Heidi dhe Romeo i japin fund përfundimisht lidhjes së tyre mes lotëve
Heidi dhe Romeo, edhe pse nuk janë më çift brenda shtëpisë së "BBVIP", prapë kanë "halle çiftesh", teksa dyshja shihet shpesh të bisedojë për marrëdhënien e tyre, madje edhe të preket apo emocionohet, siç ishte rasti i sotëm. Kështu, edhe pse këto ditë janë parë larg njëri- tjetrit, ata duket se nuk e harrojnë dot njëri- tjetrin ose të paktën nuk i largohen tjetrit dhe pikërisht sot kanë zhvilluar një bisedë për ndjenjat e tyre, por edhe për lojën dhe se si të tjerët po e përdorin historinë. Ndër të tjera, filllimisht ata kanë folur për banorët e tjerë dhe se si po e "përdorin" këtë krizë të tyren për t'i sulmuar, por jo vetëm kaq, ata kanë folur edhe "hapur" për dëmin që i bëjnë njëri- tjetrit dhe se sa e vuajnë këtë pjesë, teksa nuk kanë munguar edhe lotët. Sërish në lot, Romeo i ka kërkuar "llogari" Heidit dhe se si sillet me të në raport me banorët e tjerë, diskutim që e kanë bërë në fakt edhe më parë, ndërsa kjo bisedë e tyre, është mbyllur me ish- banoren e "GF" që ka thënë se mendon që aktori i humorit "mezi pret që ajo të dalë", ndërsa Romeo i ka thënë që po e "shkatërron", jo vetëm me këto që thotë, por edhe me lotët. Heidi dhe Romeo kanë vendosur ta vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në "Big Brother Vip". Mbrëmjen e së hënës, mes lotësh ata i kanë konfirmuar ndarjen njëri- tjetrit. Tensioni mes dy banorëve ka nisur ditët e fundit kur Romeo filloi të dyshonte në ndjenjat e Heidit për të, ndërsa kjo e fundit mendon se ai është ndikuar nga opinioni i banorëve të tjerë për të shkëputur marrëdhënien e tyre. Gjatë mbrëmjes, Heidi është parë e përlotur krahë Ilnisës, e cila më pas ka biseduar me të dy për situatën.