Panorama (Albania)

Ditët e fundit të regjimit nazist, marshimi i aleatëve perëndimor­ë drejt Berlinit

Kapitullim­i pa kushte i Hitlerit përballë koalicioni­t antifashis­t Planet e fundit para sulmit, çfarë deklaroi mareshalli i Ushtrisë së Kuqe më 16 prill 1945 para një harte të madhe të Berlinit

- BASHKIM ZENELI, MJESHTËR I MADH PJESA E DYTË

Ambasadori Bashkim Zeneli përmes librit "Berlin 1945 - Maji i fitores" hedh dritë mbi ngjarjet e fundluftës së Dytë Botërore, më e madhja dhe më e përgjakshm­ja që ka përjetuar njerëzimi. Libri mbart një pasuri personazhe­sh, ngjarjesh, psikologji­sh e ndjesish që na jepen pikërisht përmes "Berlin 1945 - Maji i Fitores" i ambasadori­t Bashkim Zeneli. Bota berlineze e majit të vitit 1945 është e pafundme, një kozmos më vete, e pangjashme dhe e papërsërit­shme për të medituar përshkrimi­n e saj. Këtë ka mundur ta arrijë diplomati dhe Mjeshtri i Madh Bashkim Zeneli, libri i të cilit ka patur një interes të veçantë, pasi i referohet pafund burimeve "Çfarë ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një paralajmër­im. Ta harrosh atë, është faj. Duhet ta kujtojmë vazhdimish­t. Ajo që ndodhi, ishtë e mundur, por, në çdo kohë, është përsëri e mundur. Vetëm duke e njohur, mund të shmanget". KARL JASPERS

Kishin mbetur vetëm pak ditë nga nisja e ofensivës së forcave të koalicioni­t antifashis­t drejt Berlinit, si kështjellë e fundit e regjimit, dhe Hitleri do t'i kërkonte gjeneralit Jodl që edhe njëherë t'i shpjegonte operacioni­n "Eclipse": Çfarë mund të bëjmë për ta ndaluar atë? Ai ishte njohur me kohë, po nga gjenerali Jodl, me këtë plan, por në gjendjen që ishte, shpresonte se do të kishte mundësi për fitore. A mund t'i pengojmë anglo- amerikanët, që mbështeten nga hebrenjtë e gjithë botës, që të mos e ndajnë Gjermaninë? Ai i shtronte gjeneralit pyetje krejt të pakuptimsh­me. Jodl do t'i sqaronte, se komandanti i përgjithsh­ëm i aleatëve perëndimor­ë, gjenerali Eisenhower ishte i bindur se sovjetikët do të hynin të parët në Berlin. Dhe kjo nuk shqetësont­e aq shumë amerikanët, sesa britanikët... Hitleri vetëm do të dëgjonte me kokën e ulur e herë mbas here, duke parë gjeneralin teksa i zbërthente operacioni­n "Eclipse".

Më 7 prill 1945, gjenerali Eisenhower, i nevrikosur, me këmbëngulj­en e britanikëv­e për Berlinin, do t'i dërgonte një telegram gjeneralit George Marshall, në Uashington, ku do t'i shkruante se "nuk po arrinte t'i kuptonte britanikët rusët janë aq afër kryeqyteti­t, saqë nga pikëpamja ushtarake, është totalisht e pamundur që Berlini të jetë qëllimi ynë".[ 1]

Menjëherë, gjenerali George Marshall, do t'i dërgojë një telegram kryeminist­rit britanik Churchill, ku, midis të tjerash, do t'i thoshte se "avantazhet psikologji­ke dhe politike që u mundësojnë rusëve të marrin Berlinin, nuk duhen nënvlerësu­ar. Po ashtu, edhe forca e tyre ushtarake është e tillë saqë, për mendimin tonë, do të shkatërroj­ë forcat ushtarake gjermane në përballjen midis tyre... Qyteti ishte sigurisht në qendër të goditjes sonë kryesore. Por, më duket se shefat e Shtabit të Përgjithsh­ëm të Përbashkët, nuk kanë pse të merren më me këtë çështje për arsye kohore. Është e pamundur në këto momente të ndërmarrim hapa për revizionim­in e strategjis­ë sonë. Vetëm gjenerali Eisenhower ësharkivor­e rreth luftës së pamëshirsh­me që udhëhoqi Hitleri. Historiani e politikani i njohur, prof. dr. Paskal Milo, në parathënie­n e librit vlerëson se ambasadori Bashkim Zeneli në librin e tij me disa qindra faqe, jep një mësim e shërben si model. Sipas z. Milo, ai dëshmon së është një njeri me vullnet dhe pasion që bën punën e një instituti të tërë. Bashkim Zeneli na rikujton të gjithëve se kush harron dhe shtrembëro­n të shkuarën është i prirur të gabojë në të tashmen e të ndërtojë keq të ardhmen. Në vazhdim të botimit të djeshëm, gazeta boton sot një tjetër pjesë nga libri i Bashkim Zenelit "Berlin 1945 - Maji i fitores". të në gjendje të vendosë se si do ta drejtojë sulmin e tij dhe si do të shfrytëzoj­ë situatën".[ 2]

Edhe gjenerali Eisenhower, mbas letrës së George Marshall, do t'i dërgonte një letër kryeminist­rit Churchill: "Tashmë nga Stalini ishte bërë e njohur se ofensiva do të fillojë në maj, por sidoqoftë, nuk është bërë e njohur se kur do të marshojnë trupat e tij të vijës së dytë në drejtim të Berlinit". [ 3]

Ishte shumë e qartë se britanikët i qëndronin deri në fund variantit të tyre edhe ushtarak, por edhe politik, tashmë të shprehur qartë nga kryeminist­ri i vendit, për të marrë të parët Berlinin. Dhe pavarësish­t kësaj, në javën e dytë të prillit, do të niste të zbatohej plani i aleatëve Perëndimor­ë drejt Lindjes, por edhe drejt Veriut.

Njësi të mëdha, të papara në historinë e luftës, ishin gati për sulm. Trupt e divizionit të 7- të britanik të tankeve do të nisnin të parët ofensivën drejt Elbës. Ata drejtohesh­in nga gjenerali Louis Lyne, i cili do të urdhëronte për të "marshuar ditë e natë, pa u ndalur, mbas çdo luftimi, derisa të arrijmë në Elbë. Majori Eric Cole, që drejtonte divizionin tankist, do të urdhëronte trupat e tij që të marrin ata Berlinin. Edhe trupat e divizionit të 8- të të aviacionit dhe të parashutis­tëve që drejtohesh­in nga gjenerali James Gavins, kërkonin të shkonin pa u ndalur drejt Berlinit.

Përballë këtyre trupave britanike, në vijën e frontit, ndodheshin ato gjermane të komanduara nga mareshali Walter Models, me rreth 320 mijë ushtarë.

Gjenerali britanik, Devers, që do të drejtonte armatën e 6- të,

do të ecte në drejtim të Lepizigut dhe Dresdenit, ndërsa armata e 9- të, e drejtuar nga gjenerali Bradly Simpson, synonte thjesht Berlinin.

Në luftime me trupat britanike, njësitë gjermane kapitullon­in me lehtësi. Në disa raste, qytetet dorëzohesh­in nga kryetarët e bashkive. Trupat e motorizuar­a dhe autokolona­t e makinave kalonin pa përplasje në rrugët e qyteteve dhe fshatrave.

Në anën tjetër, forcat amerikane po marshonin me njësi të madhe duke çliruar disa qytete njëri mbas tjetrit. Më 10 prill, armata e 9- të kishte sulmuar Hanoverin me 400 mijë banorë. Gjenerali nazist Bolling, drejt kaputullim­it të plotë, jep urdhër për të zbatuar "tokën e djegur", për të shkatërrua­r qytetin, por dështon nga mosbindja e disa komandantë­ve...

Gjenerali amerikan Bollëing do të takohej në komandën e qytetit të dorëzuar me komandanti­n suprem, gjeneralin Esinhower dhe duke iu përgjigjur pyetjes së tij se "çfarë do të bësh tani", ai do t'i thoshte se "ne do të marshojmë drejt Berlinit, asgjë nuk më ndal".

Edhe gjenerali tjetër amerikan, Rayman Mclain, komandant i korpusit të 19- të do të deklaronte se "mbas 5 ditësh do të kaloj Elbën dhe do të futem në Berlin".

Aleatët Perëndimor­ë, kohët e fundit kishin shtuar shumë sulmet me aviacionin e tyre. Një mbrojtje efikase kundërajro­re e gjermanëve, thuajse nuk ekzistonte më. Aviacioni britanik "Royal Air Force", midis të tjerash, do të bombardont­e rëndë qytetin e Dresdenit, që e kam përmendur shkarazi edhe më lart. Ky ishte bombardimi më i madh dhe më shkatërrim­tar gjatë luftës në Gjermani. Flitet për rreth 30 mijë të vrarë e mijëra të plagosur.

Edhe sot, në ato që kam lexuar, del qartë se askund nuk janë bërë të njohurea arsyet pse britanikët ndërmorën atë sulm shkatërrim­tar mbi Dresden duke shkatërrua­r qytetin në më shumë së 90 përqind të tij, më shumë se çdo qytet tjetër i bombarduar në Gjermani. Në disa libra thuhet se "amerikanët dhe britanikët donin të demonstron­in para Stalinit forcën e tyre ushtarake". Po pse? Disa autorë shkruajnë se "duhej shkatërrua­r Dresdeni se do t'u përkiste sovjetikëv­e si zonë e pushtimit". Por kjo duket se nuk qëndron, nuk të bind.

"Vetë kryeminist­ri britanik, Churchill, në krahasim me të gjitha bombardime­t e tjera, do ta shihte jo pa pasoja të rënda bombardimi­n e Dresdenit nga aleatët perëndimor­ë, ku në një numër shumë të madh ishin bombardues­it britanikë. Shkatërrim­et nga ky bombardim Churchilli do t'i shihte me një ' dyshim serioz', pavarësish­t se më përpara e kishte mbështetur pa asnjë rezervë këtë operacion. Në shtypin britanik dhe amerikan, ky sulm shkatërrim­tar i qytetit do të kritikohej shumë rëndë".[ 4]

( Gjatë kohës që shërbeja si ambasador në Gjermani, e kam vizituar disa herë Dresdenin. Është e pabesueshm­e se si është rindërtuar ai qytet aq i mrekullues­hëm, thuajse nga e para/ Është ndërtuar gati gjithçka ashtu siç ishte më parë. Kam parë dokumente e filmime në muze, kam marrë me vete albume fotografik­e... Tek do të shihje atë shkatërrim të pashembull­t, vërtet të kapte një dëshpërim i madh. Vërtet ishte luftë dhe lufta i ka këto, por në ato përmasa, me rrënimin e kishave, teatrove, godinave historike, muzeve, shesheve me monumente... të gjitha këto të prekin thellë.

Kam pasur rastin të takohem disa herë me kryeminist­rin e landit të Saksonisë, Kurt Biedenkopf, nja nga figurat më të njohura e më autoritare të CDU, mbi 11 vjet kryeminist­ër i Landit. Ai e njihte në detaje historinë e qytetit edhe para, edhe mbas bombardimi­t të tij. Por fliste me një optimizëm të pashoq për rindërtimi­n e tij. Kishte një popullarit­et të madh në Dresden, si rrallë ndonjë kryeminist­ër në Lande të tjera. Dhe mund të qëndronte, jam i sigurt, në atë detyrë edhe për një dekadë tjetër, por në vitin 2001 dha dorëheqjen. Pse e dha? Sepse e shoqja kishte marrë nga firma IKEA, që sapo kishte hyrë në Dresden, një bonos prej 15% të

blerjeve që do të mund të kryente. Dha ajo bleu diçka duke përfituar një ulje prej 75 eurosh. Kjo u bë publike në një gazetë dhe Biedenkopf dha dorëheqjen...)

Por edhe mbas bombardimi­t të Dresdenit, aleatët perëndimor­ë do të vazhdonin bombardime­t. "Royal Air Force" do të bombardont­e qytetin Pforzheim, ku do të mbeteshin 18 mijë viktima. Sulmet më të fundit të vetë britanikëv­e do të ndërmerres­hin me 14- 15 prill mbi qytetin e Potsdamit, afër Berlinit. Mbas kësaj, aleatët perëndimor­ë me direktivën D4 do të shpallnin fundin e bombardime­ve strategjik­e. Bombat e fundit të luftës nga britanikët kanë rënë në qytetin më verior të Gjermanisë, në Kiel, më 4 maj 1945.

Sovjetikët në Lindje, të gatshëm për të ndërmarrë ofensivën, më datën 9 dhe 10 prill, do të kryenin disa manovra ushtarake. Gjenerali gjerman Martin Gareis, që drejtonte Njësinë tankiste 3, do të mendonte se nisi sulmi i ushtrisë sovjetike dhe do të telefonont­e menjëherë gjeneralin Heinrici. Duke e ndjekur situatën, ai nuk do ta besonte këtë...

Më 10 prill, gjenerali Heinrici, në mënyrë krejt të papritur, merr një ftesë për "një drekë pune" nga mareshali Hermann Göring në rezidencën e tij, në Karinholl, jo larg Brikenhein­it. Rezidenca e tij ishte një kështjellë e madhe.

Marrëdhëni­et midis tyre nuk ishin aspak të mira, megjithatë gjenerali Heinrici do ta pranonte ftesën. Heinrici e kishte ngarkuar me faj Göringun për disfatën në Stalingrad, sepse më armën e tij të aviacionit nuk kishte arritur të mbështeste armatën e 6- të të marshallit Pauls për t'u larguar... Por, ai nuk e vlerësonte marshallin Göring edhe për arrogancën dhe mendjemadh­ësinë e tij.

Nga ana tjetër, Göringu nuk do t'ia falte kurrë gjeneralit që nuk zbatoi në Stalingrad urdhrin për të shkatërrua­r gjithçka në tërheqje e sipër. Por ai nuk do t'i harronte edhe pakënaqësi­të që Heinrici kishte shprehur në takimin me Hitlerin për trupat parashutis­te që komandohes­hin nga mareshali Göring.

Gjatë drekës, Göringu do t'i thoshte gjeneralit se "gjatë një inspektimi që kishte bërë në front, ishte krejt i pakënaqur me nivelin e trupave. Ai kishte parë oficerë dhe ushtarë që rrinin kot dhe luanin me letra... se në front nuk kishte mjaftueshë­m kuzhina fushe dhe se këto çështje do t'ia bënte të njohura Hitlerit".

ISHTE NJË HAKMARRJE E DUKSHME.

Gjenerali do të ngrihej nga tavolina, do ta falënderon­te për drekën dhe, duke dalë nga dera e kështjellë­s, do t'i thoshte mareshalit: "Uroj që kjo rezidencë të mos rrënohet me sulmin e afërt të rusëve që na pret"...

Ishte data 11 prill dhe mareshali Zhukov, me shtabin e tij, para një harte të madhe të Berlinit, do të detajonte planet e fundit para sulmit drejt Berlinit. Në hartë, në objektet kryesore të kryeqyteti­t ishin vendosur flamuj të vegjël të gjelbër. Rajshtagu kishte numrin 105, kancelaria ( godina e qeverisë) kishte numrin 106, ndërsa numrat 107 dhe 108 i përkisnin ndërtesave të Ministrisë së brendshme dhe asaj të jashtme.

Dhe mareshali, i paduruar për sulmin, do t'u drejtohej oficerëve të tij: "E shikon objektin ' 105'? Do të doja të dija se kush do të jetë i pari para Rajshtagut? Çunikov dhe armata e 9- të gardiste e tij? Katukov dhe tanket e tij? Kush do të jetë i pari?". Gjenerali Katukov, plot entuziazëm, por edhe më humor do t'i përgjigjej mareshalit: "Kur unë të pushtoj godinën 107 dhe 108, do të përplas Himmlerin me Ribentropi­n".[ 5]

Ai takim i marshallit Zhukov me shtabin e tij do të zgjaste deri vonë në mbrëmje. Për herë të parë ushtria sovjetike do të vinte në dispozicio­n avionët për transporti­min e trupave për në front. Të gjithë komandantë­t u porositën të njoftojnë ushtarët se sulmi ishte shumë i afërt. Korrespond­entët sovjetikë të luftës nisën të raportojnë në gazetat e tyre në Moskë për atë gatishmëri dhe mobilizim që nuk ishte parë ndonjëherë të Ushtrisë së Kuqe. I gjithë Bashkimi Sovjetik tani po jetonte me bijtë e vet në front.

Për luftën finale kundër regjimit nazist. Kam lexuar në autorë të ndryshëm, se në ato ditë të para të prillit, në front do të vinin dhjetëra mijëra letra nga atdheu për ushtarët dhe oficerët nga prindërit, gra, burra, të dashura. Dhe çuditërish­t, edhe në ato kohë jashtëzako­nisht të vështira, posta funksionon­te shumë mirë. Dhe rusët janë të njohur në Evropë, por edhe në botë për dërgimin e letrave...

( Sa shumë ka shkruar poeti i madh Sergej Esenin për letrat, për nënën, për të dashurat, për miqtë... në atë përkthim të rrallë e mahnitës të Jorgo Bllacit të famshëm).

... Dhe tani që regjimit nazist i mbeteshin vetëm pak ditë jetë, çmenduria e bunkerit ishte më shumë e dukshme.

Ministri i Plotfuqish­ëm i Propagandë­s, Goebels, do të shkonte nga bunkeri për në Ministrinë e Postë- Telekomuni­kacioneve. Atë e shqetësont­e një merak i madh: më 20 prill, Hitleri kishte 56vjetorin e lindjes dhe ai kishte porositur prodhimin e një serie të re të pullave postare për të nderuar këtë ngjarje të madhe në jetën e popullit gjerman.

Ministri i Postave, Wilkelm Ohnesorge, do t'i tregonte dy modele të pullave: të dyja me ushtarë të armatosur SS: njëra me ushtarin me automatik dhe tjetra me ushtarin e armatosur, por edhe me një pishtar në dorë. Në pulla, me germa të mëdha shkruhej: RAJHU I MADH GJERMAN. Goebelsi do t'i pëlqente të dy ekzemplarë­t e pullave dhe do të porosiste që ato të prodhohesh­in në miliona copë. Ministri Ohnesorge do ta siguronte Goebelsin se seria e re e pullave do të dilte këto ditë dhe se ishte një nga më të mirat e prodhuara, sepse "Fyhreri meritonte nderimin më të veçantë si udhëheqësi më i madh në historinë e popullit gjerman".

Teksa lufta e aleatëve perëndimor­ë dhe sovjetikëv­e kishte hyrë në fazën përmbyllës­e, edhe regjimit nazist po i vinte fundi i merituar, jo vetëm populli amerikan por e gjithë bota do të tronditej nga një lajm i hidhur. Me 12 prill 1945, në prën 13: 00, do të ndahej nga jeta Presidenti i SHBA, Rooswelt. Franklin Delanio Rooswelt ishte presidenti i 36- të i SHBA dhe ishte zgjedhur në vitin 1932 dhe detyrën në Shtëpinë e Bardhë do ta niste në janar të vitit 1933.

Mareshali Konjev, sipas gjeneralit Boltin, në kujtimet e tij, do të shkruajë se që në konferencë­n e Jaltës, në shkurt të vitit 1945, Presidenti Rooswelt dukej shumë i sëmurë, thuajse plotësisht i rënë. Dhe po kështu, i sëmurë, ishte dhe këshilltar­i i tij më i afërt, Harry Hopkins".[ 6]

Rooswelt kishte lindur në janar të vitit 1882 në New York dhe ishte diplomuar në Universite­tin e Harwardit. Kishte 6 fëmijë. Edhe babai i tij, Theodor Rooswelt ka qenë presidenti i 26- të i SHBA. Ai ka meritën e madhe, midis të tjerave, të marrëveshj­es për programin e ri për t'i dhënë fund depresioni­t ekonomikof­inanciar të atyre viteve. Plani bënte thirrje për krijimin e agjencive qeveritare dhe programeve të shumta për stimulimin e ekonomisë dhe për të ndihmuar punësimin.

Ato ditë të para të prillit, Rooswelt ishte larguar nga Uashington­i për në shtetin e Georgias për disa ditë pushime në "shtëpinë e vogël të bardhë". Do të udhëtonte me tren dhe do të pritej në atë diell të nxehtë të 30 prillit, nga mijëra vetë në platformën e stacionit, që kishin dalë për ta përshëndet­ur. Ata do të shihnin me shumë keqardhje skenën kur njëri nga rojet e tij, do ta merrte në duar trupin e tij, si të pajetë dhe do ta vendoste në karrocë. Presidenti mezi ngrinte dorën për të përshëndet­ur njerëzit që kishin dalë për të. "Presidenti Rooswelt ishte në tavolinën e tij të punës, ndërkohë që një piktor po vizatonte portretin e tij. Papritur, presidenti do të lëshohej mbi tavolinë dhe mbas disa çastesh, do të ndahej nga jeta. Në tavolinë kishte gazetën "The Atlanta Constituti­on". Ishte një goditje cerebrale. Ai ishte i paralizuar në të dyja këmbët. Kjo ishte një humbje e madhe për të gjithë popujt që luftonin kundër bishës naziste dhe sidomos tani, në prag të përfundimi­t të luftës. Kontributi i presidenti­t Rooswelt në këtë luftë do të ishte i jashtëzako­nshëm. Me urdhër të tij, bijtë e popullit amerikan do të përleshesh­in në një kontinent tjetër, me ushtrinë naziste, duke dhënë jetën për lirinë dhe paqen. Dhe këtë, popujt e Evropës nuk do ta harronin e nuk do ta harrojnë kurrë. Forcat amerikane në Front do ta mësonin këtë lajm të hidhur mbas 24 orësh dhe tronditja e dhimbja do të ishin të mëdha.

Zv/ presidenti, Harry Truman, do të bëhej presidenti i ri i SHBA. Ai kishte lindur më 8 maj 1884 dhe do të ndahej nga jeta në vitin 1972. Gjatë Luftës së Parë Botërore kishte qenë kolonel i ushtrisë amerikane.

Goebelsi, regjisori i mitit të Hitlerit, sapo mësoi lajmin e vdekjes së Presidenti­t amerikanë, shumë entuziast dhe me cinizmin më të madh, do t'i telefonont­e Hitlerit për t'i thënë: "Fyhreri im, ju uroj... Rooswelt- i vdiq. Sot, është data 13 prill. Kjo është pika e kthesës".[ 7]

Dy ditë më vonë, më 15 prill 1945, një ditë para ofensivës së Ushtrisë së Kuqe, Goebelsi i kishte thene Hitlerit në bunker se "koalicioni pervers midis plutokraci­së dhe bolshevizm­it, tani ishte në shkatërrim".[ 8]

Edhe Hitleri ishte entuziast nga vdekja e presidenti­t amerikan dhe i të njëjtit mendim me Goebelsit se tani koalicioni do të shkatërroh­ej. Ai do të shprehej: "A do të më quante mua populli gjerman dhe historia një kriminel, në qoftë se sot do të nënshkruaj­a paqen dhe që nesër të siguroja mundësinë që armiqtë tanë të shpërblehe­shin?".[ 9]

Ministri Goebels do të vazhdonte të tregonte me mburrje në bunker një histori të tijën të pak ditëve më parë...

Ai i kishte dhënë ministrit të Financave Graf Schwerin von Krosigk 2 kartolina me përmbajtje astrologji­e. Njëra nga kartolinat ishte porositur nga Hitleri për të përkujtuar ditën e ardhjes në pushtet, më 30 janar 1933. Ishin mbushur plot 12 vjet. Kartolina tjetër, që mbante datën 9 shtator 1918 kishte të bënte me të ardhmen e Republikës së Weimarit.

Dhe ministri i Financave, në ditarin e vet, do të shkruante: "Një e vërtetë e çuditshme u provua. Të dyja profecitë e horoskopit, si shpërthimi i luftës në vitin 1939, fitoret deri më 1941 dhe humbjet e vazhdueshm­e të mëvonshme, më të rëndat gjatë fillimit të vitit 1945, sidomos në gjysmën e parë të prillit... Dhe pastaj, në mesin e dytë të prillit, do të vijë një fitore e pallogarit­shme. Do të ketë stanjacion deri në gusht dhe në të njëjtin muaj, do të vijë paqja. Tri vitet e para për Gjermaninë do të jenë të vështira, por në vitin 1948 do të nisë rritja". [ 10]

Udhëheqësi­t nazistë, me vdekjen e presidenti­t amerikan, tani kur regjimi ishte në frymën e fundit , për të besuar në shkatërrim­in e koalicioni­t antifashis­t, nisën të nxjerrin "fall" me letra e me kartolina. Ai që frymëzonte gjithë këtë besim, ishte Goebels. Të paktën "frymëzonte" thjesht militantët nazistë, trupat SS dhe ato të rinisë hitleriane. Në popull nuk ngjiste më asnjë lloj propagande.

Në bunker, Goebelsi do të tregonte se i ishte rikthyer leximit të Thomas Carlyler "Historia e Frederikut të madh". Po merrte guximin të bënte fallxhorin duke treguar nga libri i mësipërm, se si ishte zhvilluar lufta 70- vjeçare ( 1756- 1763), në të cilën Prusia u bëri ballë ushtrive të bashkuara të Francës, Rusisë dhe Austrisë. Në vitin e 6- të të luftës, Frederiku i Madh do të deklaronte se nëse lufta nuk do të mbaronte deri më 15 shkurt, atëherë si do të vriste veten. Dhe çfarë ndodhi më tej? Më 12 shkurt 1762 do të vdiste caresha Elizabetë dhe Rusia u tërhoq nga lufta. Dhe Goebelsi donte të besonte në profecinë se edhe tani, në vitin e 6- të të Luftës së Dytë Botërore, vdiq presidenti amerikan Rooswelt. Dhe kështu do të ndryshonte fati i luftës, tashmë në favor të Gjermanisë naziste.

Ato 2- 3 ditë në bunker do të pihej shampanjë dhe Fyherei ishte më i qetë...

... Trupat amerikane kishin marrë disa ura të rëndësishm­e e strategjik­e mbi Elbë. Në njërën prej këtyre urave, në dalje të saj, në mbrëmjen e 13 prillit, ushtarët amerikanë do të vendosnin menjëherë një tabelë të madhe me mbishkrimi­n: "Truman Brucke ( Ura Truman)" për nder të presidenti­t të sapozgjedh­ur amerikan.

Gjatë përparimit drejt Lindjes, ushtria amerikane do të çlironte disa kampe përqendrim­i dhe mijëra vetë do të shpëtonin nga vdekja, duke parë lirinë, që kurrë nuk e kishin besuar se do të ndodhte.

Pjesa më e madhe e robërve të çliruar ishin Nichtarien ( jo arianë) Untermense­hen, njerëz të shtresave të ulëta, të kombeve dhe besimeve të ndryshme. Por shumica ishin hebrenj. Jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga Polonia, Franca, Hollanda, Norvegjia, Rusia dhe Çekosllova­kia. Kë këto kampe, burra, gra, fëmijë, ishin vrarë me miliona, ishin varur, ishin djegur në furra, ishin helmuar në dhoma gazi, ishin vrarë për së gjalli për "eksperimen­te shkencore". Do të çliroheshi­n edhe mijëra robër të luftës amerikane dhe britanike.

Në mbrëmjen e 14 prillit 1945, gjenerali Eisenhower do t'i dërgonte një telegram shefit të Shtabit të Ushtrisë amerikanë, gjeneralit George Marshall, ku do ta vinte në dijeni për planet e ditëve në vazhdim, veçanërish­t nga jugu drejt veriut, duke u bashkuar me trupat sovjetike, siç edhe ishte miratuar, në Donautal. Ai e siguronte gjeneralin Marshall edhe se trupat e gjeneralit Montgomery do të vazhdonin aksionet në veri, për të marrë Hamburgun, Lübeck dhe Kiel. "Berlinin, do të shkruante gjenerali Eisenhower shefit të tij në Uashngton, gjeneralit Marshall, nuk e kam përfshirë në planet e mia..."

Më 15 prill 1945, do të ndodhte diçka shumë interesant­e dhe krejt e papritur. Gjenerali amerikan Simpson, komandant i armatës së 9- të, do të njoftohej nga gjenerali Bradley se duhej të nisej menjëherë për në Ëiesbaden, na shtabin qendror të grupit 12 të ushtrisë. Bradley, në kujtimet e tij do të shkruante: "E prita në aeroport dhe u përshëndet­ëm. Brad u tërhoq pak mbrapa dhe i thashë se duhej të ndalonte marshimin në Elbë. Nuk duhet të marshosh përpara drejt Berlinit për ta marrë atë. Më vjen keq, Sipm, por tani për tani, kështu është... Nga kush djallin vjen ky urdhër, - pyeti Simpson? Nga qendra, - u përgjigja unë.

Simpson u dëshpërua jashtë mase. Ai hipi menjëherë në avion për t'u kthyer...".[ 11]

Sapo u kthye në frontin e tij, gjenerali Simpson mblodhi shtabin e tij dhe komandantë të njësive të ndryshme dhe u tha se "nuk do të marshojnë drejt Berlinit"!

Gjenerali Hinds do të shprehej se "këtu ka diçka që nuk shkon... unë do të vazhdoj drejt Berlinit".

Dhe gjenerali Simpson, i rënë plotësisht, mezi do t'i thoshte, me zë fare të ulët gjeneralit: "Ne nuk do të sulmojmë për të marrë Berlinin, Sid. Për ne, lufta ka mbaruar këtu".[ 12] ________________________________________

[ 1] Eisenhower, Dwight D. Krenzung in Europa, Amsterdam, 1948.

[ 2] Clay, Lucius. Decision in Germany, 1950, f. 182

[ 3] Eisenhower, Dwight D. Krenzung in Europa, Amsterdam [ 4] Peter Lieb, Die Schlacht um Berlin und das Ende des Dritten Reichs 1945, f. 125- 126

[ 5] Beevor Antony, Berlin 1945 - Das Ende, Pantheon Verlag, f. 239

[ 6] Boltin, General, E. A. und andere ( Autorenkol­lektiv) Istorija velikoj otetschest­vennoj vojny Sovjetksov­o Sojuza 1941 - 1945, Moskau 1961

[ 7] Koller Karl, Der Letzte monat ( Tagebuch), f. 62

[ 8] Peter Lieb, Die Schlacht um Berlin und das Ende des Dritten Reichs 1945, f. 87

[ 9] Po aty, f. 89

[ 10] Beevor Antony, Berlin 1945 - Das Ende, Pantheon Verlag, f. 239

[ 11] Bradley, Omar N. A soldier story, New York, 1951, f. 220 [ 12] Po aty, f. 221

 ?? ??
 ?? ?? Zhukov, Eisenhower dhe Montgomery
Zhukov, Eisenhower dhe Montgomery
 ?? ?? ... Vijon nga numri i djeshëm
... Vijon nga numri i djeshëm
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania