Avokatët e Hashim Thaçit tërhiqen nga mbrojtja për shkak të mospagesës
Reagon Ministria e Drejtësisë: Kemi paguar ata, me të cilët kemi marrëveshje në përputhje me legjislacionin në fuqi
Avokatët e ish- Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë paralajmëruar tërheqjen nga mbrojtja e tij.
Mediat në Kosovë raportojnë se Gregory Kehoe, Joe Reeder, "Greenberg Legal Associates" dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale. Si shkak në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre. "Z. Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z. Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi", thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara. Në njoftim është përfshirë kërkesa zyrtare e mbrojtjes së Thaçit, ndërsa thuhet se sipas rregullores, kur të caktohet grupi tjetër i mbrojtjes, avokatët paraprak duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë "në një periudhë prej jo më shumë se 45 ditë".
"Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë", thuhet në njoftim. Ndër të tjera, Ministria e Drejtësisë thekson se për avokatët e tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave.
REAGIMI
Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka reaguar pas tërheqjes së avokatëve nga mbrojta e ish- presidentit Hashim Thaçi, duke sqaruar se si janë kryer pagesat për avokatët në fjalë. Në një reagim zyrtar, ministria bën me dije se ka kryer në kohë dhe çdo vit pagesat ndaj mbrojtësit të Thaçit, por vetëm të avokatit më të cilin ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi. "Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë", thuhet në njoftim. Ndër të tjera, Ministria e Drejtësisë thekson se për avokatët e tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave. Kujtojmë se nga mbrojtja sipas mediave kosovare, është tërhequr Gregory Kehoe, Joe Reeder, "Greenberg Legal Associates" dhe anëtarët e kësaj kompanie. "Z. Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z. Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi", thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara. "Ministria e Drejtësisë përmes këtij njoftimi, dëshiron të mirinformojë publikun e gjerë dhe të sqarojë lajmet lidhur me pagesat e avokatëve të personave të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në përputhje me Udhëzimin Administrativ numër 08/ 2022 për Mbrojtjen Juridike të Personave të Akuzuar Potencial për Krimet e Pretenduara në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Ministria e Drejtësisë ka lidhur marrëveshje për përfaqësim me avokatët përkatës të personave të akuzuar, në këtë rast, me mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, për të cilin rast, raportohet tërheqja e mbrojtjes për shkak të mos realizmit të pagesave. Në përputhje me Udhëzimin dhe Marrëveshjen e tillë ( legjislacionin në fuqi), Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha obligimet lidhur me pagesën apo kompensimin e mbrojtjes së z. Hashim Thaçi. Për më shumë, vetëm për vitin 2023, Ministria e Drejtësisë ka realizuar pagesa për mbrojtësit e z. Hashim Thaçi në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Pagesa për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023. Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 - është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro. Për sqarim tutje, Ministria e Drejtësisë realizon pagesa vetëm me avokatet më të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave. Pra, Ministria e Drejtësisë, në përputhje me Udhëzimin e tillë dhe legjislacionin në fuqi, ka realizuar me kohë të gjitha pagesat dhe obligimet për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi", thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës.