koordinuar dhe monitoruar zbatimin e strategjive dhe politikave të konservimit dhe administrimit të pasurisë universale të Parkut Kombëtar. Sipas Gonxhes, ministria ndan të njëjtin qëndrim me konstatimet e raportit të fundit të UNESCO. a) Plani i Integruar i Menaxhimit ofron një bazë të shkëlqyer për të ardhmen e administrimit të Butrintit; b) vendimmarrja për zhvendosjen e një pjese të territorit urban të Ksamilit nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit është në linjë me propozimet e Planit të Integruar të Menaxhimit dhe synon kufizimin e zhvillimit të mëtejshëm urban të zonës; c) nuk ka sjellë asnjë cenim të Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të pasurisë botërore.