Pranga Evis Berberit, krahut të djathtëtëministresbelindaballuku
SPAK dhe oficerët arrestuan edhe 2 biznesmenët Valter Begaj e Ervis Lami, ortakët e kreut të ARRSH- së. GJKKO i lë në “arrest në burg”
Pak ditë më parë, emisioni “Vetting” bëri publike prova dhe fakte në lidhje me abuzimet dhe përfitimet e drejtorit të Rrugëve në vendin tonë, Evis Berberi.
Dokumente, afera, lidhje me kompani që ishin në pronësi të tij, kalime të disa tenderëve për njerëz të tij të afërt, ishin një pjesë e “kallëzimit” publik që “Vetting” bëri për rastin e implikimit të Berberit që prej para të paktën 7 vjetësh. Dy ditë më parë u bë me dije zyrtarisht se ndaj tij kishin nisur hetimet nga ana e SPAK, ndërkohë që dje u saktësua se janë ekzekutuar urdhrat e Gjykatës së Posaçme për të sjellë në pranga jo vetëm Berberin, por edhe dy biznesmenë. SPAK reagoi orë më vonë duke bërë publike faktet që janë mbledhur nga prokurorët dhe oficerët e BKHsë, ndërkohë që këta të fundit kanë ushtruar edhe kontrolle në banesat e tyre. U bë me dije se në shtëpinë e Berberit, drejtuesit të ARRSH- së u gjetën para ‘ cash’ dhe piktura të kushtueshme, ndërkohë që prej kohësh ai është konsideruar edhe si krahu i djathtë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Pas Berberit, në pranga ka rënë edhe Valter Begaj, i denoncuar publikisht rreth dy vite më parë, por që askush nuk reagoi të hetonte denoncimin e qytetarëve për këtë biznesmen. Begaj bashkë me biznesmenin tjetër të vënë në pranga dhe të lënë në ‘ arrest në burg’ janë ndaluar për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK njoftoi dje faktet dhe analizën e provave deri në këtë fazë të hetimeve.
PROKURORIA
Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje nga arrestimi i drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe dy biznesmenëve, Valter Begaj e Ervis Lami, të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, Evis Berberi, në cilësinë e ish- drejtorit të përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe më pas në cilësinë e kreut të ARRSH- së, ka kërkuar, pranuar dhe marrë nga shoqëria “Net- Group” ( që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur Evis Berberi ishte titullar i Autoritetit Kontraktor),
përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “Daam” të kontrolluar prej tij.
Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të tenderave nga ana e shoqërisë “Net- Group”, që zotërohej nga biznesmeni Valter Begaj dhe më pas vlerat monetare kanë kaluar nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë “Daam”, që ishte në zotërim indirekt të kreut të ARRSH- s,
Evis Berberi, i cili ishte edhe përfitues i parave. Shoqëria “Daam” është menaxhuar nga Brunilda Buli, Valter Begaj, Ervis Lami. Vlerat monetare të përfituara, Evis Berberi, sipas SPAK, i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “Daam”. Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur Evis Berberi ka qenë nën cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, Agjen
cia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tri procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 lekë pa TVSH, me operator fitues shoqërinë e Valter Begajt, “Net- Group”. Kurse gjatë kohës kur Evis Berberi ka qenë në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 lekë, pa TVSH, me fitues bashkimin e operatorëve
me pjesëmarrëse shoqërinë e Valter Begajt, “Net- Group”. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “Daam” sh. p. k., në zotërim indirekt të Evis Berberit ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e Valter Begajt “NetGroup” në vlerën 223,480,476 lekë me TVSH. Nga të dhënat e QKB- së, veç kompanisë “BVAAL ENG- 10”, Valter Begaj rezulton themelues dhe ende pronar i kompanisë tjetër “BVAAL ENGINEERING”. Këtë kompani ai e ka themeluar më 28 gusht të 2017- s, tre muaj para se të themelonte kompan
inë që më vonë bleu Evis Berberi. Ashtu si “B- VAAL ENG10”, që ndryshoi emrin në “DAAM”, edhe B- VAAL ENGINEERING” e ndryshon emrin duke u bërë “Net- Group”. Objekti i të dyja kompanive mbetet i njëjtë, ai i studimit, projektimit dhe supervizimit të veprave inxhinierike. Veç objektit, dy kompanitë rezultojnë me të njëjtën adresë identike. Kompania “Net- Group” e Valter Begajt, tre muaj pasi Evis Berberi u zgjodh drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, pra në
gusht të 2021, fiton një tender me vlerë rreth 175 mln lekë me TVSH për mbikëqyrjen e punimeve në Lotin 7 të Unazës së Madhe.
ANALIZA E PROVAVE SIPAS SPAK
Nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi E. B., fillimisht në cilësinë e ish- drejtorit të përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “N……. Group”, sh. p. k., ( që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi E. B. ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “D…….” sh. p. k., të kontrolluar prej tij. Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë “N…… Group”, sh. p. k., në zotërim të shtetasit nën hetim V. B., prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin E. B. dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit E. B. “D…..” sh. p. k, me përfitues shtetasin E. B.. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve V. B., E. L. dhe B. B., i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..” sh. p. k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana shtetasi E. B., dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, germa “d” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/ 2 të Kodit Penal. Ndërsa shtetasi V. B. në cilësinë e ortakut të shoqërisë “N….. Group”, sh. p. k, për shkak të fitimit të procedurave të prokurimit publik të zhvilluar nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, me titullar të autoritetit kontraktor shtetasin E. B., ka transferuar vlera monetare në drejtim të shoqërisë “D……” sh. p. k, në zotërim indirekt të shtetasit E. B., por që është menaxhuar nga shtetasit B. B., E. L. dhe V. B., me qëllim dhënien e përfitimit të parregullt shtetasit E. B.
Në lidhje me veprimet e kundraligjshme të tyre shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal. Investimi në veprimtarinë ekonomike të këtyre vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..” sh. p. k, janë bërë gjatë kohës që kanë qenë ortak të shoqërisë shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana, shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me shtetasin E. B., dyshohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, germa “d” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/ 2 të Kodit Penal”- bëri me dije Prokuroria e Posaçme.